E enjte, 25/04/2024, 10:20
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Kush është përgjegjës?
Kush është përgjegjës?
 
"Detyra e personit të civilizuar është që të sjell civilizim tek të pacivilizuarit".



Shkruan: Hafeeza Kashif


Gratë të bashkuar për Moral të përkryer

Është thënë se, "Detyra e personit të civilizuar është që të sjell civilizim tek të pacivilizuarit". Kjo është një thirrje e fisnike e burrave dhe grave të cilët kanë pranuar këtë përgjegjësi të caktuar nga Zoti. Duke iu adresuar korrupsionit të mbisunduar sot, pyetja e cila duhet të adresohet është "Kush është përgjegjës?"

Në Kur'an Allahu qartësisht i definon këta persona "përgjegjës". Në Suren Ali-Imran, Ai thotë: "Le të jetë nga ju një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja." (Kur'an – Ali Imran 104)

Sidoqoftë sot, shumica prej njerëzve e kanë humbur ndjesinë e përgjegjësisë. Shumë pak prej tyre janë të prirur që të mbajnë përgjegjësi për çkado. Nga kjo mund të kujtojmë stërgjyshërit tanë, Ademin a.s. dhe Havanë a.s. të cilët ishin të paralajmëruar për këtë përgjegjësi derisa ishin duke shijuar frutat e xhennetit: Zoti tha: "O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t'ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t'ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)". (Kur'an - Ta-Ha 117)

Pavarësisht nga ky paralajmërim, Ademi a.s. dhe Hava a.s. iu dorëzuan pëshpëritjeve të shejtanit.

A do të jetë ky fat edhe i yni? Ne duhet ta forcojmë "Takvanë" devotshmërinë në vetveten tonë. Allahu na krijoi ne (njerëzit) që të jemi udhëheqës-mëkëmbës në tokë. Ai na bëri ne ndër krijesat më intelegjente ndaj krijesave tjera të Tij. "Ai na e dha këtë përgjegjësi (që të jemi dëshmitarë) për njerëzimin.

Le të ndërgjegjësojmë veten. Secili prej neve kemi përgjegjesi ndaj krijesave të Allahut dhe veprës së Tij. Ne ndajmë përgjegjësi me secilin. Burri tek gruaja, gruaja tek burri; prindërit tek fëmijët dhe fëmijët tek prindërit, etj. Gjithashtu ne kemi përgjegjësi ndaj fqinjëve tanë dhe shoqërisë sonë, madje edhe ndaj kafshëve dhe ndaj bimëve. Çdo ditë ne shohim se si këto objekte të pajetë na furnizojnë me burime natyrore dhe furnizime të gjërave të ndryshme.

Si mund ta kthejmë në të mirë tendencën e papërgjegjësisë ndaj familjeve tona? Do të mund të fillonim nga parimet bazë të besimit: Besimi në një Zot, kryerja e Namazit, Zekati, Agjërimi (për pastrimin e shpirtrave tanë) dhe Haxhin (reflektimin e unitetit njerëzor). Këto parime të aplikuara nga të gjithë shprehin atribute të tilla finsike si, besueshmërinë, sinqeritetin, besnikërinë, drejtësinë, bëmirësinë, paqen, faljen dhe pendimin.

A e kemi humbur ndjeshmërinë ndaj të tjerëve? Në këtë drejtim do të mund të bënim një përpjekje për të marr në konsiderim "ndjenjat" e të tjerëve pasi që edhe dialogojmë me ta. Ne duhet të hulumtojmë për bashkërendimin, madje edhe me veten tonë. Shumë prej nesh kemi humbur ndjesinë e vërtetësisë njërëzore. Në këtë drejtim, duhet që me zell dhe përkushtim të kërkojmë ndihmën e Allahut. Është Ai i Cili na fton për të pranuar ndërhyrjen e Tij.

