E diel, 22/12/2024, 17:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Nuk mund të largohem nga dëgjimi i muzikës
Pyetja:

Allahu ju shpërbleftë për punën që po bëni. Kam 6 muaj prej kur kam filluar të falem dhe i fal rregullisht të gjitha kohët e namazit, por assesi nuk mund të largohem nga dëgjimi i muzikës dhe a mund të dënohem për këtë në Ditën e Gjykimit. Jam gati 15-vjeçar.


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i nderuar, fillimisht dëshirojmë t`ju bëjmë me dije se për muslimanin që kryen ndonjë ndalesë të caktuar nuk është e drejtë e jona që ta gjykojmë atë prerazi se do të dënohet ose nuk do të dënohet. Kurani na mëson se personi mëkatar i kanoset rrezikut të dënimit dhe ne frikohemi për të se do t’i nënshtrohet dënimit, por nuk lejohet që të deklarojmë prerazi se ky do të dënohet, respektivisht nuk do të dënohet, pasi kjo punë është vetëm në dijen e Allahut dhe Ai kë do e dënon dhe kë do e fal. Prandaj, pa u zgjeruar në këtë më shumë, ju këshillojmë që të mos dorëzoheni në mundin që po jepni që të largoheni nga dëgjimi i muzikës, pasi nëse dorëzoheni, atëherë dijeni se keni humbur betejën me shejtanin dhe tani ai është duke festuar fitoren. Ju rekomandojmë që të lexoni më shumë për mirësitë e mirëfillta dhe lumturinë e vërtetë së cilës i gëzohet besimtari i sinqertë dhe të mos merreni me kënaqësitë mashtruese me të cilat preokupohen njerëzit e tjerë. Gjithashtu ju porosisim që të zgjidhni shoqëri të pastër, që i përmbahet mësimeve islame dhe të largoheni nga shokët me të cilët jeni shoqëruar më herët, pasi me ta është vështirë t’i harroni shprehitë e vjetra.

Lus Allahun e Lartësuar që të ta mundësojë kryerjen e veprave të mira, lënien e mëkateve dhe fund të mirë. Amin!


Alaudin Abazi

 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 2155 | Komentet: 4 | Ranguar: 4.7/6
Gjithsejt komente: 4
4 besi  
0
e selamu alejkum kisha me te tha ty ''ardit''qe per at djaloshin 15 vjeqar qe ka ber pyetje mendoj se i esht dhen nje pergjegjje shum e mir se si te jet njeriu 15 si 50 vjet nuk ka lidhje bile ma mir esht ti ndaloj mekatet qysh ne fillim nese mundet sa te jet i ri me kuptu te verteten selam alejkum

3 ardit  
0
ka shume pyetje qe jan me vend por disa sikur e kalojn kufirin nese nje 15vjecari i ndalohet te ndegjoj muzik apo te shoh tel. apo me punu me kompjutera ajo eshte haram se e sakaton nje person duke ja ndalu shum gjera prej ku mund te mesoj dicka apo ku mund te relaksohet me nje muzik te lehte-.Pergjigja me e mir do te ishte sikur me i than gezohemi shum qe jemi duke lexuar se nje 15vjecar ka filluar me fal namazin e me i dhan vullnet me vazhdu ju keshtu mundoheni me i frigu njerezit duke u then se cdo gje eshte haram.Sikur ta kishte shkruar nje 50vjecar e kisha kuptuar por ai eshte nje femij keni pak kujdes kur i jepni pergjigjet

2 LONI  
0
Es selamu alejkum Allahu ta shperlbleft punen qe po ben me ndihmesen qe po na jep
me Profesion jam Ekonomist dhe punoj ne administrate jam 24 vjec po lexoj shume ne lidhje me dijen
islame ,xhuma per xhuma shkoj ne xhami ,kur kam mundesi fal namaze ne xhami.
une kam disa pyetje

1-mjekra eshte obligim ne fene islame apo jo sepse une qysh kur kam filluar te fal Namaz nuk kam vene brisk por vetem makine e shkurtoj eshte mekat

2-eshte obligim qe pantollonat duhen shkurtuar deri ne tek zogu i kembes , sepse duhen marre parasysh eshe rredhanat e punes qe kryej nese do te lija mjeker dhe do te shkurtoja pantollonat me 100% nuk do te jem ne pune sepse paragjykohemi shume !

3- ne familje e dhe ne rredhin shoqeror dhe familjar po me perbuzin shume dhe po mundohem qe te mos bjer ne sy shume duke fal namaz ! si mund ta kaloj ket problem

4-dhe problemi im kryesor eshte qe ndonjeher mund te luaj ndonje skedene bastesh si mund ta heq kere ves te keq ,kam hequr alkoolin ,kam heqyr gjithcka qe eshte mekat ne fene islame ,por mund te luaj ndonje shume te vogel skedine si mund ta heq

inshalla marr pergjigjje nga ana jote


1 adelina  
0
kur te falim namazin,a duhet gjithmone me than eudhu besmelen me elham apo vetem ne rekatine pare qe shkojne bashke te dyjat.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024