E diel, 22/12/2024, 23:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet të shkohet në haxh për tjetërkënd?
Pyetja:

Selam alejkum e nderuara redaksi!
A lejohet të shkohet në haxh për tjetërkënd, p.sh për gruan? D.m.th. a pranohet haxhi nëse shkohet me nijet për tjetërkënd?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kryerja e haxhit për tjetrin (haxhi bedel) është e lejuar, me fjalë të tjera në Islam lejohet që muslimani i cili nuk ka mundësi ta kryejë vetë haxhin, të ngarkojë dikë tjetër që ta bëjë këtë në vend të tij. Për këtë kemi argumente të qarta nga hadithet e Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Nga këto hadithe veçojmë:

- Shënon Buhariu nga Ibën Abasi, se te Resulullahu, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, kishte ardhur një grua dhe i kishte thënë: “Nëna ime ishte zotuar se do ta kryente haxhin, por nuk arriti dhe vdiq. A lejohet ta bëj haxhin për të?” Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Po, bëje haxhin në vend të saj. Po të kishte nëna jote borxh, a do t’ia laje ti atë? Lani borxhin ndaj Allahut, pasi Ai e meriton më shumë që t’i lahet borxhi.”1

- Me një rast, Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dëgjoi një njeri duke thënë gjatë nijetit të haxhit: “Lebejke an Shubrume!” (O Zoti im, po të përgjigjem ty në vend të Shubrumes), do të thotë po e bëj nijetin e haxhit në vend të Shubrumës.  Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e pyeti: “Kush është Shubrumeja?” Ai i përgjigjet se ai ishte vëllai ose një i afërm i tij2. Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e pyet se a e kishte bërë haxhin për vete. Ky ia ktheu: “Jo.” Atëherë ai i thotë: “Bëje haxhin për vete, pastaj për Shubrumen.”3

Nga këto hadithe dhe transmetime të tjera që nuk i përmendëm, vërtetohet se haxhi për tjetrin është i lejuar dhe shpërblimi për të i arrin atij. Por këtu duhet ta kemi parasysh se për të qenë haxhi për tjetrin i saktë duhet të plotësohen disa kritere si për atë që e kryen ashtu edhe për atë që kryhet haxhi në emër të tij. Këto kushte janë:

1. Muslimani ose muslimania që ka mundësi materiale dhe shëndetësore për të shkuar  vetë në haxhin obligativ, nuk i lejohet që të dërgojë dikë tjetër si zëvendës të tijin ose të sajin që ta kryejë haxhin për të, por obligohet që ai\ajo ta bëjë vetë këtë.  Ibën Mundhiri tregon se për këtë ka ixhma (konsensus) të dijetarët .

2. Personi i cili dërgohet si zëvendës për të kryer haxhin duhet që fillimisht ai vetë ta ketë të kryer haxhin, pastaj ta bëjë këtë për tjetrin. Kjo shumë qartë vërtetohet në hadithin e sipërpërmendur.

Haxhi për tjetrin bëhet në këto raste:

- Nëse muslimani e ka pasur obligim haxhin, por nuk ka arritur ta kryej atë dhe ka vdekur.
- Nëse muslimani e ka obligim haxhin, por është i sëmurë me sëmundje të pashërueshme dhe nuk ka mundësi të përballojë udhëtimin.
- Nëse muslimani është i moshuar dhe është i dobët, nuk mund të udhëtoj dhe t`i kryejë ritet të cilat kërkohen gjatë qëndrimit atje.

Këto janë shkurtimisht kushtet që duhet të kihen parasysh në këtë çështje. Allahu e di më së miri!


Alaudin Abazi
4.1.2009


--------------------------------------------------------------------------------

1 Shënon Buhariu, Nesaiu, Taberani, etj.
2 Transmetuesit nuk i kujtohet qartë se për kë ishte fjala.
3 Transmeton Ebu Daudi, Ibën Hibani, Ibën Huzejme.

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 539 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024