E mërkurë, 24/04/2024, 17:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Pjekuria e Resulullahut a.s dhe cilësitë fisnike

Pjekuria e Resulullahut a.s dhe cilësitë fisnike
 
Kush dëshiron ta njohë njeriun më të madh në botë, i cili ka përjetuar shkallën më të lartë të pjekurisë, le ta dijë se atë e ka ndriçuar drita e Allahut xh.sh, ndërsa Kur'ani e ka edukuar.
E mërkurë, 25 Mars 2009 15:16

 

Autor: Safijjurrahman El-Mubarekfuri

Fragment nga libri: "Nektari i vulosur i xhennetit"

 

Resulullahu a.s është shquar për shprehje të pastër dhe të bukur arabe. Të folurin e kishte të shkoqitur. Në këtë cilësi ishte i pakalueshëm. Aftësi kjo që nuk mund të mohohet. Rrjedhshmëria e të folurit të tij ka qenë dhunti e Allahut xh.sh. Pastërtia e gjuhës, urtësia e fjalëve, domethënie e qartë. Jo i gjerësishëm. Konciz. Shquhej me mençuri oirgjinale. I ka njohur dialektet arabe. Çdo fisi i drejtohej në gjuhën e tyre. Diskutonte me ta në gjuhën e tyre. Zotëronte fuqinë dhe gjerësinë e elokuencës beduine dhe mprehtësinë e gjuhës, por edhe stilin dhe metodën e shprehjes qytetare në mënyrën e sjelljes me njerëzit e asaj klase (shtrese).
Gjëja më e bukur ka qenë dhuntia e Allahut xh.sh për të pranuar Shpalljen dhe shkathtësia për t'ia kumtuar atë njerëzve.
Ka qenë zemërbutë dhe tolerant. Gjithnjë i gatshëm për të falur kur duhet. I durueshëm në vështirësi. Ka zotëruar cilësi me të cilat e ka pajisur Allahu xh.sh.

Nuk kanë ekzistuar njerëz bujar e pa gabime, por atij ia kanë mbajtur mend çdo gabim të vogël. Vështirësitë dhe problemet në të cilat haste, ia forconin atij cilësinë e durueshmërisë. Ndaj injorantit të pagdhendur Resulullahu a.s ka qenë i kujdesshëm. Aishja radijAllahu anha thotë: "Kur Resulullahu a.s gjendej në dilemë mes dy gjërave, apo dy problemeve, gjithnjë përcaktohej për rrugën më të lehtë për zgjidhjen e tyre, por nëse nuk ishte mëkat, e nëse ka qenë fjala për ndonjë mëkat, ai ishte njeriu i parë që e gjykonte atë."

Kurrë nuk i është hakmarrë dikujt për vetveten e vet. Hakmarrjen e zbatonte vetëm për shkak të keqpërdorimit të shenjtërisë së Allahut xh.sh, për hir të Allahut xh.sh.

Rrallëherë hidhërohej, por shumë shpejt qetësohej. Resulullahu a.s ka qenë shumë dorëdhënës dhe bujar ndaj njerëzve të pafuqishëm dhe të dobët. U ndante të gjithëve, për të cilët e dinte se ishin të varfër. Ibni Abbasi r.a thotë: "Resulullahu a.s ka qenë njeriu më dorëdhënës, posaçërisht në Ramazan, kur më së shpeshti e vizitonte Xhibrili a.s Xhibrili Emin vinte për çdo natë, gjatë tërë Ramazanit, e ia mësonte Kur'anin. Resulullahu a.s ishte më i shpejtë për të bërë ndonjë vepër të mirë sesa erërat e dërguara."
Xhabiri thotë: "Kurrë nuk ka ndodhur të kërkohet diçka prej tij e ai të thotë: "Jo."

