E shtunë, 18/05/2024, 10:52
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A bën të falim namaz nate pasi ta falim namazin e salati vitrit me xhemat në xhami?

Pyetja:

Selam alejkum!
Allahu ju shpërbleftë për punën që po bëni. A bën të falim namaz nate pasi ta falim namazin e salati vitrit në muajin e shenjtë të Ramazanit, pasi e falim me
xhemat në xhami pas namazit të taravisë?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i nderuar, është e preferuar që namazi i vitrit të jetë namazi i fundit dhe qëllimi i vitrit është përmbyllja e namazit të natës, duke u bazuar në hadithin e transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi: “Le të jetë namazi i fundit i natës suaj tek (vitër).”
Kjo pra ishte tradita e Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të.
Mirëpo nëse zgjohesh më vonë, pasi e ke falur vitrin dhe dëshiron të falësh ende nafile, të lejohet një gjë e tillë duke u bazuar në hadithin e Muslimit nga Ajshja, Allahu qoftë i kënaqur me të: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka falur dy rekate pas vitrit duke qenë i ulur e kur deshi të bëjë ruku, u ngrit.”
Thotë Imam Neveviu: “Qëllimi i faljes së këtyre dy rekateve është që t’ua bëjë të qartë njerëzve lejimin e namazit pas vitrit dhe lejimin e faljes së namazit nafile ulur. Kështu ka vepruar një herë apo dy ose pak herë e nuk ka qenë prej traditës së Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të.
Duke mos përsëritur vitrin për herë të dytë për arsye se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk falet vitri dy herë brenda një nate.” Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Davudi, gjithashtu edhe Albani e ka saktësuar këtë hadith.

Ndërsa sa i përket Ramazanit, e ti je duke falur namazin e teravive me imam dhe që tani ke vendosur të falësh ende namaz, në këtë rast nuk është e preferuar ta falësh vitrin duke u bazuar në hadithin e sipërpërmendur. Në anën tjetër, ti dëshiron ta arrish shpërblimin e faljes me imam deri në fund. Në këtë rast, posa të japë imami selam nga rekati i tretë i vitrit, atëherë ti ngrihesh dhe vazhdon edhe një rekat, bën teshehud dhe jep selam, pastaj falë namaz aq sa fal, dy nga dy rekate, dhe e përfundon me vitër.
Allahu e di më së miri!

 

Hasim Krasniqi
19.9.2008

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (25/08/2009)
Klikime: 837 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 rilind  
0
e kAM Ni pytje shpresoj te mu pergjigjet dikuhs: ?
Deshiroj te di se si falet namazi i Salati vitrit ? pres pergjigjje ?.....!

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024