E hënë, 23/12/2024, 04:03
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Si ta bind që të mos bëjë vetëvrasje?

Pyetja:

Eselamu alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu!
Një njeri që e njoh, nëse e nervozon dikush, menjëherë do të bëjë vetëvrasje. Si ta bind që të mos bëjë vetëvrasje? Ju lutem më jepni një këshillë që ta bind!
Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari, duhet të dish se Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje pa zbritur me të edhe ilaçin (shërimin). Prej ilaçeve që njeriu duhet të përdorë kundër nervozizmit të tij është të ecë rrugës së Zotit. Pikërisht për këtë ka edhe hadithe të shumta, se njeriu nëse ruhet nga nervozizmi, pra nëse e ndalon nervozizmin, është lehtë të ndalë pastaj edhe ato më fatalen, si vetëvrasja etj..
- E para, të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga shejtani dhe cytjet e tij. Thotë Allahu i Lartësuar: “E nëse të godet shejtani me ndonjë vesves, ti kërko strehim tek Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.” (El-A’raf, 200).
- E dyta, të ndërrojë gjendjen dhe vendin e tij. Thotë Pejgamberi alejhi selam: “Nëse ndonjëri prej jush hidhërohet dhe nervozohet dhe është i ngritur, le të ulet. E nëse nuk i kalon, atëherë le të shtrihet.” Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi.
- E treta, të shtojë përmendjen e Allahut sa më shumë. Thotë Allahu i Madhëruar: “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen.” (Er-Ra’d, 28)
- E katërta, duhet të kujtojë hadithin e Pejgamberit alejhi selam, ku tregon Ebu Hurejrete, Allahu qoftë i kënaqur me të, se erdhi një njeri dhe i tha: “Këshillomë, o Resulallah!” Ai tha: “Mos u hidhëro, mos u bëj nervoz!” E përsëriti këtë disa herë.” Transmeton Buhariu.

Vetëvrasja në Islam është një mëkat shumë i madh, është një vepër që kryhet vetëm nga i ligu, nga ai që s’ka aspak bindje te Zoti dhe Krijuesi i tij, nga ai që i nëpërkëmb dispozitat e sheriatit.

Mundohu ta bindësh se vetëvrasësi është gjithmonë në xhehenem (në zjarr), ia ka nxituar vetes vdekjen. Mundohu ta bindësh se Allahu i Madhëruar e urren dhe e ka ndaluar këtë vepër.
Kjo ndalesë nuk ka të bëjë vetëm me vrasjen e të tjerëve. Allahu i Lartësuar ua ka ndaluar njerëzve që të vrasin edhe vetveten sepse trupi dhe shpirti i njeriut nuk janë pronë e njeriut, por pronë e Allahut, prandaj Allahu nuk ia lejon njeriut që të bëjë si të dëshirojë në pronën e Tij.
Mundohu ta bindësh me fjalën e Allahut: “… dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, Allahu është i mëshirshëm për ju.” (En-Nisa, 29)
Mundohu ta bindësh me hadithin e Pejgamberit alejhi selam, i cili thotë: “Kush hidhet nga kodra e vret veten, ai është në zjarr të xhehenemit. Atje do të mbetet përgjithmonë dhe pa fund. Kush pi helm e vret vetveten, ai duke e mbajtur helmin në dorë do ta pijë në zjarr të xhehenemit, ku do të mbetet përgjithmonë dhe pa fund. Kush e vret veten me hekur, duke e mbajtur hekurin në dorë do të përjetojë dhembje me të në zjarr të xhehenemit, ku do të qëndrojë përgjithmonë dhe pa fund.”
 

Eroll Rexhepi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (25/08/2009)
Klikime: 856 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024