E diel, 22/12/2024, 05:22
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Arti Islame

Qeramika

 



Një nga prodhimet e artit që ka lënë më shumë gjurmë në të gjithë artin botëror, është edhe qeramika. Tradita e qeramikës arabo-islamike rrjedh nga format antike dhe teknikat e përpunimit të Mesopotamisë dhe që pasurohet me kontributin e turqve, persianëve e kinezëve dhe që arrijnë deri në Mesdhe. Arti i glazurimit u përkrye gjatë shekujve derisa u prodhua rreth vitit 1000 një qeramikë e llustruar me reflekse metalike. Në shekullin XVI ndërtimi i xhamive në Stamboll kërkonte sasi të mëdha pllakash të smaltuara dhe për këtë u ndërtua fabrika në Iznik (Nikea e lashtë), pranë kryeqytetit. Ndër aplikimet në qeramikë qenë edhe ato të kaligrafisë arabe, një nga motivet më të dallueshme të artit islamik. Malaga dhe Almeria ishin dy qendrat më të mëdha të prodhimit dhe eksportimit të qeramikave në Spanjën (Andaluzinë) e shekullit XIII, drejt Egjiptit, Anglisë dhe Italisë. Në shekullin XV teknikat e qeramikës shtegtojnë nga ishulli i Majorkës (prej kësaj rrjedh termi majolika) për në Itali, e më pas drejt Evropës Veriore[20]. Pas shekullit XVI janë qeramikat turke dhe ato persiane që ndikojnë gjerësisht këtë art që ishte futur thellë edhe në prodhimet shtëpiake përveç atyre të zbukurimit.

Kategori: Arti Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 855 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024