E premte, 26/04/2024, 13:15
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Vetvrasja në Kosovë
 

Vetvrasja në Kosovë

Nga fjalimi i tribunës në Pallatin e Kulturës
 Skënderaj: 07.07.2005
 
I Lartësuari në Kur’ani Kerim thotë:

"Ai (shejtani) dhe farefisi i tij ju sheh, prej nga ju s’i shihni dot ata." Të nderuar vëllezër dhe motra, dëshira ime do të ishte që këtu, në këtë sallë të flisnim më shumë për jetën se sa për vdekjen, por nganjëherë koha ia imponon njeriut rrugën, dhe temat për të cilat duhet të diskutojë.

Edhe pse me shumë vështirësi, e binda vetveten time se duhet të flas mbi këtë temë të hidhur. Natyra ime është që të flas për jetën dhe bukuritë e saj që na ka dhuruar All-llahu xh.sh. Njeriu duhet vazhdimisht ta përkujtojë të mirën, e jo të keqen. Por kohëve të fundit, populli ynë, i pasionuar kah jeta e perëndimorëve, çdo ditë e më shumë është duke na befasuar me fenomene të ndryshme.

Kurrë nuk e kishim menduar se do t’a përjetonim edhe fenomenin e vetëvrasjes.

Shpesh herë njeriu mendon se mirëqenia materiale e bën ate të ketë dinjitet, dhe të jetë i lumtur. Fatkeqësisht, praktika nuk ka treguar të jetë kjo e saktë. Afrika edhe pse përjeton një skamje të tmerrshme, as individë e as populli tyre nuk mendojnë në vetëvrasje, ndërsa suedezët si shteti më i pasur, vetëvrasjet i ka më të mëdha në mbarë rruzullin tokësor. Dijetarët kanë konstatuar se suedezet përballen me këtë fenomen për shkak të mungesës së fesë.

Shejtani armik i njerut

Ajeti i sipërlexuar është një paralajmërim i All-llahut të Lartëmadhëruar, Ai na ka bërë me dije, se, përpos dukurive të këqia që mund t’i ketë njeriu, ai përballet edhe me mashtrimet dhe intrigat që shejtani vazhdimisht ia servon atij.

Kur njeriu nuk e pastron të keqen, por i le hapësirë veprimi, ai me këtë sikur i dorëzohet plotësisht mashtrimeve të shejtanit, e ai (shejtani) fatkeqësisht shkon dhe ia mbyll të gjitha dyert e shpresës. Njeriu duhet që jetën ta sendërtojë gjithmonë mbi parimet e optimizmit, ai assesi nuk duhet të mendojë për ditë të këqija, sepse ato sjellin kobin e zi, që nuk i shërbejnë askujt. Njeriu nuk duhet të lë gjëra të pa shpjeguara në jetën e tij, sepse ato formojnë vakume, e nëpër korridoret e vakumeve lëvizin njerëzit ogurzi. Prandaj sygjerojmë që sa më shumë t’i njohim dhe mësojmë fjalët e Krijuesit tonë.

Dashuria e All-llahut ndaj qenies njerëzore

Parimet islame asnjëherë njeriun nuk e shpijnë drejt pesimizmit. Njeriu duhet t’a dijë se All-llahu xh.sh. në një hadith Kudsij thotë: Mëshira Ime e ka mundur hidhërimin Tim" I Lartëmadhëruari me këtë sikur na thotë, se, për asnjë moment mos i humbni shpresat sado të Jam i hidhëruar në ju. Dyert gjithmonë i keni të hapura, prandaj pendohuni dhe shpreheni dashurinë për të qenë të shpëtuar.

Njeriu për fajin e të tjerëve nuk duhet t’a dënojë vetveten, e assesi të mendohet për t’a gjykuar veten me vetëvrasje. Marrja e jetës, jo vetëm që i kënaq armiqtë, dhe kundërshtarët e tij dhe të familjes, por ajo në islam konsiderohet krim dhe mëkat shumë i madh.

