Pyetja:
Selam alejkum! Hoxhë i nderuar, lus Allahun që kjo letër t'ju gjejë mirë. Allahu ju shpërbleftë dhe jua shtoftë diturinë. Ajo që desha të pyes është se sa kohë është e preferuar që njeriu të qëndrojë i fejuar, pasi kam dëgjuar se më së shumti 3 javë. Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk ka ndonjë afat të caktuar se sa duhet të qëndrojë njeriu i fejuar pa u martuar. Kjo varet prej rrethanave, marrëveshjes dhe mundësive. Por disa ulema kanë thënë se nëse janë kushtet, atëherë do të ishte më mirë për çiftin që të martohen sa më shpejt. Prandaj nëse janë mundësitë dhe vajza e fejuar së bashku me familjen janë dakord, atëherë do të ishte e qëlluar që të mos vonohet martesa. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
|