E diel, 22/12/2024, 22:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet të dal imam pasi e kam falur drekën?
Pyetja:

A lejohet të dal imam? P.sh., e kam falur drekën dhe vijnë dhe më thonë “a po na fal drekën?” A më lejohet të dal imam kur unë e kam falur drekën një herë?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ndryshimi i nijetit gjatë faljes, në mes imamit dhe xhematit, është një çështje për të cilën ka mendime të fukahatë. Për shkak të kohës, nuk do të zgjerohemi në sjelljen e mendimeve dhe argumenteve, por themi se më e sakta është se lejohet dallimi i nijetit në mes imamit dhe xhematliut që falet pas tij. Kështu që lejohet imami që ta falë drekën për herë të dytë (që për të ajo është nafile), kurse njerëzit të cilët falen pas tij falin drekën obligative. Ose edhe e kundërta, që imami të falë drekën obligative, kurse xhematlinjtë të falin nafile pas tij.

Shkaku pse lejohet kjo është se kemi një numër citatesh që vërtetojnë saktësinë e kësaj praktike. Ne do të përmendim më të saktat dhe më të qëndrueshmet:

- Me një rast i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, e fali namazin dhe kur u kthye, pa dy persona që nuk ishin falur në një qosh të xhamisë. Ai i thirri dhe i pyeti se pse nuk u falën. Ata thanë se ishin falur në vendin e tyre para se të vinin në xhami. Atëherë Muhamedi salallahu alejhi ue selem u tha: “Mos veproni kështu më, nëse dikush falet në shtëpi dhe e arrin imamin (në xhami) para se të jetë falur, le të falet me të dhe kjo llogaritet nafile për të.” Shënon Ebu Davudi dhe hadithi është i saktë.

- Muadh Ibën Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur me të, e falte namazin e jacisë me të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, pastaj shkonte te farefisi i tij dhe ua falte jacinë atyre, kurse për të ajo ishte nafile. Shënon Buhariu dhe Muslimi.
 


Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 534 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024