Ç’është vdekja

Para se të flas për vetëvrasjen do të isha munduar ta rikujtoj fjalën vdekje, dhe të shohim se ç’na mëson islami për të. Vdekja është një krijesë e cila më së shumti e preokupoi njeriun. Shumë mbretër, e pasanikë të ndryshëm janë munduar t’i ikin, dhe shumë prej tyre kanë shpenzuar shumë pasuri, për ta gjetur ilaçin e vdekjes. Por deri sot asnjë shpjegim shkencor. Jam i bindur se askush kurën e kurës nuk do ta gjejnë shpjegimin. I vetmi shpjegim është se All-llahu ashtu si krijoi jetën, e krijoi edhe vdekjen. I Lartëmadhëruari çdo gjë krijoi çift, ndërsa paralelja e jetës është vdekja.

Njeriu do të vdesë, pa marrë parasysh se si do të vdesë. I Lartësuari nuk e caktoi formën e vdekjes, por Ai ka caktuar momentin e vdekjes. Njeriu vdes nga vdekja natyrale, ai mund të vdesë i mbytur aksidentalisht dhe mund të vdes i vrarë me paramendim.

Thotë All-llahu xh.sh. në Kur’ani Kerim:

" All-llahu i merr shpirtrat në kohën e vdekjes së tyre, (gjithashtu ua merr shpirtrat) edhe atyre që nuk kanë vdekur, kur janë në gjumë. Ua mban (shpirtin) atyre që u ka caktuar vdekjen, ndërsa ua rikthen të tjerëve (atyre që ishin në gjumë) deri në afatin e caktuar..."

Të bazuar në këtë ajet Kur’anor, njeriu nuk mund të vdes para kohës së vet. Këtë e vërteton edhe një ajet tjetër i cili ia qartëson njeriut momentin e vdekjes edhe më mirë:"Thuaj: Unë nuk zotëroj asgjë sa për t’i bërë dobi e dëm vetes sime, me përjashtim të asaj që ka shprehë All-llahu në vullnetin e Tij. Çdo popull e ka fundin, kur t’i vjen ai fund, nuk ka mundësi askush t’a shtyjë atë, qoftë edhe për një çast, gjithashtu nuk ka mundësi as ta përshpejtojë (këtë caktim-fund)"

Njeriu gjithashtu nuk e di as vendin se ku do të vdesë. Kështu na mëson i Lartëmadhëruari në Kur’an:"...e askush nuk e di se ç’farë do të fitojë nesër, gjithashtu askush nuk e di se në ç’vend (të botës) do të vdesë. Vërtetë, All-llahu është i Gjithëditur dhe njohës i çdo gjëje"

Nga sa më sipër thamë, kuptuam se vdekja ose marrja e shpirtit është vetëm në vullnetin e All-llahut xh.sh. Disa njerëz të marrë mendojnë se kanë kompetenca mbi këtë fenomen, pretendojnë se janë prej atyre që marrin dhe japin jetë. Ata gabohen rëndë, sepse secili prej nesh duhet t’a dallojë fjalë vdekje dhe vrasje. Këto gjëra nuk duhet ngatërruar. Vdekja vjen vetëm atëherë kur i Lartëmadhëruari e ka caktuar atë moment, ndërsa këtë moment askush nuk e di.

Unë nga këndi im i teologut, do të mundohem të sjell argumente që nuk kanë bazë njerëzore, sepse konsideroj se vetëm ata që e njohin fenë dhe janë besimtarë do t’i kuptojnë fenomenet e pa shpjeguara nga shkencëtarët. Thëniet që po i dëgjoni kanë mbështetje të plotë në ajetet Kur’anore dhe hadithet e pejgamberit tonë, mësuesit të shkollës islame.

Pra, njeriu, para se të jetojë jetën e përjetësisë kalon nëpër tri etapa. Shpjegimin e tyre do ta mësoni nga libri që sapo është përkthyer në gjuhën shqipe. Këtë libër fatmirësisht e keni në banakun e kësaj salle. Unë do të kaloj kalimthi t’ju përkujtoj se etapat e njeriut janë:

- Vdekja në botën e Dherrit, (ose më saktë jeta e parajetës), ndryshe këtë periudhë të qenurit të vdekur mund t’a quajmë edhe jeta pasive.

- Jeta në këtë botë (në dynjanë eksperimentale). Ndryshe mund t’a quajmë edhe jeta aktive.

