E enjte, 28/03/2024, 18:32
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A e kam gjynah që nganjëherë po ua jap dorën femrave për shkaqet e lartpërmendura?
Pyetja:

Jam duke e praktikuar elhamdulilah Sunetin e Pejgamberit a.s. rreth çështjes së mosdhënies së dorës femrave. Që një vit e gjysmë e praktikoj, por nganjëherë nuk po mundem ta zbatoj, si p.sh. kur ka ndonjë tubim në institucione sepse në institucionin ku punoj, udhëheqësit po thonë së kështu po na i largon investitorët në dhënien e donacioneve duke mos i përshëndetur me dorë ato femra që i përfaqësojnë ato firma, investitorë. Gjërat po m’i rrisin shumë pa qenë ashtu puna e dorës, aq shumë u rrit kjo punë, saqë në një mbledhje thotë udhëheqësi i institucionit “duhet të largojmë prej pune njeriun e tillë (për mua)”. Pyetja ime është se a e kam gjynah që nganjëherë po ua jap dorën femrave për shkaqet e lartpërmendura?
 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Është shumë problematike të japësh përgjigje për lejimin e praktikës së këtillë, pasi çështja e mosdhënies së dorës femrave të huaja nuk është aq e thjeshtë siç mund ta konsideronte dikush. E kemi parasysh se disa fukaha bashkëkohorë janë më liberalë në këtë, por citatet të cilat e ndalojnë një veprim të këtillë janë mjaft të qarta dhe të drejtpërdrejta. Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, na e tërheq vërejtjen për një praktikë të këtillë. Ai në një hadith, të cilin e transmeton Makal ibni Jesari, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Më mirë për ju është që të goditeni me një shufër (gjilpërë) hekuri sesa të prekni gruan që nuk ju lejohet.” (Shënon Taberani dhe Bejhakiu.)

Ndërsa Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton: “Vallahi, nuk e ka prekur dora e Pejgamberit alejhi selam kurrë dorën e ndonjë femre (që nuk i lejohet).”

Duke pasur parasysh sqarimin e sipërpërmendur, vëlla i nderuar, ne nuk mund të marrim përsipër që t`ju japim fetva se në rastin konkret tuajin ju lejohet ta veproni një gjë të tillë. Mendojmë se për ne është barrë dhe përgjegjësi para Allahut të Plotfuqishëm që të japim një fetva të përgjithshme në lidhje me këtë. Posaçërisht pasi mund të jetë edhe pretekst për të tjerët, të cilët mund të ballafaqohen me situata të ndryshme, shumë të thjeshta, që ta tejkalojnë këtë ndalesë duke u mbështetur në atë që do ta thoshim ne. Allahu e di më së miri!
 


Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 991 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 Ardian Elezi  
0
“Më mirë për ju është që të goditeni me një shufër (gjilpërë) hekuri sesa të prekni gruan që nuk ju lejohet.”
Duhet te ndahet sigurisht nga dijetaret qe per cfare prekje behet fjale sepse prekja ne kete rast mund te jete jo thjesht nje prekje me dore po nje marredhenie sekusuale duke pasur parasysh qe ndeshkimi per kete prekje nga hadithi duket te jete shume i rende. Ne nje ajet Kuran thuhet:

Ajo tha: “Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s'më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar) “? Ai (All-llahu) tha: “Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet”. Al-imran 3:47

Ktu ajeti nuk ben fjale per nje prekje te thjeshte dore po per nje marrdhenie...
selam alejkum!


Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024