E diel, 22/12/2024, 04:06
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Hutbe

Sheriati Islam dhe medhhebet

Sheriati Islam dhe medhhebet
 
Falënderimi dhe lavdërimi qoftë për All-llahun xh.sh. Sunduesin e botërave, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi zotriun tonë Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij gjerë në ditën e Gjykimit.

Të nderuar vëllezër xhemat!

Të gjithë muslimanët pajtohen se Kur'ani dhe Synneti janë burimi
kryesor i sheriatit Islam. Asnjëri nga dijetarët e hershëm e as të më vonshëm nuk kanë thënë se Synneti i Muhammedit s.a.v.s. nuk është i rëndësishëm. Disa dyshime të sotme përkitazi me Synnetin, janë mashtrime, janë të pa pranueshme dhe dalin jashtë rrugës së vërtetë.

Periudha e shpalljes së Kur'anit ka zgjatur 23 vjet, 13 vjet në Mekke dhe 10 vjet pasi ka kaluar në Medine, d.m.th. 2/3 e Kur'anit iu kanë shpallur Muhammedit s.a.v.s. sa ishte në Mekke, ndërsa 1/3 në Medine. Ajetet e Mekkes kanë dallim me ajetet e Medinës në bazë të specifikave të posaçme të cilat i parashtrojnë duke u dalluar me karakteristika të veçanta.

Ajetet e Kur'anit të cilat i janë shpallur Muhammedit s.a.v.s. në Mekke, kanë pasur për qëllim çështjen kryesore të besimit Islam, besimin në një të vetmin All-llah, ringjalljen etj. Pastaj përsosjen e moralit, pajisjen me sjellje të mira siç janë: drejtësia, bamirësia, dashuria ndaj prindërve, e në anën tjetër ndalimin nga sjelljet e këqija si: mbytja, zinaja (prostitucioni), arroganca, zilia, sjellja e keqe ndaj prindërve e tjera të ngjashme si këto.

Çështjet e ibadetit - adhurimet, ato u shtruan pak sa ishin në Mekke, p.sh. namazi dhe zekati ishin parashtruar në Mekke, por në një formë tjetër, e jo sikur e kemi ne sot. Si duket në Mekke ishin obligim dy namaze, në mëngjes dhe në mbrëmje, derisa ndodhi Israja dhe Mi'raxhi - para hixhretit. Madje në fillim nuk ishte themeluar shteti Islam, në Mekke nuk kishte nevojë as për legjislaturë të shkoqitur, prandaj Kur'ani ofronte aq sa kishte nevojë ajo periudhë.
Kur shkoi Muhammedi s.a.v.s. në Medine, themeloi shtetin Islam, ndaj nevojitej ligji, rregulloret për agjërim, haxh, luftë, faljen e pesë kohëve të namazit, caktimi i rekateve, përcaktimi i sasisë së zekatit dhe koha e tij, kategoria e njerëzve se cilit duhet dhënë etj. në anën tjetër ndalohen shumë dukuri negative - të këqija si: alkooli, bixhozi, kunorizimet e përkohshme etj.

Zhvillimi i ligjit nevojitej sepse do ta ndihmonte orientimin e jetës dhe mënyrën e veprimit.

Muhammedi s.a.v.s. ka marrë pjesë në themelimin e legjislaturës Islame, ishte e domosdoshme, sepse ajetet si ato të Mekkes dhe të Medinës, nuk i sqaronin në detaje ligjet dhe dispozitat, e Synneti i Muhammedit s.a.v.s. kishte për detyrë t'i zgjeroj dhe t'i zbërthej ato shprehje të përgjithësuara si p.sh. në Kur'an thuhet: " Fale namzin ". Por ky tekst Kur'anor nuk e shpjegon formën, kushtet dhe pjesët e namazit. Këtë na e ka shpjeguar Muhammedi s.a.v.s. " Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur ".