- Vdekja e sërishme (jeta e Berzahit ose varrezave, para se të ringjallemi për t’u marrë në pyetje-deri tek përfundimi i Gjykimit). Pra rikthimi sërishëm në jetën pasive dhe

- Jeta e përjetshme, amshueshmëria në xhennet ose xhehenem

Pra, sipas kësaj mësojmë se njeriu jeton duke qenë i vdekur, nga jeta e parajetës, në jetën tonë të kësaj bote. Sikur gruaja shtatzënë e cila e përjeton transferin e qenies së (gjallë të vdekur) dhe qenies së (gjallë në këtë botë). Pra, t’a kujtojmë momentin e një gruaje shtatzënë – që ka dy, tri ose më shumë fëmijë në barkun e saj. Në momentin e lindjes së saj kemi dy përjetime shumë interesante. Fëmijët që jetojnë në barkun e nënës e përjetojnë një ngjarje pikëllimi, ndërsa të gjallët e kësaj bote e përjetojnë një ngjarje gëzimi. Të parët, ngjarjen e përjetojnë me shumë dhembje sepse konsiderojnë për vdekjen e vëllait ose motrës së tyre, ndërsa të dytët e përjetojnë si lindje të pasardhësit të tyre.

Kështu është edhe me transferin tjetër të dytë, nga jeta e kësaj bote në jetën e Berzahit. Ne, këtë transfer e përjetojmë me pikëllim të thellë, sepse konsiderojmë që ata "vdesin", ndërsa të parët tanë që kanë vdekur më herët e përjetojnë si gëzim, gjithmonë nëse e ka merituar botën e përjetësisë i sapovdekuri.

Për jetën e amshueshme i Lartëmadhëruari thotë:

" ...dhe vërtetë, (jeta e) botës tjetër është jetë. Sikur ata t’a dinin këtë"

E lus All-llahun e Lartëmadhëruar që transferet tona, të mos na tjetërsojnë nga origjina e të qenurit të pastër. Gjithashtu e lus All-llahun të na pasurojë me shumë durim kundër mashtrimeve të epsheve, të njerëzve dhe shejtanëve. Njeriu që bazohet në dashurinë e All-llahut, do të jetë padyshim i lumtur në këtë botë dhe botën tjetër. Prandaj të dashur vëllezër dhe motra nga Drenica dhe vendeve të tjera të trojeve tona shqiptare, të mos dëgjojmë propagandat e njerëzve me ide djallëzore ose shejtanore, por ta përjetojmë dashurinë e All-llahut duke e besuar Ate dhe t’i rikthehemi mësimeve të shkollës së Muhammedit s.a.v.s. që ndalon pesimizmin.

Ai kur përjetonte momente të vështira thoshte: "O All-llah, mësoi dhe drejtoi këta njerëz në rrugë të drejtë se janë të paditur".

Cili është statusi vetëvrasjes dhe gjendja ndër shqiptarë

I Larësuari, na bën pyetje prej së cilës Ai dëshiron të na përkujtojë se ne nuk kemi asnjë kompetencë mbi vetveten tonë, sepse nuk jemi prodhuesit e vetvetes, e as të jetës sonë. Përderisa ne nuk i kemi këto kompetenca atëherë si mendon njeriu të marrë jetën e vetvetes ose të tjerëve. Kur njeriu i tejkalon kufijtë quhet kriminel. Ndërsa kriminelët e kanë të garantuar dënimin e përjetshëm në xhehenem. Njeriut nuk i lejohet aspak t’a vret askend e aq më tepër vetveten. Të vritet një njeri është sikur të vritet i mbarë njerëzimi.

