E martë, 23/04/2024, 09:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Arti Islame

Tipologjia sipas shtrirjes gjeografike
 

 


Arti dhe arkitektura islame përfshin territoret e Lindjes së Mesme, Afrikën Veriore, Indinë Veriore dhe Spanjën që ranë nën kontrollin e muslimanëve qysh në fillimin e shekullit VII.  Më pas Islami pati një përhapje të gjerë edhe në Kinë, Filipine dhe në gadishullin e Indokinës, Malajzi e ishujt e Indonezisë. Arti Islam karakterizohet në përgjithësi nga mungesa e paraqitjes figurative të krijesave të gjalla. Kjo karakteristikë njihet nën emërtimin anikonizëm që vjen nga greqishtja an - mungesë + ikona - pamje + izëm. Refuzimi i paraqitjes së figurave njerëzore dhe të kafshëve e ka rrënjën e saj në mësimet e Profetit Muhamed a.s. themeluesi i Islamit. Ndjekësit e parë të Muhamedit a.s. vinin nga të gjitha anët e Gadishullit Arabik dhe nuk kishin tradita vendase të krahasueshme me ato të mbretërive që i pushtuan njëra pas tjetrës, prej të cilave morën edhe pikënisjen. Me përhapjen e Islamit, format e tij të artit u zhvilluan të modifikuara edhe nga kushtet klimaterike dhe materialet e përdorshme në vendet e fituara, duke përthithur dhe duke përshtatur stilet artistike vendase. Motivet e një zone shumë shpejt u bënë universale për botën e gjerë islamike. Arti Islamik kështu mori nga shumë burime, sidomos nga Persia para-islamike, nga e cila mori ornamentet, dekoracionet dhe nga arkitektura e saj. Stilet e Azisë Qendrore u sollën nga inkursionet e mongolëve dhe të turqve. Ndërsa influenca kineze pati një efekt formatues në pikturën islamike, poçerinë dhe tekstilet. Po të shihen me vëmendje ndërtimet e Afrikës Veriore shihet një ndikim i madh nga arkitektura egjiptiane porse po të hyjmë më thellë në kontinentin afrikan në Mali, Burkina Faso e Nigeri do të shohim një ndryshim rrënjësor dhe kalimin në një arkitekturë tërheqëse primitive por shumë interesante nga pikëpamja ndërtimore, duke krijuar kështu një areal më vete. Elementet e përbashkëta në të gjithë këto zona dhe gjatë të gjithë kohërave në ndërtimet e xhamive janë drejtimi gjeografik nga Qabja, mihrabi, minareja, kaligrafia për zbukurim, oborret e jashtme ose të brendshme të pajisura me çezmat për të marrë abdes[4]. Një karakteristikë, e veçantë për metropolet e mëdha ishin komplekset e mëdha arkitektonike ku në qendër kishin xhaminë, mensa për të varfërit, spitale, kitabhanet dhe medresetë (biblioteka dhe shkolla). Ndërsa të veçantat e këtyre ndërtimeve shihen në materialet e përdorura për ndërtim që i kanë dhënë edhe natyrshmërinë dhe unicitetin sipas zonave gjeografike e duke shfaqur kështu tipologji të veçanta. Në Afrikën Veriore mbizotëron tulla e pjekur në diell dhe duke zbritur më poshtë në Mali dhe Burkina Faso shihen ndërtime me baltë unike e ndërthurur, për ta përforcuar murin, me hunj që dalin jashtë faqes së murit dhe duke i dhënë ndërtimit nga pamja e jashtme, një tërheqje të veçantë. Muret janë shumë të larta dhe ndërtesa nuk ka çati për shkak të reshjeve të pakëta në këto zona. Ndërsa ndërtimet me tullë të pjekur shfaqen në Spanjë shumë herët dhe ndërtimet me gur të skalitur shfaqen në zonat malore. Në zonat fushore shfaqen ndërtimet me qerpiç (tulla balte të thara në diell), këtu hyjnë edhe ndërtimet e Shqipërisë së Mesme. Për herë të parë minarja shfaqet në Tunizi dhe nëpërmjet osmanëve përhapet në të gjithë botën islame.
Kategori: Arti Islame | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 1208 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024