Imazhe të bukura u shfaqën të mërkurën më 10 dhjetor në galerinë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë
Prishtinë, 10 dhjetor- Njëzet e tetë piktorë kanë ekspozuatr mbi 30 punime në ekspozitën " Ari islam", e cila u hap të mërkurën mbrëma në galerinë e Pallatit të Rinisë.
Organizuar nga Asociacioni për Kultuë, Edukim dhe Arsim (AKEA) , ky është edicioni i tretë i kësaj ekspozite. " Kjo Ekspozitë dallon për nga vlera, cilësia dhe teknika e paraqitjes se punimeve", ka thënë Bashkim Mehani, kryetar i AKEA-së.
Për kritikun Mustafa Ferizi autorët i janë qasur në mënyrë serioze konceptit dhe frymës së artit islam.
Juria treanëtareshe ( Naim Spahiu, Zeni Ballazhi dhe Arta Agani) kan ndarë edhe çmimet për punimet më të mira në këtë ekspozitë.
Qmimi i parë i është ndarë Bekim Korçës; i dyti- Uran Limanit; ndërsa i treti – Anton Krasniqit.
Ekspozita do të jetë e hapur deri me 14 dhjetor. G. Kurit ( Koha ditore)