E shtunë, 20/04/2024, 13:26
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Arti Islame

Zbukurimet floreale dhe format gjeometrike

 



Në Perëndim njihen edhe nën emërtimin arabeska. Ky term zakonisht i mvishet vizatimeve me modele shumë të përpunuara dhe të pasura me imtësi. Kur përmendet ky emërtim nga perëndimorët, ai nënkupton gjedhet, modelet e përdorura nga arabët dhe maurët në ndërtesat e tyre private si dhe ato të kultit. Në fakt është një shprehje tipike e artit musliman që përfshin jo vetëm botën arabe, por të gjithë botën ku Islami ka zënë vend dhe që ka pasur ndikime të ndjeshme. Arabeska është me të dyja format e saj, gjeometrike dhe bimore.

Përdorimi i formave bimore dhe atyre gjeometrike, prej artistëve muslimanë në artin e tyre, u kushtëzua edhe prej ndalimit nga Islami i imitimit të krijesave të gjalla dhe atyre antropomorfe në veçanti. Natyrisht ky ndalim bëri që artistët të kalojnë nga format njerëzore, më pak tek ato të kafshëve, në ato florealet dhe gjeometriket si më të preferueshmet brenda mjedisit të xhamisë. Kritikët perëndimorë të artit e përshkruajnë zbukurimin floreal të muslimanëve si një mungesë konvencionale të efektit të rritjes dhe të krijimit. Ajo që të shtyn më tepër në këtë, janë rrethanat natyrore me të cilat karakterizohet pjesa më e madhe e vendeve muslimane, ku bimësia në më të shumtën e rasteve mungon, si psh, Afrika Veriore, Arabia etj. Megjithatë nuk mundesh që t’i përjashtosh këtu konceptet fetare, të cilat kanë luajtur një rol të dorës së parë në jetën e muslimanëve në përgjithësi. Zbukurimet floreale më të hershme gjenden në Xhaminë e Shkëmbit (Kubetu Sakhra) në Jeruzalem (Kuds) dhe mendohet që të jenë punime të artistëve sirianë dhe koptë (egjiptas). Porse në disa vende i gjejmë të kombinuara elementet floreale me ato katërkëndore, rrethore dhe me kurba të ndryshme.

Elementi i dytë themelor në artin islam janë shabllonet gjeometrike. Arsyet për përdorimin e tyre, janë dy: E para është popullariteti i formave abstrakte që njëkohësisht janë edhe alternativë zëvendësuese e formave të gjalla që janë të ndaluara. Kjo gjë u favorizua veçanërisht në xhamitë, edhe për faktin se nxisin shpirtin e meditimit në të kundërt me format e gjalla e antropomorfe që të kujtojnë dhe të drejtojnë për nga ana materiale e botës dhe jo nga mrekullia e krijimit të kësaj bote nga Zoti. Faktori i dytë për përhapjen e këtij tipi arti është zhvillimi dhe popullariteti i shkencës së gjeometrisë në Botën Muslimane, në atë kohë nëpërmjet figurave të shquara që bënë epokë. Është më se e qartë dhe e dukshme se zhvillimin më të madh dhe pranimi i gjerë i këtij arti i detyrohet muslimanëve, megjithatë shumë studiues debatojnë për origjinën e tij. Fakte të qarta të zbukurimeve gjeometrike gjenden në qytetërimin e krijuar nga egjiptianët antikë, po ashtu edhe në Mesopotaminë e lashtë, Persi, Siri dhe Indi. Zbukurimi me format yjore është përdorur gjerësisht nga koptët e Egjiptit, porse muslimanët mbeten mjeshtrat e këtyre punimeve. Ajo çka vihet re lehtësisht në këtë lloj arti, është se artistit i duhet një njohje e mirë në gjeometrinë praktike për të realizuar një gjedhe origjinale si dhe në aplikimin e vizatimit teknik. Pra, atij që e studion këtë lloj arti vëren se për të arritur në një gjedhe origjinale më parë i duhet të ushtrohet për një kohë të gjatë me këto lloj punimesh. Si përfundim për këtë çështje do të thonim se ky lloj arti e ndihmon meditimin e individit gjatë soditjes dhe qëndrimit në xhami, pa e shqetësuar aspak dhe njëkohësisht duke mos pasur, as fillim, as fund kërkon të përçojë te njeriu idenë e paskajshmërisë dhe të pafundësisë që inspirohet nga ajeti kuranor: “Ai është i pari që s’ka fillim dhe i fundit që s’ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi dhe ai është më i dijshmi për çdo gjë” (Hadidë, 3).

Kategori: Arti Islame | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 1328 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024