E diel, 22/12/2024, 12:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Kam filluar të falem pa dijen e familjes
Pyetja:

Jam studente dhe po vazhdoj studimet dhe kisha dëshirë të falesha, po të familjes më këshilluan që t’i mbaroj studimet e pastaj do kem kohë mjaft. Po unë kam filluar të falem pa dijen e tyre. Do të doja të dija se mos është gabim që po veproj në këtë mënyrë, mos po hyj në gjynah që po falem fshehurazi.


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Motër e nderuar, jo nuk keni kurrfarë gjynahu, përkundrazi, do të shpërbleheni që keni filluar të faleni, por njëkohësisht informojeni familjen tuaj se është e mundshme që njeriu të studiojë dhe të falet. Dhe nëse hasni në pengesa nga familja, atëherë kërkoni nga ata që t’ju garantojnë se do të jeni gjallë derisa të përfundoni studimet, në mënyrë që t’i dëgjoni sugjerimet e tyre. E, nëse jo, atëherë mos i dëgjoni ata, sepse nuk respektohet krijesa nëse kundërshton urdhrat e Krijuesit. Nga pyetja që keni bërë, më bëni me dije gjithashtu se jeni një fillestare dhe se keni bërë mirë që keni vendosur të faleni, por duhet të hulumtoni më tepër rreth fesë islame dhe dispozitave të saj. Ju do të bindeni në një gjë shumë të rëndësishme, e ajo është se ajo që është obliguar për njeriun ne ketë botë është në të mirën e tij dhe ajo që është e ndaluar është në të keqën e tij, prandaj nuk duhet të hamendemi të paktën ne muslimanët.
Allahu e di më së miri.

 

Fatmir Raçi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 945 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 alltune  
0
edhe un jam duke e vepruer te njejten gje po falem fshehurazi

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024