E shtunë, 18/05/2024, 10:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Desha të pyes rreth vizitës në varreza

Pyetja:

Desha të pyes rreth vizitës në varreza. A është e preferuar të bëjmë dua në varreza dhe të këndojmë Kuran apo Jasin për të vdekurit qoftë në varreza apo në shtëpi, e çfarë dobie kanë të vdekurit nga kjo.


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në letrën tuaj ngrihen disa pyetje, kështu që për të qenë më e kuptueshme përgjigjja, do të flasim në disa pika.

Vizita e varrezave:

Në fillim të shpalljes, posaçërisht në Mekë, vizita e varrezave ishte e ndaluar për muslimanët, mirëpo më vonë është lejuar kjo, prandaj ka konsensus (ixhma) te dijetarët e nderuar se vizita e varrezave për meshkujt është sunet. Por ata kushtëzojnë që gjatë vizitës të largohemi nga gjërat e ndaluara, të cilat hidhërojnë Allahun e Lartësuar, sikurse t`u lutemi të vdekurve, të kërkojmë ndihmë nga ata (të kërkojmë ndihmë për ndonjë nevojë nga të vdekurit është shirk), vajtimi i tyre, madhërimi i tyre duke pretenduar në formë absolute se janë nga banorët e xhenetit, etj.

Vizita e varrezave për muslimanin synon dy objektiva:

- Që muslimani me këtë vizitë ta kujtojë vdekjen dhe ahiretin dhe se fundi i tij së shpejti do të jetë ose xheneti ose xhehenemi, prandaj muslimani me këtë e këshillon veten dhe vetëdijesohet se për çfarë ia vlen të japë mund me të drejtë. Ky është objektivi kryesor i vizitës së varrezave për muslimanin ashtu si kuptohet edhe nga hadithi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “...vizitoni varrezat, sepse ato ua përkujtojnë vdekjen.” (Buhariu dhe Muslimi).
Gjithashtu thotë: “Unë u pata ndaluar nga vizita e varrezave, por tani vizitojini ato, se kjo e ua përkujton botën tjetër.”
- Qëllimi tjetër është që të bëjmë lutje dhe të kërkojmë falje nga Allahu i Lartësuar për të vdekurin.

Vizita e varrezave për femrat:

Në lidhje me vizitën e varrezave për femrat, ka mospajtim te fukahatë:

Mendimi i parë: Dijetarët hanefi, maliki, shafi dhe një transmetim nga Imam Ahmedi e shohin të lejuar.
Mendimi i dytë: Medhhebi hanbeli e ndalon vizitën e varrezave për femrat. Gjithashtu këtë mendim e përzgjedhin një grup i fukahave të vjetër nga hanefitë e malikitë dhe shumë nga dijetarët bashkëkohorë të njohur për metodologji tradicionaliste.

Mendimi i shumicës bazohet mbi atë se pasi lejimi pas ndalesës, i cili përmendet në hadith, është i përgjithshëm, i përfshin edhe meshkujt edhe femrat. Fjala është për hadithin: “Unë u pata ndaluar nga vizita e varrezave, por tani vizitojini ato, se kjo e ua përkujton botën tjetër.” Po të vazhdonte ndalesa e vizitës së varrezave për femrat, ato do t`i përjashtonte Muhamedi salallahu alejhi ue selem në këtë hadith të përgjithshëm. Pasi kjo nuk ka ndodhur, atëherë edhe për meshkujt edhe për femrat vlen e njëjta dispozitë. Gjithashtu vërtetohet në një hadith të saktë në koleksionin e Muslimit, se Aishja e pyet të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se çfarë të thotë kur t`i vizitojë varrezat dhe ai i a mëson lutjen. E, po të ishte e ndaluar vizita për femrat, atëherë do t`ia tërhiqte vërejtjen Aishes, se kjo është e ndaluar për femrat.

Ndërsa argumentimi i atyre që thonë se është e ndaluar një praktikë e tillë për femrat bazohet në hadithin e saktë: “Allahu i mallkoftë ato femra që i vizitojnë varrezat!” Shënon Ahmedi, Tirmidhiu, Ibën Maxhe dhe Albani e cilëson të saktë.

Mallkimi në hadith vërteton se sa i ndaluar është ky veprim. Pastaj ata thonë se femra është e dobët dhe në ato momente të mërzisë gjatë vizitës mund të bëjë veprime që hidhërojnë Allahun e Lartësuar, si vajtimi, etj.

