E diel, 22/12/2024, 22:13
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A i lejohet bashkëshortes sime t'i përshëndesë për dore burrat e farefisit?

Pyetja:

Es selam alejkum! Hoxhë i nderuar, pyetja është kështu. Bashkëshortja ime ka mbulesë dhe nuk e jep dorën për t’u përshëndetur me të huaj, por për te familja ime nuk e kam fort dert, por problemi është se nuk po ia jep dorën djalit të axhës apo djalit të tezes së vet, e kjo ka shkaktuar shumë problem të madh, se shumica prej tyre janë hidhëruar dhe nuk vijnë më të na vizitojnë. Sa i lejohet apo sa e lejon sheriati këtë kusht, që bashkëshortja ime t’ia japë dorën djalit të axhës apo të tezes e tjerë edhe pse e dimë që nuk bon. Se këta kanë parë edhe gra të tjera me mbulesa që japin dorën dhe shkojnë nëpër dasma ku ka burra e gra bashkë e këta tani po na akuzojnë, po na thonë p.sh. jeni bërë shumë fetarë të fortë, apo po e teproni shumë e kështu me radhë, se ne kemi parë gra që kanë mbulesën me vite dhe e japin dorën dhe shkojnë nëpër dasma dhe nuk u bë nami. Hoxhë, të lutem të më përgjigjesh. Dhe e dyta, sa i lejohet bashkëshortes time të përshëndesë për dore burrin e motrës, që nuk u përmbahet sa duhet rregullave islame, nuk fal namaz e kështu me radhë. Allahu jua shpërbleftë me të mira në këtë bot dhe në ahiret. Selam alejkum!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Duke pasur parasysh nivelin e mësimeve islame te masa e gjerë në shoqërinë tonë, e kuptojmë gjendjen dhe brengën tuaj. Megjithëkëtë, duhet ta kemi parasysh se njeriu gjatë praktikimit të fesë gjithmonë do të hasë në njerëz që nuk do të jenë të kënaqur me të pse ai ka zgjedhur atë rrugë. Prandaj deri diku duhet t`i merrni si normale reagimet e familjes së gjerë për këtë, posaçërisht pasi këto praktika që keni filluar t`i zbatoni tani, në sytë e tyre janë të panjohura. Mendojmë se e juaja është që të tentoni t`i bindni të afërmit tuaj për arsyet e sakta të cilat ju kanë shtyrë të ndërmerrni këtë hap në familje. Kjo nuk mund të arrihet për një kohë të shkurtër, pasi ata mund të paragjykojnë për disa arsye jo të sakta, për shembull se ju nuk keni besim tek ta, ose nuk dëshironi që t’ju vizitojnë ose edhe ndoshta mendojnë se këtë e bëni nga kryelartësia e mburrja. Me kalimin e kohës dhe me sjelljet tuaja, që pa dyshim tani duhet të jenë më të kujdesshme ndaj tyre, jemi të bindur sa ata do të arrijnë t’ju pranojnë ashtu dhe të pajtohen. Prandaj mos u mërzitni shumë për formën e reagimit që demonstrojnë ata në këtë kohë, por tentoni që të rrini dhe t`u flisni për arsyet e sakta dhe dalëngadalë do të ndryshojnë edhe ata.

Ndërsa dhënia e dorës meshkujve me të cilët femra ka lidhje familjare, por që nuk janë nga të afërmit e ngushtë, nuk është e lejuar dhe muslimania e sinqertë duhet të ruhet nga një veprim i këtillë. Kemi disa citate që e ndalojnë këtë, ndër to përmendim hadithin: “Më mirë për ju është që të goditeni me një shufër (gjilpërë) hekuri, sesa të prekni gruan që nuk ju lejohet.” (Shënon Taberani dhe Bejhakiu.). Allahu e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (21/08/2009)
Klikime: 996 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024