Pyetja:
1. A është nijet i mirë ky? Kam dëshirë të vazhdoj Fakultetin e Shkencave Islame si i çrregullt, pasi si i rregullt do vazhdoj fakultet tjetër. Qëllimi im, pasi ta mbaroj, është t’u flas njerëzve mbi Islamin, të mbaj ligjërata në xhami, në tv e radio, me qëllim që të fitoj sevape dhe ta fitoj xhenetin. Çka mendoni, a është nijet i mirë?
2. A ka falur Profeti alejhi selam 2 rekate nafile kur ka dalë nga shtëpia?
3. Kur duhet t’i kompensoj ditët që nuk i agjërova në Ramazan dhe kur agjërohen 6 ditët e Shevalit?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
1. Pa dyshim se është qëllim i mirë vendimi për t’u regjistruar në Fakultetin e Studimeve Islame. Lusim Allahun e Lartësuar t`jua hapë rrugën e suksesit dhe t`ia arrini qëllimit.
2. Nuk e kemi të njohur se ishte praktikë e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) falja e dy rekateve nafile para daljes nga shtëpia. Ajo që vërtetohet nga ai është se kur kthehej nga udhëtimi, para se të hynte në shtëpi shkonte në xhami dhe i falte dy rekate namaz nafile dhe pastaj nisej për në shtëpi.
3. Ditët e agjërimit, të cilat nuk arritët t`i agjëroni në kohën e tyre, kompensohen pas Ramazanit, kur të keni mundësi, sa më shpejt aq më mirë. Disa nga ulematë e kanë ndaluar që të vonohet agjërimi i këtyre ditëve derisa të arrijë Ramazani i vitit të ardhshëm. Ndërsa gjashtë ditët e Shevalit agjërohen gjatë ditëve të Shevalit. Muaji Sheval është muaji i cili vjen pas Ramazanit dhe i ka 29 apo 30 ditë. Prandaj koha e agjërimit të këtyre gjashtë ditëve të Shevalit është brenda këtyre tridhjetë ditëve, duke filluar prej pas Bajramit. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
|