E diel, 22/12/2024, 22:19
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A është e lejuar të shkosh në dasmën e dikujt të familjes, nëse aty pihet edhe alkool?
Pyetja:

Kam një pyetje që mua dhe bashkëshortin tim na solli deri te një mosmarrëveshje. Kam dëshirë ta di: A është e lejuar të shkosh në dasmën e dikujt të familjes, nëse aty pihet edhe alkool, po kuptohet qe ne mos ta pimë?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Motër e nderuar, ajeti me të cilin ndalohet alkooli për muslimanin thuhet kështu: “O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Prandaj, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (Maide, 90)

Në këtë ajet kur thuhet: “...prandaj, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” vërejmë se ndalesa e alkoolit përfshin më shumë se pirjen dhe konsumimin. Për këtë edhe transmetohet se Enes ibën Maliku ka thënë: “Resulullahu salallahu alejhi ue selem në çështjen e alkoolit i mallkon dhjetë lloje njerëzish: atë që e shtrydh atë, atij që i shtrydhet ajo, atë që e pi, atë që e bart, atij të cilit i bartet, atij që i serviret, atë që e shet, atë që ha nga fitimi i tij, atë që e blen, atij të cilit i blihet.” Shënon Tirmidhiu.

Gjithashtu Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, mos të ulet në tavolinën në të cilën pihet (në një transmetim tjetër qarkullon) alkooli.” Shënon Darimiu dhe Tirmidhiu.

Duke pasur parasysh këto që përmendëm, themi se nuk është e drejtë që besimtarja e cila mundohet t`u përmbahet urdhrave të Allahut, të jetë e pranishme në ato tubime dhe ahengje në të cilat pihet alkooli, pasi kjo gjë e hidhëron Allahun dhe është një veprim i cili në një formë manifeston pajtueshmëri me ata që e pinë atë. Islami nuk është që njeriu të shikojë vetëm veten dhe të mos interesohet për të tjerët, por secili musliman varësisht prej mundësive e ka përgjegjësi dhe duhet të interesohet në udhëzimin e të tjerëve në atë që është e drejtë dhe e mirë.

Në këtë vend dëshirojmë ta cekim edhe atë se i kemi parasysh rrethanat dhe gjendjen e shoqërisë në të cilin jetojmë dhe është shumë e mundshme se vendi për të cilin kundërshtoi burri juaj, që të shkoni, mund të jetë edhe dasmë e ndonjë të afërmi të ngushtë, madje edhe e të vëllait, por megjithëkëtë duhet të keni mirëkuptim edhe ju. Ne nuk themi se në asnjë formë nuk lejohet të jeni e pranishme në dasma të këtilla, posaçërisht nëse është dasmë e familjes së ngushtë, por nëse është e mundur t`i ikni dhe nëse kjo nuk do të shkaktojë shumë probleme, atëherë mos shkoni. Por nëse jeni e detyruar për shkak të mbajtjes së lidhjes me familjen, që në të ardhmen kjo afërsi do të kontribuojë në përmirësimin e tyre, atëherë ndoshta do të ishte e mundur të shkoni, por duke pasur parasysh t`i ikni uljes në tavolina ku pihet alkooli. Allahu e di më së miri!


Alaudin Abazi

 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 1592 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
1 liridon kamberi  
0
a bon me fjet me qorape per shkak se ku flej un e kom pak ftoft allahu ju shperbleft per pergjigjeje

2 Argjendi  
0
po bon pa problem, ska kurfar pengese per ket pun

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024