Këtë autorizim ia jep Muhammedit s.a.v.s. ajeti Kur'anor: "Ty ta zbritëm Kur'anin që t'ua shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre" .(Nahl 44)
Muhammedi s.a.v.s. ndërroi jetë, por edhe shokët e tij lanë një thesar të madh në legjislaturën Islame, duke dhënë përgjigje (fetva) në shumë çështje që paraqiteshin. Pra shokët e Muhammedit s.a.v.s. jepnin përgjigje duke u mbështetur në Kur'an dhe në Synnetin e Muhammedit s.a.v.s. pra nga ajo traditë që kishin parë me sytë e tyre dhe dëgjuar me vesh dhe që kishin përjetuar gjatë jetës së përbashkët me Muhammedin s.a.v.s. Ata e pasuruan ligjin Islam duke i vënë në praktikë thëniet dhe veprat e Muhamedit s.a.v.s. edhe në ato çështje që paraqiteshin rishtazi e që ishin të shumta ngase pas Pejgamberit a.s. muslimanëve iu shkoi përdore çlirimi i shumë shteteve dhe qyteteve si: në v.14 çlirohet Damasku, në v.17 tërë Siria, në v.20 Egjipti, në v.21 Persia - Irani, në v.56 muslimanët arrijnë në Samarkand- Uzbekistan, në v.93 e sundojnë Spanjën - Andaluzinë.

Ky zgjerim i shtetit Islam bëri që muslimanët të takohen me shumë zakone, shumë rregulla dhe ligje të llojllojshme, të cilat për muslimanët ishin të panjohura.

Pra kjo ishte një barrë e rëndë për dijetarët musliman sepse duhej të vinin rregulla dhe ligje të njëjta në tërë territorin e shtetit Islam.

Gjatë periudhës së zhvillimit të shtetit Islam, pra pas Muhammedit s.a.v.s. paraqitet ideja e mendimit të lirë të dijetarëve - ekspertëve të mprehtë të cilët kohë të gjatë kishin studiuar Kur'anin dhe hadithin dhe në bazë të tyre kanë vendosur ligj të ri për ndonjë çështje të caktuar.

Kjo ide në formë të përgjithshme quhet analogji - Kijas në ligjin Islam, por pas një hulumtimi të hollësishëm dhe të gjithanshëm të të gjitha rrethanave.
Për këtë kemi faktet ku as-habet më të njohur të Muhammedit s.a.v.s., të njohur si jurist, të cilët në interpretimin e ajeteve të Kur'anit dhe haditheve të Muhammedit s.a.v.s. gjenin rrugëdalje dhe merrnin vendim për ndonjë çështje sipas mendimit të lirë të tyre sipas analogjisë - krahasimit, Alia r.a. gjeti masën ndëshkuese për pijanecët, masë e cila nuk ishte cekur në Kur'an e as në hadith. Omeri r.a. e ndërpreu dhënien e zekatit disa personave - muel-lefetulkulub, për joshje në Islam.

Edhe Pejgamberi a.s. ka vepruar në disa raste sipas mendimit të tij të lirë si: vendosja e ushtrisë në Bedër, lirimi i robërve të zënë në Bedër, etj.
Praktika e përdorimit të mendimit të pavarur shkonte paralel me hadithin e

Muhammedit s.a.v.s., por përdorimi i mendimit të pavarur përmbante në vete një frikë dhe një përgjegjësi të madhe se mos po vjen gjer ke ndonjë gabim, mëkat - gjynah.

Pra vëllezër të nderuar nuk është lehtë me dhënë fetva sipas mendimit të lirë, e kush mendon se mundet le ta matë vehten a ka kapacitet sa Alia, Omeri, Muadhi etj.

Me kalimin e kohës lindin mendime rreth sheriatit Islam ngase një pjesë e dijetarëve duke u mbështetur në logjikën e shëndosh jepnin përgjigje, ndërsa pjesa tjetër ishte për t'iu përmbajtur saktë hadithit dhe kështu lindin medhhebet.
Për përfundim lusim All-llahun xh.sh. që t'i udhëzoi dijetarët tanë, mos të gabojnë në marrjen e vendimeve në mënyrë të pavarur dhe mos të përçahen, por të bashkohen.

Kategori: Hutbe | Shtuar nga: Argjendi (26/08/2009)
Klikime: 720 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024