E diel, 22/12/2024, 17:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Jam zhytur në dashurinë e tij
Pyetja:

Selam alejkum!
Jam një vajzë 18-vjeçare dhe në këtë kohë unë vendosa që të jem me një djalë dhe i tregova gjithë familjes. Isha në fillim në marrëdhënie shumë të mira me të, çdo natë e lusja Zotin që të na shpinte drejt së mirës, por pas 4 muajsh, edhe pse e dinte gjithë familja, atij përnjëherë iu ndërrua mendja dhe u largua nga unë, ndërsa unë isha tepër e mërzitur. Rashë në depresion, por nuk u ndala duke e lutur Zotin, po ai assesi nuk pendohet dhe nuk e heq zemërimin, ndërsa unë jam zhytur në dashurinë e tij. Nuk mundem në asnjë moment ta ndaj nga mendja. Më këshilloni ju lutem çfarë të bëj si t’ia largoj hidhërimin?
 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Motër e nderuar, ju përshëndesim dhe ju urojmë mirëseardhje në faqen tonë dhe tuajën. Gjithashtu ju falënderojmë për besimin që keni te ne. Më pastaj më lejoni që t`ju pyes një pyetje, të cilës do të kisha pasur dëshirë që t`ia jepni përgjigjen vetë, duke menduar mirë.

A hidhërohet Allahu i Lartësuar kur robi (njeriu) nuk i përfill ndalesat (haramet) e Tij? Ose me fjalë të tjera, cili mund të jetë raporti mes Krijuesit (Zotit) dhe krijesës (njeriut) kur krijesa i tejkalon kufijtë, është neglizhente ndaj urdhrave të Allahut të Lartësuar dhe nuk ua vë veshin dispozitave të cilave duhet t`u përmbahet? Dhe në këtë rast, kur njeriu është i shpërfillshëm, a do t’i përgjigjet Zoti kërkesës së lutësit?

Është e vërtetë se Zoti i Gjithëfuqishëm në Kuran thotë: “Më thirrni Mua (pra luteni Allahun), Unë ju përgjigjem,” (Gafir, 60), por kjo a ka të bëjë me çdo njeri i cili vetëm bën lutje apo ka të bëjë me ata që e njohin dhe i luten Zotit të tyre në lehtësi e në vështirësi dhe që mundohen t’u përmbahen ligjeve të Tij dhe të largohen nga gjërat të cilat i ka ndaluar?

Duke pasur parasysh këtë që cekëm më lart, motër e nderuar, themi se ju katër muaj jeni shoqëruar me një djalë të moshës suaj dhe së bashku me të keni dalë, keni kaluar kohë, madje edhe ndoshta jeni vetmuar dhe tani pas kësaj, problemi te ju nuk qëndron në atë që të bëni pyetje se vallë kjo që kam vepruar deri tani a ishte e drejtë apo edhe të pyesni e të interesoheni se si është qëndrimi islam ndaj këtij veprimi që kam bërë, por ju pyesni se pse nuk po më mundësohet që ende të vazhdoj në atë që kam qenë më herët.

Prandaj, motër e nderuar, së pari të këshilloj që ta verifikosh veten në sjelljet që janë manifestuar nga ti, të kuptosh se ai lloj kontakti nuk ishte sipas dispozitave islame, të pendohesh dhe t’i kthehesh Krijuesit tënd në Dorën e të Cilit janë të gjitha çështjet. Pastaj të jesh më largpamëse për veten dhe ardhmërinë tënde dhe të mos lejosh që shejtani të vazhdojë të luajë me mendjen tënde, duke të bërë vesvese në atë që ndien ndaj personit i cili të ka lënë, e kështu me radhë.

Gjithashtu ndalu edhe mendo pakëz se sa ishte i sinqertë ai djalë në atë lidhje të ndaluar që e keni krijuar, ndoshta qëllimi i tij ishte vetëm zbavitja, shfrytëzimi dhe në fund ikja.

Sido që të jetë, problemin e raporteve jashtëmartesore në mes mashkullit dhe femrës e kemi trajtuar në disa përgjigje tjera, gjithashtu e kemi sqaruar edhe formën e qëlluar se si duhet vepruar një i ri respektivisht një e re në rast se dëshiron ta gjej partnerin e jetës së tij.

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 1386 | Komentet: 5 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 5
5 lola berisha  
0
selam alejkum!
si e vogel kam shku ne gjami kam lexu kuran dhe e di qka osht isalmi pas nje kohe e harrova namazin kuranin te gjitha qka lidhet me islam nuk kam vullnet kurgjoo edhe un si gjdo femer u lidha me nje djal po nuk me zgjati me shum se 7 dit diten e 7 perfunduam dhe u ndam pa arsye . me njerzt e dashur me ndoll shum te perlahem nuk e di psee? me familje ndoll te perlaheem po me shum me nanen ndol qe edhe i kthej dor po nuk e di pse mas 1 ore kalon koha un pendohna psee ? e kisha pas qef mendimin e juv pse po me ndollin kto sene mua ?

3 ina  
0
esselamu alejkum desha tju bej nje pyetje....a prishet abdesti nese e lan nevojen e foshnjesl?

4 Argjendi  
0
jo moter abdesi nuk prishet mirepo duhet me i pastru duart edhe abdesi o ne rregull

1 genta  
0
eselajm alejkum kam nje pyejet nena ime sa her fillon te merr abdes fillojn i pikojn hundet gjak ose gjat namazit ather qfar duhet te beje a ta vazhdoj namazin a po jo

2 Argjendi  
0
Sipas medhhebit Hanefi gjaku konsiderohet papasterti dhe aresye me te cilen prishet abdesi
Ne kete rast nena juaj duhet te pres deri para hyrjes se kohes te namazit tjeter duke marr abdes e nese gjat kesaj periudhe kohore i paraqitet i njejti problem atehet merr abdes dhe e fal namazin ne ate gjendje sepse llogaritet person me justifikim, ne namazet tjera nuk ka nevoj te pres kaq gjat por vetem merr abdes dhe falet gjithashtu te cek edhe kete se me nji abdes te till mund ta fal vetem nji namaz farz e jo me nji abdes te till me fal psh drek e ikindi por vetem nji namaz e per namazin tjeter merr abdes perseri
Allahu e di me se miri

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024