E diel, 22/12/2024, 22:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

S’kam mundur t’i fal namazet si duhet t’i falë një udhëtare

Pyetja:

Selam alejkum!
Kam një pyetje e cila më brengos sa e sa vite. Unë jetoj jashtë Kosovës dhe gjatë një udhëtimi me autobus për në Kosovë me familje, kam dalë në tualet për të kryer nevojën dhe për shkaqe të papastërtisë në tualete publike, s’kam mundur të jem e pastër për abdest dhe për atë arsye s’kam mundur t’i fal namazet si duhet t’i falë një udhëtare. A mund të më jepni ndonjë këshillë për këtë rast, i cili besoj se mund të përsëritet? Dhe a mund të më tregoni si të falem në autobus?

E kam edhe një pyetje e cila ka të bëjë më shumë për ne qe jetojmë jashtë Kosovës dhe shumë herë na duhet të udhëtojmë me tren. Ne ndonjëherë qëllojmë në udhëtim me tren gjatë kohës të namazit dhe nuk na është e lejuar nga konduktorët që të falim namaz në tren. Çfarë të bëjmë në atë rast?
 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Namazi gjatë udhëtimit ka disa lehtësime për të cilat kemi folur në disa përgjigje të mëhershme, prandaj mund të ktheheni atje për më gjerësisht. Ndërsa për rastin konkret për të cilin bëni pyetje, nuk e kemi shumë të qartë se cilat ishin arsyet konkrete pse keni ndier pengesë të faleni gjatë udhëtimit. Nëse ishte problemi se nuk keni arritur të pastroheni pas tualetit, atëherë ju duhet të kuptoni se nuk është kusht që pastrimi të bëhet vetëm me ujë pas nevojës, por mjafton edhe me letër apo diçka tjetër. Nëse ishte problemi se u janë ndotur rrobat, atëherë mund t’i kishit pastruar me ujë ose edhe ta ndërroni atë rrobë. Nëse ishte problemi se nuk keni arritur të merrni abdest në banjë për shkak të papastërtisë, atëherë mund të kishit mbushur ujë në shishe dhe të dilnit jashtë dhe të merrnit abdest. Sido që të jetë, herë të tjera mund t`i keni parasysh këto që u përmendën dhe dijeni se njeriu i kryen obligimet e veta brenda mundësive dhe rrethanave të cilat i ka në dispozicion. Allahu i Lartësuar thotë: “Andaj, sa të keni mundësi keni frikë Allahun ...” (Tegabun, 16)

Namazi në autobus bëhet në rast se është duke kaluar koha e namazit, nuk kemi mundësi që ta vonojmë atë namaz për ta bashkuar me namazin e radhës dhe nëse e dimë se autobusi nuk do të ndalet për të pushuar udhëtarët. Në këtë rast lejohet ta falim namazin në autobus brenda mundësive që kemi në dispozicion. Me fjalë të tjera, dihet se në autobus është e pamundur që ta bëjmë faljen në këmbë, pastaj edhe kthimi nga kibla është pothuajse i pamundur, për këtë ne falemi ulur dhe të kthyer ashtu si është i drejtuar autobusi dhe rukunë e sexhden e bëjmë duke u përulur brenda mundësive.
E njëjta gjë vlen edhe nëse falemi në tren, vetëm se mendojmë se në tren për t`u falur në këmbë mundësitë janë më evidente. Megjithëkëtë, nëse është i pamundur qëndrimi në këmbë edhe në tren, atëherë falemi ashtu si t`i kemi mundësitë. Allahu e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (21/08/2009)
Klikime: 710 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024