E diel, 22/12/2024, 04:24
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Hutbe

Durimi

Durimi
 
Falënderimi i takon All-llahut të Madhërishëm, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Tek Ai kërkojmë strehim prej të këqijave tona. - Kë e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humbë dhe kë e humb Ai, nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se All-llahu është Një i Vetëm, pa ortak, nuk ka Zot tjetër përveç Tij, si dhe dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguar i Tij.

"O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! "
Ali Imran, 102

"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju."
En Nisa', 1

"O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh."
Ahzab, 70-71

All-llahu i Madhëruar i ka urdhëruar robërit e Tij të bashkëpunojnë për vepra të mira dhe për devotshmëri si dhe i ka ndaluar nga bashkëpunimi në gjynahe, duke thënë:

".Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë."
El Maide, 2

Nga çdo musliman e muslimane kudo qofshin kërkohet që ta bëjnë realitet këtë bashkëpunim, dhe t'i kushtojnë rëndësi të madhe, sepse me lejen e All-llahut, kjo gjë ndikon pozitivisht në përmirësimin e gjendjes së mbarë shoqërisë, duke marrë pjesë të gjithë së bashku në përmirësimin e saj dhe largimin e çdo të keqeje, duke e bërë të mundshme që çdo njëri të kuptojë rolin dhe përgjegjësisë të cilën e ka.
Për arritjen e këtyre rezultateve të mira në mëson sureja Asr-Koha, nga thesari i Kur'anit, e cila në vete përmbledh domethënie të madhe, duke përfshirë këtu këshillimin për të mirë i cili është bashkëpunimi në të mira dhe në devotshmëri. Pra, të fituarit dhe të suksesshmit janë ata të cilët posedojnë këto cilësi të përmendura në këtë kaptinë, e ata janë të shpëtuarit nga çdo humbje.

"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." El Asr 1 - 3.

Nga kjo kaptinë të cilën u munduam ta komentojmë që nga disa këshilla të së premteve të kaluara, nëpërmjët ajeteve dhe haditheve.
Shpjeguam për kohën, humbjen, besimin, punët e mira, të vërtetën, moralin dhe së fundi sot në pika të shkurtëra durimin, për të cilin lusim All-llahun që ky thesar i kësaj kaptine të ketë ndikuar në zemrat tona.

"Dhe ata që rekomandojnë njëri-tjetrin në durim"

Durimi (sabri) në kuptimin Islam, që në aq shumë vende Kur'ani e citon , nuk është asgjë tjetër pos qëndrueshmëri e patundur në luftën për të vërtetën dhe për mirësi të përgjithshme.
Pra durimi është qëndrim paqësor kundër gënjeshtres, të pavërtetës e të keqës dhe luftë e sakrificë për të mirën, të vërtetën dhe të drejtën. Kur'ani mbi të gjitha e çmon, e vlerëson dhe e porositë durimin, qëndrueshmërinë dhe gadishmërinë për sakrificë. Ai (sabri-durimi) këtë nuk e bën vetëm për atë që njerëzve t'i ofrojë mundësi për të fituar sevabe dhe fat për botën e ardhshme, por edhe për atë që të arrijnë lumturi dhe kënaqësi edhe në këtë jetë, e cila nuk mund të arrihet pa përpjekje, qëndrueshmëri dhe sakrifica. Durimi nuk ka tjetër kuptim pos qëndrueshmërisë dhe gadishmërisë për t'u ballafaquar me të gjitha sakrificat në punën dhe luftën e pandërprerë kundër çdo të keqeje të çfarëdo lloji, dhe si i tillë vjen në shprehje atëherë pasi të përdoren të gjitha mjetet materiale, mendore dhe trupore. Të thuash se jemi mbështetur në All-llahun e Madhërishëm duke i përbuzur dhe lënë anash këta faktorë që i theksuam nuk është mbështetje e vërtetë në ndihmën e All-llahut të Madhërishëm. Ai në Kur'an thotë:

"O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët." El Bekare, 153


Sa jemi duke vepruar në harmoni me këto fjalë të All-lahut, secili në veçanti duhet t'ia shtrojë këtë pyetje vetvetës. Por rrethanat në të cilat jetojmë janë dëshmitarë, se nuk jemi duke vepruar, punuar e jetuar në harmoni me fjalët e Zotit xh.sh.
Ne na mbetet që ta ndryshojmë gjendjen tonë në të mirë duke i përdorur të gjitha ato elemente që i mësuam më lartë nga thesari i pashtjerrur i Kur'anit Fisnik

Kategori: Hutbe | Shtuar nga: Argjendi (26/08/2009)
Klikime: 1013 | Ranguar: 1.5/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024