E diel, 22/12/2024, 12:36
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Kam qenë e fejuar, por jemi ndarë
Pyetja:

Allahu ju shpërbleftë për punën që bëni. Jam një motër që e lexoj faqen tuaj. Lexova pyetjen "kam probleme me kontaktin e parë seksual". Aty ju shumë mirë e kishit shpjeguar problemin dhe brenga ime është këtu. Jam 24 vjeçe, kam qenë e fejuar me shumë se 2 vjet dhe shumë mirë kemi shkuar me njëri-tjetrin, për asgjë nuk jemi fjalosur dhe për këtë gjithmonë kam falënderuar Allahun. Mirëpo, problemi lindi pas kontaktit të parë seksual. Hera e parë ishte gjithçka në rregull, mirëpo pas një kohe me të fejuarin ishim me pushime dhe provuam përsëri të flemë bashkë, mirëpo nuk kemi mundur sepse kur ishim bashkë, ai e humbte ndjenjën për marrëdhënie seksuale dhe gjithmonë më thoshte se kjo i ndodh kur jemi bashkë. Për këtë arsye edhe jemi ndarë pas 2 vitesh fejesë. Iu drejtova juve sepse lexova pyetjen me të njëjtën përmbajtje dhe mendoj se përgjigja ime është në pikën 3, por tek kush është problemi, tek ai apo tek unë? Rreth shërimit të magjisë (sihrit) kam lexuar se bëhet me Kuran dhe personi të jetë prezent, mirëpo me atë person gati 2 muaj nuk kam asnjë kontakt sepse ai është në shtetet perëndimore. A ka ndonjë zgjidhje tjetër, ju lutem më këshilloni se çfarë të bëj!
Kërkoj falje që jam shprehur kështu.
 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari, më duhet të bëj vërejtjen e njëjtë të cilën ia kemi bërë pyetëses së parë në lidhje me dallimin mes fejesës dhe martesës dhe këtë e kemi sqaruar në fillim të përgjigjes së mëhershme.

Pastaj, në lidhje me problemin konkret tuajin, themi se është e mundur të jetë magji ashtu siç është e mundur të ketë magji ai apo ju. Me një fjalë, nuk është e sigurt se pasi ai e humb ndjenjën për marrëdhënie, të jetë ai i goditur nga magjia, pasi reflektimi i magjisë mund të jetë i dyanshëm.

Ne do t`ju këshillonim të kontaktoni hoxhallarët të cilët merren me rukje (shërim me Kuran dhe lutje profetike) dhe me ta të diskutoni situatën dhe nëse është e saktë se keni magji, atëherë mund të filloni shërimin tek ata. Por të keni kujdes se njerëzit të cilët shërojnë sipas rregullave të sakta sheriatike janë të paktë. Ndërsa shumica e atyre të cilët pretendojnë se shërojnë nga magjia janë njerëz pseudohoxhallarë, të cilët përdorin metoda të ndaluara të shërimit, si hajmalitë, falli, bashkëpunimi me xhin. Madje shumica e tyre janë mashtrues, matrapazë të cilët me truqe të ndryshme shfrytëzojnë gjendjet e njerëzve që të arrijnë përfitim material.
 
 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 1053 | Komentet: 3 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 3
3 Jasmin  
0
ssi ta gjej pergjigjjen e pyetjes time???

2 Jasmin  
0
Jam nje moter myslimane, 20 vjeq. Gjate shkolles se mesme me pelqente profesori, kaluan keshtu 3 vite qe fal All-llahut 1 pata durimin dhe asnjehere nuk e shpreha ate se qfare ndjeja. Keshtu pas perfundimit te shkolles Zoti beri mrekulli dhe filluam lidhjen,pastaj une njoftoj familjen time. Familja nuk e priti mire kete lajm per shkak se nuk ju pelqente familja e tij.Akoma e dua sdi si te veproj dhe se a do ta kem fat? Sdi a te provoj qe ta harroj apo te vazhdoj ta dua se ndoshta All-llahu ma ka caktuar si fat mirepo njehere po sfidohem per shkak se shume here e theme se 'Jeta eshte sfide' :) .Dhe poashtu deshiroj te di se a eshte gjynah sipas fese islame te merret profesori si partner jetesor(burr)..?Besoj qe Zoti do ta shkruj dhe do te jem me te gjate gjithe jetes AMIN.
Me padurim pres pergjigjjjen tuaj !
All-llahu ju shperblefte me te mira.

1 semra  
0
shigonja endrr thosha lahi illa muhamedn resul allla . shum er e thosha . selam

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024