E shtunë, 21/12/2024, 17:41
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Arti Islame

Ndërtimet sociale

 

Të rëndësishme ndërmjet formave të ndryshme të arkitekturës islamike janë pallatet, karvansarajet, hanet, hamamet dhe qytetet, planet e përpunuara të të cilëve tregojnë kujdesin për të pasur sa më shumë ujë dhe për t’u ruajtur nga të nxehtit. Një tip i tretë ndërtese janë mauzoleumet ose siç njihen gjerësisht tyrbet. Të gjitha këto struktura, fetare dhe shekullare, janë pjesë e veçorive organike dhe dekorative. Janë pikërisht ndërtimet e ndryshme sociale që i dhanë jetë fytyrës së qytetit islamik ose të ashtuquajturit oriental. Me një xhami të madhe në qendër, hamamin (banjo publike), imaretet[13], administratën publike, vakëfet, çezmat apo krojet publike për të shuar etjen e kalimtarëve, në shekujt e fundit shfaqet edhe kulla e sahatit ose sahatkulla. Spitalet janë një nga arritjet më të mëdha të Shoqërisë Islame Mesjetare. Spitalet islamike shërbenin për qëllime të ndryshme: si qendër trajtimi shëndetësor, shtëpi pushimi për ata që shtroheshin nga sëmundjet dhe aksidentet, azil për të çmendurit, dhe si shtëpi pushimi që jepte ndihmën kryesore për të moshuarit e shëndetligjtë, të cilëve iu mungonte familja që të kujdesej për to. Të gjithë spitalet në vendet islamike janë të financuara nga të ardhurat e trashëguara nga besimtarë të devotshëm të quajtuar vakfe. Pjesë tjetër e ndërtimeve sociale, karakteristikë e qytetit islamik, ishte edhe pazari ku përqëndrohej veprimtaria tregëtare e qytetit ose edhe bezistanet që ishte një formë më e zhvilluar e pazarit të profilizuar oriental Në bezistanet përqëndroheshin tregëtarët e mëdhenj dhe kryheshin veprime që i përkasin shkëmbimit monetar. Ato zakonisht ndërtoheshin në qytetet e mëdha dhe zakonisht nga feudalët e mëdhenj.

 

Hamami (Banja)


Në të gjitha qytetet islamike e gjen edhe hamamin, si një shenjë dalluese e këtij qytetërimi. Islami i kushton një vëmendje të veçantë pastërtisë trupore sidomos në çaste të veçanta. Banjot publike hasen edhe në qytetërime të tjera më të hershme, si në lindje te kinezët po ashtu edhe në perëndim te romakët. Hamamin ose banjën publike e gjen si një ndërtesë të veçantë dhe funksionale në të gjitha qytetet muslimane, që sipas madhësisë, mund të kishin edhe më shumë se dy hamame (në rast se qyteti kishte dy ose më tepër hamame, njëri përdorohej vetëm nga gratë), por edhe në ndërtimet private. Përdorimi i hamameve bëhej me radhë, fillimisht përdorohej nga burrat e më pas nga gratë (fëmijët meshkuj pa mbërritur moshën madhore futeshin së bashku me gratë). Të lahesh në hamam nuk është thjesht një procedurë pastrimi fizik, por në më të shumtën e rasteve është edhe një akt përkushtimi. Pastërtia dhe kujdesi për trupin në shoqërinë islamike janë të rregulluara nga norma që i përkasin jetës së përditshme, me veprimet e saj të zakonshme të pastërtisë dhe që disiplinojnë më tutje hapësirën e pastrimit që përbëhet nga banjot. T’i drejtoheshe hamamit dhe të laheshe i tëri, bëhej e detyrueshme qoftë në rrethana të jashtëzakonshme, si në rastin e përgatitjes për t’u martuar, si edhe në rrethana të zakonshme pas menstruacioneve apo marrëdhënieve seksuale (gusul[16]). Struktura arkitektonike e hamamit, në elementet e saj më të thjeshta, përbëhet nga një sallë pushimi apo veshjeje, në një tjetër dhomë të freskët, ku bëhen kontaktet e para dhe të fundit me ujin e freskët, në një sallë qendrore më të ngrohtë, në të cilën është e mundshme të rrish më gjatë dhe me një sallë të mbrame në fund, ku avulli nxit djersitjen dhe në të cilën duhet të veshësh pantofla për të mos djegur këmbët. Në anët e kësaj salle, në vende më pak të nxehta, frekuentuesit e hamamit përgatiteshin për larjen e kokës, masazhin etj[17]. Ndërsa në shtëpitë private, hamamet i gjeje brenda shtëpisë dhe komunikohej vetëm nëpërmjet dhomës së gjumit, ku flenin çiftet e martuara, të cilët merrnin gusul menjëherë pasi kishin kryer marrëdhëniet seksuale. Në këtë pjesë të shtëpisë, hamami përdorej vetëm për të kryer larjen dhe në ndryshim nga ditët e sotme, nuk kryheshin nevojat e tjera, madje kanë qenë xhelozisht të ndara. Brenda hamamit kishte një lambik të madh, gryka e të cilit kalonte nëpërmjet një mangalli me prush që e nxehte ujin me të cilin do të laheshe. Nuk ka qytet që të mos gjeje hamamet, gjithashtu edhe në të gjitha trojet shqiptare[18]. Shumë domethënëse është edhe historia e fillimeve të Tiranës si qytet, kur Sulejman Pashë Bargjini (Mulleti) që njihet si themeluesi i saj, ndërtoi xhaminë që mbante emrin e tij, hamamin dhe furrën e bukës[19]. Pra, tre elemente themelore për qytetërimin, xhamia si vendadhurimi që i mbledh njerëzit në një vend, hamami si simbol i pastërtisë së detyrueshme, si dhe furra e bukës që u duhet njerëzve për t’u ushqyer. Kështu që hamami në arkitektonikën qytetare islame shihet si një element themelor qytetërues.

Kategori: Arti Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 1024 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024