E mërkurë, 18/09/2019, 17:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Arti Islame

Minareja

 





Fjala “minare” rrjedh nga arabishtja “al-manarah”, dhe ka kuptimin e kullës që ka një dritë, dmth, far ndriçues. Karakteristikë e kullës së xhamisë, është se ka një tarracë afër majës nga ku myezini i fton besimtarët në falje dhe që quhet “al-ma’zanah”; dmth vendi nga ku thirret ezani (thirrja për falje) prej myezinit. Minaret u futën në shek. VII, me formë baze katrore, tip që më pas pati përhapje edhe në zonat e Maghrebit e në Andaluzi. Në qendër të tarracës ngrihej një tjetër kullëz, edhe ajo në formë katrore me një mbulojë në formë piramidale ose gjysëmsferike. Një nga supozimet që i dha jetën më pas minares, është se ato fillimisht patën funksionin praktik të kullës së rojes, duke patur pozitën dominuese në qytet dhe më pas u shfrytëzuan për thirrjen e ezanit. Në mes të viteve 1100 dhe 1200 shfaqet për herë të parë minareja cilindrike me bazë rrethore. Në perandorinë otomane minareja cilindrike merr një zhvillim më të madh me majën shpuese në formë koni. Interesante janë edhe dy ekzemplare minaresh me shkallë spirale nga jashtë, nga të cilat më imponuesja gjendet në Samara, Irak dhe tjetra në xhaminë e Ibn Tulunit në Kairo. Minaret zakonisht ndërtohen edhe dyshe por ka raste që edhe më tepër se dy, që vendosen në të dy krahët e derës për të theksuar më tepër pamjen e xhamisë.

 

Kategori: Arti Islame | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 633 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2019