Ka qenë guximtar, i patrembur dhe trim që nuk ka mundur të mospërfillet. E kanë konsideruar si njeriun më të guximshëm. Ka qenë i pranishëm në shumë situata të vështira prej nga kanë ikur edhe ata më të guximshmit. Resulullahu a.s ka qenë njeri stabil dhe i patundur. Ballafaqohej me problemin, e nuk ikte nga ai. Nuk tërhiqej, e dihet se ka pasur njerëz edhe prej më të guximshmëve, të cilët, jo vetëm një herë, janë tërhequr e janë zmbrapsur nga detyrat e rënda, me përjashtim të Resulullahut a.s.

Aishja radijAllahu anha thotë: "Kur gjendeshim ballë për ballë me armikun, na kaplonte frika, tmerri, e pastaj merrnim shembull nga devotshmëria dhe trimëria e Resulullahut a.s. Ai kurdoherë ishte më afër armikut."

Enesi r.a thotë: "Një natë në Medinë, njerëzit i zgjoi nga gjumi një zë i trishtueshëm. Ata shpejtuan kah ai zë, e Resulullahu a.s i takoi duke u kthyer. Kishte shkuar para tyre për të kuptuar se ç'ishte ajo. I kishte hipur kalit të pashaluar të Ebu Talhas. Shpatën e kishte të varur rreth qafe. Ai tha: "Mos u brengosni, mos u brengosni!"
Ka qenë tejet i turpshëm dhe i kujdesshëm. Ebu Said El-Hudriu ka thënë: "Ka qenë më i turpshëm se virgjëresha e hutuar. Kur nuk i pëlqente diçka, kjo i shihej në fytyrë."

Kurrë nuk ia ngulte sytë dikujt. Gjithnjë ka pasur shikim të ulur. Më shpesh shikonte përdhe sesa në qiell. Shikimi i tij kishte aftësi vrojtimi. Me bashkëbiseduesin nuk fliste për gjëra të turpshme dhe rreth temave të urryera. Nuk mbahet mend që dikush të ketë transmetuar prej tij diçka të keqe. Kurrë nuk e kritikonte dikë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por thoshte: "Ç'mendon nëse dikush vep¬ron kësh-tu e kështu?"

Ka qenë njeriu më i drejtë. E donte faljen. Fliste sinqerisht. E çmonte lart amanetin. Këtë e kanë vërtetuar edhe miqtë edhe armiqtë e tij. Para pejgamberisë e quanin "El-Emin." Kërkonin gjykimin e tij për shumë gjëra edhe para Islamit.

Tirmidhiu transmeton nga Aliu r.a, se Ebu Xhehli ka thënë: "Ne nuk të konsiderojmë ty gënjeshtar, por mendojmë se pejgamberia jote është e rrejshme." Përkitazi më këtë Allahu xh.sh ka shpallur: "Ne vërtetë e dimë se ty të pikëllon ajo që thonë ata. Ata përnjëmend nuk të akuzojnë ty se je gënjeshtar, por jobesimtarët i mohojnë Fjalët e Allahut." (El-En'am: 33).

Gjithashtu, Herakleu e ka pyetur Ebu Sufjanin: "A e akuzoni atë se ka qenë gënjeshtar para se të fillonte të fliste atë që flet (të kumtojë Shpalljen)?" Është përgjigjur: "Jo."

Ka qenë njeri tejet tolerant. Ka qenë larg mendjemadhësisë. Nuk u lejonte njerëzve të çohen në këmbë për të dhe t'i përulen siç i përuleshin mbretërve. Ua plotësonte dëshirat shërbëtorëve. Ulej së bashku me shokët e vet, të ishte njëri prej tyre. Aishja radijAllahu anha rrëfen: "I riparonte nallanet e veta, arnonte rrobat dhe punonte punë shtëpiake, siç punoni edhe ju vetë. Ka qenë njeri sikurse çdo njeri tjetër, i pastronte rrobat e veta, e milte delen dhe i shërbente vetvetes."

Resulullahu a.s më tepër se çdo krijesë tjetër njerëzore respektonte marrëveshjen dhe fjalën e dhënë. I ruante lidhjet farefisnore. Ka qenë më i mëshirshmi, më i ndieshmi dhe i më afërt në sjell¬je me njerëzit. Ka qenë i shoqërueshëm, i thjeshtë dhe tejet i kujdesshëm. Ka qenë larg shpirtligësisë, përgojimit, poshtërsisë dhe nuk e kthente të keqen me të keqe.

