E shtunë, 18/05/2024, 10:07
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Dëshiroj të agjëroj, mirëpo nuk do të më lënë prindërit

Pyetja:

Selam alejkum! Unë i fal pesë kohët e namazit dhe dëshiroj të agjëroj, mirëpo nuk do të më lënë prindërit. Si të veproj?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk e
dimë moshën tuaj që të japim ndonjë vlerësim të prerë, por mund të supozojmë se jeni i ri, prandaj ndoshta është i arsyeshëm kundërshtimi i prindërve. Sido që të jetë, nëse ju keni arritur moshën e pjekurisë (pubertetit), atëherë obligoheni me agjërim. Nëse nuk keni arritur moshën e pjekurisë, atëherë më mirë është të respektoni mendimin e prindërve dhe edhe nëse agjëroni, le të jetë për disa ditë të muajit.

Nëse keni hyrë në moshën e pjekurisë, por megjithatë prindërit kundërshtojnë të agjëroni, atëherë ju duhet të tentoni t`i bindni, duke biseduar me ta apo edhe të kërkoni përkrahje nga dikush i afërm i familjes për të cilin prindërit tuaj kanë respekt, i cili agjëron dhe e njeh obligueshmërinë e këtij adhurimi. Të kërkoni nga ai që të flasë me prindërit tuaj, që ai të ndihmoj për ndryshimin e mendjes së familjes suaj. Lusim Allahun e Lartësuar t’ju forcojë në këtë rrugë, t’ju japë sukses dhe t’ju udhëzojë ju dhe familjen tuaj në çdo punë të mirë. Amin!
 

Alaudin Abazi
12.9.2008

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (25/08/2009)
Klikime: 511 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024