E diel, 22/12/2024, 19:03
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A duhet ta shpaguaj zotimin?
Pyetja:

Eselamu alejkum! Fillimisht ju përshëndes dhe ju uroj për punën e mirë që bëni, Allahu ju shpërbleftë.
Kam një pyetje, e cila është ndoshta pak e komplikuar, por shpresoj që do të mund të kuptoni dhe të më jepni një përgjigje rreth saj.
A duhet ta shpaguaj zotimin?
Një ditë me disa vëllezër ishim duke shkuar për të falur një nga namazet e ditës. Para se të fillojmë namazin, një vëlla më tha që të dilja unë ta falja namazin, mirëpo unë sepse isha i lodhur dhe për disa arsye të tjera, këmbëngula të mos dal imam, madje edhe duke u zotu se “Vallahi nuk dal”. Për një kohë të shkurtër që kemi qëndruar aty para se ta fillojmë namazin, unë harroj zotimin që bëra dhe lidhem në namaz si imam. Gjatë namazit më bie ndërmend zotimi dhe nuk e kam parë të arsyeshme që ta ndërpres namazin. Nëse keni mundësi një përgjigje në lidhje me këtë pyetje, se a duhet ta shpaguaj këtë zotim.


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari, ju bëjmë me dije se duhet të kemi kujdes që të mos e bëjmë praktikë dhe përditshmëri betimin për çdo gjë. Allahu i Lartmadhëruar e qorton këtë shprehi dhe nuk e do. Ai thotë: “Mos e respekto askënd që betohet shumë dhe është i poshtër!” (Kalem, 10)

Fatkeqësisht te shumë muslimanë është bërë shprehi që të betohen rreth gjërave më të thjeshta dhe të panevojshme, posaçërisht nëse është fjala për kryerjen e veprave të mira, fisnikëri, respekt, mirësi, etj. Kjo aludon për dobësinë e besimit të tyre dhe mos respektimin e Allahut të Plotfuqishëm. Është e nevojshme që besimtari ta madhërojë dhe respektojë Krijuesin e tij e jo ta bëjë Atë peng për çdo bisedë dhe çdo marrëdhënie me të tjerët. Allahu i Lartësuar thotë: “E mos e bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di” (Bekare, 224).

Pas këtij sqarimi të domosdoshëm, që ta largojmë nga vetja këtë praktikë jo të lavdëruar, themi se jo çdo betim nënkupton se duhet të kompensohet (të bëhet kefaret). Me fjalë të tjera, betimi të cilin njeriu e bën pa qëllim dhe vetëm pse i është mësuar goja, nuk e obligon atë që të bëjë kefaret për të.

Ibën Haxheri në librin e tij “Bulugul Meram” në kapitullin e betimeve dhe zotimeve përmend një transmetim në lidhje me ajetin: “Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë.” (Suretu Bekare, 225). Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, rreth komentimit të këtij ajeti thotë: “Kjo është kur njeriu thotë: “Jo vallahi! Po vallahi!”(Shënon Buhariu). Pra, është fjala për praktikën e disa njerëzve që pa dyshim e teprojnë. Nëse i thotë dikush: “Eja të shkojmë të pimë çaj ose të hamë bukë”, ai të thotë: “Jo, vallahi nuk mundem”, pastaj shkon. Për këtë nuk ka nevojë kefaret dhe ajeti i sipërpërmendur ka të bëjë me këto raste ashtu siç e komentoi Aisheja. Ky betim quhet “jeminul legvi”, betim i anuluar.

Duke pasur parasysh këto që përmendëm, themi se betimi juaj në këtë rast është betim i anuluar dhe nuk e keni obligim kefaretin (kompensim). Allahu e di më së miri!

 


Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 541 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024