Gjendja jonë është tejet kritike. Shoqata Kulturore "Zëri Ynë" para një muaji e gjysmë kishte një tryezë shkencore rreth gjendjes psiko-sociale në vendin tonë. Në këtë tryezë shkencore u konkludua se mungesa e mësimit fetarë, dhe vetëm mungesa e edukimit fetarë është faktori kryesor i këtyre dukurive negative në shoqërinë tonë. Konstatimet e kësaj tryeze po vërtetohen me këtë tubim të sotëm. Do të kisha qenë më i lumtur sikur ne sot të bashkëbisedonim për dukuritë e lumturisë se sa për vetëvrasjen ose të ngjashme me këtë. Vëllezër e motra, me shumë keq ardhje e them, se ne nuk duhet të tejkalojmë kufijtë njerëzor. Ne jemi pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi u krijua nga Vullneti All-llahut, pra ne jemi të All-llahut e jo pasardhësit e majmunëve që sot janë shkaktarë të skamjes, të sëmundjeve të ndryshme dhe shkaktarë të vetëvrasjeve. Defekti kësaj shoqërie është të mendojë drejt, si i ka hije qenies njerëzore prej llojit të tij njerëzor, e t’i lëmë mendimet komuniste, ateiste dhe izmat e shumtë. Në Kosovë, vetëvrasjet po shkaktohen si rezultat i mos respektimit të njeriut, si qenie njerëzore. Dikush, njeriun e konsideron si një aksident midis dy të dashuruarve dhe vlera e atij njeriu është aq sa vlen një spermatozoid i hedhur aksidentalisht. Duke mos dëshiruar të futem në polemikë do të them se vetëvrasjet në Kosovë kanë origjinë në:

- Harresën e familjeve të dëshmorëve

- Harresën e invalidëve të luftës

- Harresën e luftëtarëve, që nuk ka se me se t’a ushqejë familjen.

- Harresën e jetimëve, dhe së fundi në

- Harresën tonë të qenit njerëzor ndaj të afërmit, të fqiut tonë e kështu me radhë.

Shqiptari (myslimani), kur ishte me parime dhe virtyte të larta, nuk e shtronte sofrën, pa i arritur lajmi se në fshatin ose lagjen e tij nuk ka asnjë familje që vuan nga uria.Në Shqipëri, vetëvrasjet nuk vijnë nga skamja e as nga mjerimi, por nga injoranca dhe mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait. Shqiptarëve nuk ju bëjnë përshtypje sektet profitabile të pseudofeve që janë duke e rëmuar rininë tonë. Ato shpërndajnë në muaj, falas mbi 130 mijë kopje të revistës së tyre. A thua pse jemi kaq të ligë hde tolerant? Kjo pyetje ka vetëm një shpjegim, mendoj se jemi të hutuar dhe se i kemi humbur parimet tona njerëzore dhe fetare.Në Maqedoni, fatmirësisht nuk kemi vetëvrasje, sepse populli atje e di fare mirë se ç’do të thotë vetëvrasje, ai e di fare mirë se cili do të jetë përfundimi tij pas vetëvrasjes, në ahiret. Por fatkeqësisht atje si rezultat i harresës së luftëtarëve të lirisë, si dhe shumë faktorëve të sipërpërmendur janë shndërruar në popull kriminel. Ata nuk vetëvriten por po e vrasin vëllau vëllanë. Atë që s’arriti dot t’a bëjë ushtria maqedonase t’a bëjë, po e bëjnë shqiptarët e ligë dhe të pasionuar për pasuri të kësaj bote...

Fjalimin tim do ta mbyll, duke u përpjekur ta citoj thënjen e All-llahut xh.sh. i Cili thotë në Kur’ani Kerim:"Ne nuk e krijuar qiellin dhe Tokën, dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, për t’u zbavitur. Sikur Ne, të dëshironim të argëtoheshim, do ta bënim ate, sipas mënyrës Sonë (ashtu si i përket Mbretërisë Sonë), por Ne, nuk e bëjmë këtë (për zbavitje)."

Pra, jeta nuk është një gjë koti, por përgjegjësi, dhe këtë përgjegjësi momentalisht e kanë marrë përsipër, ata që lakmojnë këtë botë. E ky fatkeqësisht është mjerimi ynë.

Për në fund fare lus të Lartëmadhërishmin t’i jep kurajo dhe durim të gjithë atyre të lartpërmendurit e dëmtuar nga ata që intrigojnë dhe dëmtojnë të pafajshmit.

Skenderaj, më 07.07. 2005 Muhamed Jusufi

Autori tekstit është drejtor pran Shoqatës Kulturore "Zëri Ynë"

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 1746 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024