E shtunë, 18/05/2024, 10:52
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A bën të lahen dhëmbët gjatë agjërimit?

Pyetja:

Selam alejkum! Nëse ka mundësi një pyetje. A bën të lahen dhëmbët gjatë agjërimit? Po ose jo dhe pse.


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vërtetohet nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem se i porosiste shokët e tij që gjatë abdestit ta pastrojnë gojën dhe hundën mirë, por ai gjithashtu ka tërhequr vërejtjen se gjatë agjërimit të mos e shpëlajnë hundën dhe gojën shumë nga frika se mos depërton ndonjë pikë uji në brendësi. Ndërsa sahabi Amër Ibën Rabia përcjell se e kishte parë të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, disa herë agjërueshëm duke i pastruar dhëmbët me misvak.

Duke u mbështetur në këto dy transmetime të përmendura më lart, mund të thuhet se pastrimi i dhëmbëve me brushë e pastë dhëmbësh është i lejuar gjatë agjërimit, por duhet të kemi kujdes që të mos lejojmë të shkojë ndonjë gjë në brendësi të organizmit gjatë larjes së tyre. Këtë mendim e përmbajnë dijetarët bashkëkohorë në përgjithësi, përveç disave, të cilët theksojnë se është më mirë dhe më sigurt t`i largohemi kësaj deri pas iftarit. Allahu e di më së miri!

 

Alaudin Abazi
12.9.2008

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (25/08/2009)
Klikime: 1156 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 kastriot  
0
sa lexova me lart po thot seee.........
mund të thuhet se pastrimi i dhëmbëve me brushë e pastë dhëmbësh është i lejuar gjatë agjërimit, por duhet të kemi kujdes që të mos lejojmë të shkojë ndonjë gjë në brendësi të organizmit gjatë larjes së tyre................. mirpoo un kam lexuar se vetem era e kollodontit ta prish agjerimin si mund te ndodh kjooo.....

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024