E diel, 22/12/2024, 22:31
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet alkooli si shërim dhe a më lejohet ta pi këtë ilaç që bleva?

A lejohet alkooli si shërim dhe a më lejohet ta pi këtë ilaç që bleva?
 
 
Pyetja:

Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu!
Kam një pyetje. Pyetja ka të bëjë me produktet farmaceutike, gjegjësisht barnat. Në Islam kategorikisht alkooli është haram, këtë s'do ta diskutojmë, mirëpo sot po përballemi me produkte farmaceutike të cilat gjithnjë po e përdorin alkoolin në këto produkte dhe kjo vjen për shkak të disa vetive të tij, prandaj pyetjen time do ta kisha ndarë në dy pjesë:
1. A lejohet që produktet alkoolike të përdoren si substanca aktive primare (d.m.th. që ndikojnë direkt në shërim)?
2. Këtu kisha dashur të ndalem më shumë. Sot shumica e aplikimeve të alkoolit janë jo si substancë aktive, por si substancë ndihmuese, p.sh. ose për t’i dhënë konsistencën e barit, ose me produkte të tjera të cilat do të ndryshonin ose ngjyrën e barit për ta bërë atë më atraktiv etj. Dëshiroj të potencoj edhe një gjë. Kur përmenda alkoolin, sidomos i referohem kësaj pjesës së dytë të pyetjes, nuk nënkupton vetëm alkoolin i cili pihet nga njerëzit, pra alkoolin etilik. Sepse kimistet alkoolin e klasifikojnë për shkak të grupit funksional të tij - OH që përmban. Alkooli mund të humbasë vetinë dehëse nëse trajtohet.
Arsyeja që më shtyu t’jua bëj këtë pyetje ishte se bleva një ilaç që ishte për të luftuar gripin (Caffetin Cold, prodhues Alkaloidi Shkup) dhe mbasi erdha në shtëpi dhe po e shikoj përmbajtjen, pashë se përmbante një lloj alkooli i quajtur Polivinil alkool pjesërisht i hidrolizuar. Nuk kam shumë njohuri për të, mirëpo ky është një alkool i cili përmban një lidhje dyfishe dhe është i formuar nga shumë monomerë të njësisë fillestare të tij. Nuk është toksik dhe se përdoret në sasi të vogël në barna dhe vetia e tij është se është adesiv (ngjitës) i mirë dhe emulsifikues. Pra, a lejohet alkooli si shërim dhe a më lejohet ta pi këtë ilaç që bleva?
Ues-selamu alejkum!

 

Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
   Pyetja e ngritur prej jush është një problematikë e re, bashkëkohore, e cila nuk ka qenë e shtjelluar nga fukahatë e vjetër. Në shkencën e fikhut ekziston një lëmi që quhet “Fikhu Nevazil”, “Fikhu i ndodhive të reja”. Në këtë lëmi studiohen ngjarjet, ndodhitë dhe problematikat bashkëkohore me të cilat ballafaqohet njerëzimi në përgjithësi. Kemi me dhjetëra libra dhe studime që shtjellojnë këto problematika bashkëkohore në fusha të ndryshme shkencore-sociale, si në mjekësi, teknologji, kriminalistikë, kod civil, politikë, etj. Gjithashtu edhe shumë institucione dhe akademi shkencore islame, të cilat mbledhin dijetarë bashkëkohore rreth vetes, merren me shtjellimin e problematikave të këtilla.
   Akademia e Fikhut Islam (El-Mexhmeë El-fikhul Islami) është një nga këto organizata. Ky institucion i lartë shkencor mbledh një numër të madh dijetarësh dhe studiuesish islamë nga mbarë bota. Në sesionin e tij të gjashtëmbëdhjetë të mbajtur në Mekë prej datës 21-26/ 10/ 1422h, që përputhet me datën 5-10/ 1/ 2002, u diskutua edhe problematika e barnave të cilat përmbajnë alkool dhe narkotikë. Në përfundimin e tyre ata theksojnë:

