E shtunë, 18/05/2024, 12:08
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A duhet të kompensoj vetëm këto dy ditë që kam prishur ose nuk kam agjëruar?

Pyetja:

Selam alejkum!
Po ju shkruaj nga email sepse tek rubrika e pyetjeve tek uebi juaj nuk mundesha të dërgoja pyetje.
Jam duke agjëruar muajin e madhërueshëm të Ramazanit dhe m’u desh të udhëtoja në një distance prej 360 km vajtje-ardhje me automjet dhe automjetin e kam drejtuar unë. Në udhëtim e pashë që nuk mund të agjëroja dhe prisha dy ditë nga agjërimi. Pyetja ime është kjo: A duhet të kompensoj vetëm këto dy ditë që kam prishur ose nuk kam agjëruar pas Ramazanit apo
duhet të paguaj dëmshpërblim duke agjëruar dy muaj?
Faleminderit! Allahu ju mëshiroftë!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ekziston konsensus (ixhma) te dijetarët se besimtarit i lejohet prishja e agjërimit në rast udhëtimi. Allahu i Lartësuar thotë: “E kush e përjeton prej jush këtë muaj (Ramazanin) le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.” (Bekare, 185)

Nga ky ajet mund të përfundojmë se ju e keni pasur të lejuar prishjen e agjërimit gjatë udhëtimit pa marrë parasysh a e keni drejtuar makinën ju apo dikush tjetër. Ndërsa në lidhje me kompensimin pas Ramazanit, ju duhet të agjëroni aq ditë sa nuk keni agjëruar gjatë Ramazanit dhe nuk ka nevojë për ndonjë kompensim tjetër. Allahu e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (25/08/2009)
Klikime: 644 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
1 livia  
0
nuk do te hyni ne xhenet pa besuar dhe nuk do te besoni derisa te duheni me njeri tjetrin..

2 Argjendi  
0
a tu tregoj nje pun qe nese e veproni shtohet dashuria mes juve:
Pershendetuni me selam nder vete!

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024