Megjithëkëtë, e sakta është se ky hadith, edhe pse është i saktë, është i hershëm dhe ka të bëjë me kohën kur muslimanët e kishin të ndaluar vizitën e varrezave në përgjithësi. Pra, ky hadith është i anuluar me hadithin “Unë u pata ndaluar nga vizita e varrezave, por tani vizitojini ato, se kjo e ua përkujton botën tjetër”. Kjo gjë vërtetohet nga Aishja, e cila pas vdekjes së të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, vizitoi varrezat dhe disa e kritikuan se si bën një veprim të këtillë derisa Muhamedi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu i mallkoftë ato femra që i vizitojnë varrezat!” Ajo tha se ky hadith është i vërtetë, por pas këtij hadithi ai ka thënë: “Unë u pata ndaluar nga vizita e varrezave, por tani vizitojini ato, se kjo e ua përkujton botën tjetër”. Nga kjo thënie e Aishes kuptojmë se ky hadith është i anuluar.

Gjithashtu vërtetohet te Buhariu dhe Muslimi se Muhamedi me një rast kaloi pranë një gruaje, e cila ishte ndalur para varrit të djalit të saj dhe e vajtonte atë. Ai e këshilloj ta ketë frikë Allahun dhe mos ta vajtojë djalin, por nuk i tha se vizita e varrezave është e ndaluar për femra.

Sido që të jetë, edhe pse argumentet më të qëndrueshme janë në anën e atyre që lejojnë vizitën në varreza, të gjithë dijetarët janë të pajtimit se nëse vizita e femrave shkakton ndonjë ndalesë (haram) ose tejkalim të kufijve, atëherë kjo është e ndaluar. Prandaj duhet të kemi kujdes që edhe nëse vizitohen varrezat nga femrat, kjo të bëhet konform dispozitave islame dhe të mos jenë të shpeshta.


Çfarë lutjeje lexohet gjatë vizitës së varrezave ose cilat janë gjërat e preferuara për t’u bërë gjatë vizitës së varrezave:

Gjatë vizitës së varrezave është sunet të këndohet një lutje e posaçme, të cilën na e tregon i Dërguari salallahu alejhi ue selem në hadith.

“ES-SELAMU ALEJKUM EHLED-DIJARI MINEL-MU'MINIINE VEL MUSLIMIINE VE INNA INSHA-ALLAHU BIKUM LAHIKUN. NES'ELU-ILAHE LENA VE LEKUM EL-AFIJE.”. Në shqip: “Es-selamu alejkum o ju banorë të këtij vendi, besimtarë e muslimanë. Edhe ne inshallah, me urdhrin e Allahut, kur të vijë përcaktimi i Tij, me ju do të radhitemi. Lusim Allahun për ne dhe për ju që të na mëshirojë!”

Gjithashtu preferohet të bëjmë lutje të ndryshme për faljen e mëkateve për shpëtimin e tyre, shpërblimin me xhenet, etj.
Lejohet edhe të ngrihen duart gjatë lutjes, por kërkohet që gjatë lutjes të kthehemi nga kibla dhe jo nga varret. Pastaj është mirë që gjatë vizitës ta kujtojmë veten se aty do të jetë vendbanimi i ardhshëm i yni dhe të mundohemi të shfrytëzojmë nga koha jonë e mbetur.

Gjatë ecjes në varreza është sunet që t`i zbathim këpucët, ashtu si vërtetohet në një hadith që arrin shkallën e hasenit. Por nëse ecja pa këpucë është e vështirë, atëherë lejohet të ecim të mbathur. Është e ndaluar që të shkelim mbi varre. Këto ishin disa norma që kanë të bëjnë gjatë vizitës së varrezave.


Leximi i Kuranit apo i sures “Jasin” në varreza gjatë vizitës së varrezave:

Në lidhje me leximin e Kuranit për të vdekurit kemi folur më herët në disa tema dhe për më gjerësisht mund të shikoni temat të cilat gjenden në rubrikën e fikhut. Ndërsa këtu themi se edhe pse shumica e ulemave lejojnë që leximin e Kuranit t`ia dedikojmë të vdekurve, në praktikën e Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe të gjeneratave të para nga sahabët e tabiinët, nuk ishte e njohur që leximin e Kuranit t`ia dedikonin të vdekurve. Prandaj, më e drejtë do të ishte ta kufizojmë veten në ato veprime të cilat i praktikonte i Dërguari salallahu alejhi ue selem ndaj të vdekurve dhe në ato gjëra që ai na porositi, sikurse lutja për ta e kërkimi i faljes, dhënia e sadakasë, pagimi i borxhit, etj. Allahu e di më së miri!
 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (21/08/2009)
Klikime: 1542 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024