Nuk lejonte që dikush në shoqëri të ecte prapa tij. Nuk dallohej prej shërbëtorëve të vet as në veshje e as në ushqim. I pëlqente t'u shërbente atyre që i kanë shërbyer. Shërbëtorëve të vet kurrë nuk u ka thënë as "uf". Nuk i qortonte për punët që nuk i kryenin.
Nuk i urrente të varfërit për shkak të varfërisë së tyre. I përcillte xhenazet e të varfërve. Në disa udhëtime i kryente punët sikurse të tjerët. Një herë urdhëroi që të zihej një dele. Njëri tha se do ta therë, i dyti se do ta rrjepë, i treti se do ta ziejë, e Resulullahu a.s tha se do të mbledhë dru për ta ndezur zjarrin. Ata iu përgjigjën se e lirojnë nga kjo punë, e Resulullahu a.s u tha: "E di se do ta bënit ju këtë në vendin tim, por e kam mëri të dallohem nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu nuk ka dëshirë të shohë njeriun i cili dallohet nga shoqëria e tij." Pastaj u ngrit dhe filloi të mbledhë dru.

Ja se si e ka përshkruar Hinda, vajza e Ebu Halas, Resulullahun a.s.
Ajo, mes të tjerash, ka thënë: "Resulullahu a.s shpeshherë ishte i pikëlluar. Gjithnjë mendonte për diçka. Nuk ka pasur kohë të lirë. Nuk i pëlqente bisedat e kota. Heshtte gjatë. Ligjërimin e fillonte dhe e përfundonte tejet qartë. Fliste në mënyrë koncize, jo gjerë-sisht, e as në mënyrë të pashprehur. Nuk përdorte fjalë boshe. Ligjërimi i tij nuk ishte i shterpë e as i amshtë. Madhëronte begatitë e Allahut dhe nuk kritikonte kurrgjë. Nuk qortonte lidhur me shijen e ushqimit, por as nuk lavdëronte. Nuk hidhërohej kur i dilte ndonjë problem, por ndërmerrte çdo gjë për ta zgjidhur atë. Nuk hidhërohej e as nuk gëzohej për vetveten. Kur tregonte në diçka, këtë e bënte me tërë dorën. Kur çuditej, i përmbyste duart. Kur hidhërohej, i hapte duart dhe vringëllonte me to. Kur gëzohej, e ulte shiki-min. Me buzëqeshje gjithnjë e mundte qeshjen.

E ruante gjuhën e vet nga ajo që nuk i përkiste. I tubonte shokët e vet e nuk i ndante. I bënte nderime parisë së fiseve. Ruhej nga njerëzit dhe ishte i kujdesshëm para tyre, ndonëse nuk ua kishte frikën se do t'i bënin ndonjë të keqe. I vizitonte shokët e vet. Kishte dëshirë të dinte se ç'po ngjante në popull. I ndihmonte të mirët dhe i nxiste për të mirë. E urrente të keqen dhe e pengonte atë. Ishte i matur. Nuk ishte i lëkundshëm. Për çdo gjë kishte masë. Nuk ia cungonte të drejtën atij që e meritonte, por nuk i jepte të drejtë atij që nuk e meritonte. Kjo vlente edhe për ata njerëz, të cilët ishin të zgjedhur në pozita. Më shumë çmonte ata të cilët udhëzonin në rrugë të drejtë. Më shumë i çmonte ata të cilët ndihmonin të tjerët. Nuk e donte kotësinë. Gjithnjë bënte dhikër. Nuk qëndronte shumë askund. Nuk kishte ndonjë vend të caktuar për ulje. Kur shkonte në një shoqëri, ulej në vendin e parë të zbrazët. Kështu urdhëronte të veprojnë edhe të tjerët. E nderonte çdonjërin në ndejë dhe çdonjërit i shprehte respekt të duhur, që të mos mendonte asnjëri se ishte më i rëndësishëm se të tjerët.