1. Nuk lejohet të përdoret alkooli i papërzier (i pastër) si ilaç në asnjë formë. Kjo mbështetet në thënien e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të: “Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj në ato gjëra që ua ka ndaluar.” Shënon Buhariu.
Gjithashtu argument është edhe hadithi: “Vërtet Allahu e ka zbritur sëmundjen dhe për çdo sëmundje ka lënë edhe bar. Prandaj shërohuni, por mos u shëroni me atë që është e ndaluar."  Shënon Ebu Davudi, Ibën Suniu dhe Ebu Nuajmi.
Tarik ibën Suvejdi e pyeti të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem që si bar të përdorte edhe verë. I Dërguari i Allahut alejhi selam i tha: “Vera nuk është shërim (bar), por është sëmundje." Shënon Ibn Maxhe në Sunen dhe Ebu Nuajmi.

2. Lejohet të përdoren barnat që përmbajnë alkool në përqindje të vogël që tretet, të cilën e kërkon industria e ilaçeve dhe për të cilën nuk ka alternative tjetër, por me kusht që këtë ilaç ta rekomandojë mjeku i drejtë (i besueshëm). Po ashtu, lejohet të përdoret alkooli si dezinfektues, sterilizues i jashtëm i plagëve dhe asgjësues i mikrobeve, pastaj në kremra dhe lubrifikante për përdorim të jashtëm.

3. Akademia e Fikhut Islam u rekomandon fabrikave të ilaçeve, farmacistëve dhe importuesve të ilaçeve në vendet islame, që të veprojnë në largimin e alkoolit prej ilaçeve dhe të përdorin alternativa të tjera.

4. Po ashtu, Akademia e Fikhut Islam i porosit mjekët që të largohen sa të ketë mundësi nga rekomandimi i ilaçeve të cilat përmbajnë sasi alkooli1.

   Poshtë kësaj deklarate pasojnë nënshkrimet e pjesëmarrësve të këtij sesioni dhe shohim një numër fukahash të njohur bashkëkohorë sikurse: Shejhu Abulaziz Ale Shejh (kryetar i Akademisë dhe njëherazi Myfti i Arabisë Saudite), dr. Abdullah Et-Turki (nënkryetar i Akademisë dhe ish-Ministër i Fesë në Arabinë Saudite), dr. Salih Merzuki (Sekretar i Përgjithshëm i Akademisë). Shejhu i mirënjohur dr. Salih Ibën Fevzan el-Fevzan, Muhamed Sebil, dr. Vehbe Zuhajli, dr. Jusuf Kardavi dhe të tjerë.
   Përveç kësaj Akademie kemi edhe fetva nga institute të tjera dhe fukaha bashkëkohorë, të cilët kanë ardhur në këtë përfundim në lidhje me barnat që kanë sasi alkooli në përmbajtje, sikurse fetvaja e lëshuar nga Komisioni i Përhershëm për Fetva dhe Studime i Arabisë Saudite (El-lexhne Ed-daime), me nënshkrimin e shejhut të njohur Abulaziz Ibën Baz dhe Abdurrezak Afifi, por për të mos u zgjeruar nuk do ta japim atë2.  Allahu e di më së miri!


Alaudin Abazi
6.6.2008


--------------------------------------------------------------------------------

1Kjo deklaratë është e përhapur në shumë faqe interneti në gjuhën arabe.
2 Shih:“Fetava El-lexhne Ed-daime”, vëll. 22, f. 106 dhe vëll. 22, f. 297.

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 1311 | Komentet: 1 | Ranguar: 2.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 Bekim  
0
Selam Alejkum.
Deshta tju pyes: a eshte e lejuar qe te parfymosemi dhe pastaj te bejme Namaz. Dmth pyetjen e kam se a lejohet qe duke qen i parfymosur te Falemi. mirepo jo me qfar do lloj parfumi por ketu e kam fjalen per parfumet qe behen nga joMuslimanet e qe ne vete permbajne alkool, sic jan boos, gotier, etj. dmth a me lejohet qe te parfymosem dhe te falem pas kesaj???

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024