E diel, 22/12/2024, 16:58
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Një pyetje rreth mbajtjes së hajmalisë

Pyetja:

Selam alejkum!
Desha ta bëj një pyetje rreth mbajtjes së hajmalisë.
Nuk kam fëmijë, kam qenë te një hoxhë dhe më ka dhënë hajmali për ta mbajtur, por kam dëgjuar se nuk është e lejuar të mbahet hajmali, por ai hoxha tha se hajmalitë e shkruara me Kuran janë të lejuara për t’u mbajtur.


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Motër e nderuar, lus Allahun e Lartësuar t’ju furnizoj më pasardhës sa më shpejt dhe ta shndërrojë mërzinë dhe pikëllimin tuaj në gëzim e lumturi.
Ndërsa në lidhje më mbajtjen e hajmalive, themi se ky veprim nuk është i lejuar dhe muslimani i përkushtuar, i cili dëshiron të arrijë kënaqësinë e Allahut të Gjithëfuqishëm dhe të jetë nga robërit të cilët i mbështeten vetëm Atij, duhet të largojë nga praktika e tij mbajtjen dhe lidhjen e besimit të tij me hajmali.
Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, thotë: “Ai e cili var një hajmali, mos ia plotësoftë Allahu atë për të cilën e ka varur dhe ai që e var një edeah (lloj hajmalie), mos i dhëntë qetësi e rehati!” Shënon Ahmedi, Hakimi, i cili e konsideron si të saktë dhe me të pajtohet edhe Dhehebiu.

Për më gjerësisht shih:
 
 
 
 
 Disa fjalë rreth hajmalive
 
Hajmali quhen ato që varen në qafë, mjete bartëse, shtëpi apo diku tjetër për të sjellë dobi apo shmangur dëm, qofshin ato nga Kurani, nga penjtë, rruazat, guralecët e të tjerë.

Emërtime të tjera të hajmalive:

1.    Huruz, ato që ruajnë.

2.    Huxhub, ato që mbrojnë.

3.    Teaik, ato që varen.

4.    Uedeah, ato që sjellin rehati e pushim.

Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Ai e cili e varë një hajmali mos ia plotësoftë Allahu atë për të cilën e ka varur dhe ai që e varë një edeah mos i dhëntë qetësi e rehati!” (Transmeton Ahmedi, Hakimi, i cili e konsideron si të saktë dhe me të pajtohet edhe Dhehebiu)

Shkaqet e ndalimit të tyre

1.    Varësia e zemrës me dikë tjetër përveç Allahut.

2.    Ato nuk janë as shkaqe islame e as të natyrshme (të dukshme) që ndihmojnë, e bindja se ato janë shkaqe është ligjësim me Allahun dhe kundërshtim në krijimin dhe urdhërin e Tij.

3.    Ato i hapin njeriut dyert e bestytnive dhe e shpien drejt shirkut.

4.    Janë shkak i humbjes, pasi ai që lidhet me diçka do t’i mbështetet atij.

A janë hajmalitë prej shirkut të vogël apo të madh?

1.    Nëse hajmalia është idhull, lexim (rukje) e idhujtarëve apo kryq, atëherë ky është shirk i madh, pa dyshim.

2.    Nëse është prej penjëve, rruazave e të ngjashme e mbëshetet në to plotësisht dhe bindet se ato ndikojnë të pavarura, ky gjithashtu është shirk i madh.

3.    Nëse është prej penjëve, rruazave e të ngjashme dhe beson se ato janë vetëm shkaqe e nuk mbëshetet në to plotësisht, ky është shirk i vogël.

Dispozita për hajmalitë në të cilat gjenden pjesë nga Kurani apo Suneti

Mendimi më i saktë është se nuk lejohen për shkaqet e mëposhtme:

1.    Për t’i mbyllur rrugët që shpien në shirk.

2.    Për shak se ndalesa për hajmalitë është e përgjithshme.

3.    Ndoshta kjo shpie në përbuzjen e Kuranit dhe lutjeve pejgamberike. Kjo duket duke i hyrë me to në bano dhe duke ia eksponuar ato ndyrësirave.

4.    Është shkak që keqbërësit shkruajnë një ajet, sure apo bismilahin e më poshtë shënojnë simbole djallëzore dhe fjalë ndihmëkërkuese me karakter idhujtar.

5.    Ndoshta bëhet shkak që të lihet anash Kurani dhe (duaja) lutjet dhe mjaftohen me atë që është varur.

Shembuj të hajmalive prezente

1.    Ajo e cila u varet fëmijëve nga frika prej të marrurit mësysh.

2.    Atë që e marin disa gra dhe e vendosin në domat e tyre apo nën jastëqet e tyre për t’u mbrojtur prej të marrurit mësysh, shqetësimit, apo për të sjellë dashurinë e burrit e të ngjashme.

3.    Ajo e cila njihet si unaza e fejesës, pasi përveç asaj që ajo është e marrur nga të krishterët ajo gjithashtu mund të jetë prej shtigjeve të shirkut kur besohet se ajo është që bashkon emrat e dy të martuarve.

4.    Vizatimet që varen në vetura, rruaza e të ngjashme për të larguar syrin e keq.

5.    Ajo e cila njihet te futbollistët, të cilët e vendosin te parakrahu  një nbështjellëse të caktuar ose e varin nëpër dritare, duke pretenduar se kjo ua sjell fitoren. Bile, ndoshta ajo që varet përmban ajete nga Kurani  dhe ata vendosin nën këpucët e tyre.

Përktheu: Driton Lekaj

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 1293 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024