Ne duhet t'i largojmë (shkundim) grackat e shejtanit dhe t'i kthehemi njëshmërisë së Allahut. Ai është i cili na veçoi me krijesën njeri dhe ne kundër kësaj të mire iu qasemi të keqes në shoqëri. Ne duhet ta rilidhim veten tonë me Allahun. "Nuk ka Zot tjetër pos Allahut, dhe Muhamedi është i dërguari i Tij."

Le ti japim fëmijëve tanë një jetë më të mirë. Le ti mësojmë për rrugën e drejtë. Kur'ani dhe Hadithi janë hapat e parë në këtë drejtim. Ne duhet ti vëmë në dukje (amelet) – "veprat" , dhe anën praktike të jetës sonë. "Veprim! Le të pyesim, kysh ua dha në dorë zare (lojë kumar) fëmijeve tanë, kush ua jep armë në dorë? A jemi në të vertetë ne të alarmuar për këto probleme? Kush i lejoi shoqërisë sonë laike të largojë Zotin nga klasët e mësimit? A qëndruam të heshtur kur kjo vazhdoi të përhapej? A ishim të vetëdijshëm për veprime të tilla, a ishim të alarmuar, të paralajmëruar?

Kush është përgjegjës? Si lejuam që këto vlera kaq të ulta dhe jo morale ta përfshijnë shoqërinë dhe jetën tonë? Çka për vjedhje, vrasje, homoseksualitet dhe pornografi? A e ngritëm zërin për këto? A pranuam dobësinë tonë për të mashtruar Zotin për materializëm, pasurinë, fëmijët, sportin, zbavitjen, etj.

Kë mund ta fajësojmë? Pse kemi kaq shumë tipare të djallit në shoqërinë tonë? Mendoni, fëmijët vrasin fëmijët, fëmijët vrasin prindërit, burri dhe gruaja duke vrarë njëri tjetrin, dhe kështu në pafundësi dhe ne nuk duam që të jemi përgjegjës!

Allahu pyet në Kur'an: "A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës." (Kur'an - Hadid:16)

Ku duhet të fillojmë? Ne duhet të fillojmë nga vetvetja jonë. Allahu po na tregon se Ai krijoi çdo gjë në qift-palë: "Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi." (Kur'an - Shura 11)

Ai gjithashtu tha: "Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme." (Kur'an - Furkan 54)

A nuk mund të pajtohemi të gjithë se familja është bazë e të gjitha civilizimeve? Në këtë mënyrë struktura e përshtatshme e një familjeje sjell të drejtat e burrave, grave, fëmijëve dhe të të afërmve në një ekuilibër të përsosur.

Ky veprim e mban gjallë sjelljen bujare, krenare, dhe dashurinë në një strukturë familjarë të ndërtuar me përkushtim. Paqja dhe siguria e cila ofrohet nga një familje stabile dhe unike është themel për ngritjen shoqërore dhe shpirtërore. Shtëpia është aty ku fillohet!

Në fjalimin e këtij vështrimi, Imami W. Din Muhamed shpjegoi: "Ju keni qendra të shëndetit dhe spitale, por qendra e parë shëndetëore ishte shtëpia. Dyqani i parë ishte në shtëpi. Qeveria e parë u themelua në shtëpi. Rendi i parë qeveritar u themelua në shtëpi. Shkolla e parë ishte në shtëpi. Banka e parë ishte në shtëpi. Transporti i parë u bë në shtëpi." Ai nxori në përfundim duke thënë, " Nëse shtëpia është në rregull, shoqëria ska pse duhet të brengoset."

Kështu që, shtëpia është vendi ku përgjegjësia fillon. "Për një familje të fortë dhe të qëndrueshme rol primar luajnë nënat me karakter të fortë dhe të besueshëm qofshin ato brenda apo jashtë saj. Pejgamberi alejhi selam (paqja qoftë mbi të) tha se " Xhenneti shtrihet nën këmbët e nënës." Andaj gratë dhe nënat "përgjegjëse" kanë një detyre njashtu dhe burrat dhe babajtë "përgjegjës". Së bashku ata pëfaqësojnë një detyrë bazë-themelore për ta orientuar-kthejnë civilizimin botës.


Përktheu: Visar Korenica

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 467 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024