Kushdo që ulej pranë tij për ndonjë hall që kishte, e dëgjonte me durim dhe kurrë nuk e ndërprente bashkëbiseduesin. Kush kërkonte diçka prej tij, nëse kishte, ia jepte, e nëse nuk kishte, e ngushëllonte me fjalë të mira.

Për shkak të brengosjes dhe të kujdesit njerëzit e thirrnin baba, kurse ai i konsideronte, më të afërmit e vet.

Njerëzit i vlerësonte sipas devotshmërisë së tyre. Ku ulej, ulej me turp, me durim dhe me besim. Aty nuk kishte zëra të ngritura. I nderonte të moshuarit, ndërsa kishte mëshirë ndaj të rinjve. E nderonte mysafirin dhe të huajin.

Ishte i shoqërueshëm, me sjellje të përmbajtur, dashamire. Nuk ishte i ashpër, zemrak e as idhnak. Nuk brigonte. Nuk lavdëronte. Nuk përfillte atë që nuk dëshironte. Nuk i nënshtrohej epsheve. E përmbante veten prej tri gjërave: dëfrimeve, teprimeve dhe gjërave që nuk i përkitnin atij.

Njerëzit i kursente prej tri gjërave: nuk e brigonte, nuk e turpëronte dhe nuk e ofendonte askë. Fliste vetëm për ato gjëra që kanë shpërblim nga Allahu xh.sh. Kur fliste ai, të tjerët heshtnin, e kur ai mbaronte, të tjerët flisnin. Nuk grindeshin para tij. Kur fliste di-kush, të tjerët e dëgjonin derisa përfundonte. Qeshte për atë për çka qeshnin edhe të tjerët. Pëlqente ato gjëra që pëlqenin edhe të tjerët. Çuditej për atë për çka çuditeshin edhe të tjerët. Ishte i durueshëm ndaj të huajve që kishin rezonim të kufizuar. Thoshte: "Nëse e shihni ndonjë varfanjak duke lypur, jepni diçka dhe mos kërkoni nga ai që t'ju falënderojë. Falënderimi i takon vetëm Allahut."
Harixhi b. Zejdi thotë: "Resulullahu a.s ishte njeriu më i matur në ndonjë ndejë. Asgjë nuk i shpëtonte nga kontrolli. Heshte shumë. Nuk fliste pa nevojë. U kundërvihej atyre që flisnin gjëra të shëmtuara. Nuk qeshte me zë të lartë. Bisedën e kishte të qartë dhe shokët e tij, në shoqërinë e tij, silleshin ashtu nga dashuria dhe respekti ndaj tij."

Përgjithësisht, Resulullahu a.s i ka pasur të gjitha cilësitë e pjekurisë së një personi të jashtëzakonshëm e të veçantë. E ka edukuar Krijuesi i Tij. Vetëm Ai edukon në këtë mënyrë. Dhe për edukimin e tij, Ai thotë: "Vërtetë, ti je me virtytet më të bukura." (El-Kalem: 4)
Ky qe shkak që zemrat të ngarendnin tek ai. Kjo e bëri të dashur te njerëzit. Kjo e bëri udhëheqës, të cilin njerëzit e donin me zemër dhe për shkak të të cilit popullit i tij i padëgjueshëm dhe i hutuar erdhi në shkallën e pranimit të fesë së Allahut xh.sh në grupe të mëdha.
E gjithë kjo që përmendëm në pika të shkurtra na flet për pjekurinë e tij dhe për madhështinë e virtyteve të tij. Gjendja e vërtetë e famës, e cilësive dhe e virtyteve të bukura të tij, thjesht nuk mund të kuptohen nga çdokush. Kush e dëshiron këtë, kush dëshiron ta njohë njeriun më të madh në botë, i cili ka përjetuar shkallën më të lartë të pjekurisë, le ta dijë se atë e ka ndriçuar drita e Allahut xh.sh, ndërsa Kur'ani e ka edukuar.

O Zot, mëshiroje Muhammedin a.s dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i lavdishëm!

O Zot, bekoje Muhammedin a.s dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i lavdishëm!

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 648 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024