E shtunë, 18/05/2024, 14:19
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A duhet të marrim gusul apo vetëm abdest pas seksit oral

Pyetja:

Selam alejkum! Në radhë të parë, ju uroj për kontributin tuaj për këtë din, pastaj desha t’ju pyes diçka. A duhet të marrim gusul apo vetëm abdest pas seksit oral (nëse nuk ejakulon), duke pasur parasysh që organet gjenitale nuk preken. Dhe nëse vetëm preken, a konsiderohemi xhunubë? Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari, themi se në lidhje me seksin oral kemi dhënë një përgjigje të mëhershme dhe kemi sqaruar se edhe pse nuk mund ta quajmë atë veprim haram, është më e qëlluar që t`i largohen muslimanët praktikës së këtillë.

Sa i përket pyetjes: A është obligativ gusuli pas seksit oral qoftë nga mashkulli apo femra? Themi se kjo varet nga çështja se a ka ndodhur ejakulimi (orgazma) apo jo gjatë këtij akti. Nëse gjatë këtij veprimi ejakulon mashkulli apo femra, atëherë është obligativ gusuli (për atë që ka ejakuluar). Nëse nuk ndodh ejakulimi, atëherë nuk është obligativ gusuli, por duhet ta pastrojmë organin dhe të marrim abdest.

Ndërsa në lidhje me çështjen se a është i detyruar gusuli nëse vetëm preken dy organet, pa ndodhur marrëdhënia e plotë, themi se nëse ka ndodhur vetëm prekja, pa depërtuar organi i mashkullit në organin e femrës, atëherë nuk është e detyrueshme larja. Ky qëndrim është me konsensus (ixhma) të ulemave. Prandaj, hadithi i Muhamedit (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të): “Kur të takohen dy sunetimet (organi i mashkullit dhe i femrës), obligohet larja.”1, sqarohet me hadithin tjetër, të cilin e përcjell Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur ndokush të ulet në mes të katër gjymtyrëve të saj (të femrës) dhe kryen aktin seksual, është bërë larja e obliguar, edhe pse nuk ka ejakulim.”2 Allahu e di më së miri!


Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (21/08/2009)
Klikime: 3520 | Komentet: 4 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 4
4 Edin  
0
Pas marrjes se Gusulit a mund ti veshim perseri rrobat e mhershme me te cilat ka ndodhur ejakulimi.....

3 HYDA  
0
ALLAHU JU SHPERBLEFT MIR E KENI BA KET PYTJE ME QES SE EDHE NJERZIT NUK PO E DIN ME FAL PER PYTJE QE E BAJ MEQEN SE NUK PO E DIN QA DUHET ME BA MAS ,MARDHANJES SEKSUALE QA ME BA NESE NUK KA UJ QKA DUHET ME BA PO RRIN ASHTU APO MERR GUSUL PO INSHALLA ALLAHU JA FAL GABIMET SE RINIJA NUK PO E DIN MIR QKA DUHET ME BA AOSHT MA MIR ME MARR TEIMUM EDHE ASHTU ABAN ME NDEJT VETEM ME TEIMUM KET PERGJIGJE E DUA SELAM ALEJKUM

2 aferdita  
0
jam e martuar dhe kur boj mardhanje kam lexuar se nese i lidh flokt bistek nuk ke nevoj mej la vetem i qet uj ne kok kshtu e e lan trupin a esht e lejuar qe un nuk i mbaj flokt bistek po kur baj mardhanje para i lidhi flokt qohem pastrohem trupin flokve ju qes uj kshtu po si laj edh emandej i zgilli kshtu a osht e lejuar kjo apo aty ku kam lexuar nuk esht edh eaq e kjart por ndoshat aty esht qe nese i mban ndoshta flokt bistek gjith edhe nuk ke nevoj mej zgjidh.

1 zylfije  
0
selam alejkum nje pyetje a eshte gjyna i madh nese nje femer me hixhab shkon ne det dhe qfar mendi mi keni per ato muslimane qe ne deti i heqin mbulesen per tu rrezitur si femrat tjera se kishe atje seshte gajle se eshte deti pres pergjigje selam alejkum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024