E premte, 26/04/2024, 16:49
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Islami na mëson drejtësi
 
Nga përkufizimi i mësipërm në lidhje me veprën e mirë në Islam, njerëzit vepërmirë pritet të jenë të vyeshëm dhe jo pasivë në shoqërinë të cilës i përkasin dhe, në përgjithësi, kundrejt të tjerëve. Në përputhje me konceptin e veprës së mirë, Allahu na udhëzon se si ne mund të arrijmë kryerjen e saj. Ai na thotë: "Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e Allahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë këtë!" (Kur'an, 9: 32).

Për të qenë të virtytshëm, duhet të dhurojmë me gjithë shpirt dhe plot sinqeritet gjëra të cilat ne i duam. Ne duhet të japim dhurata të përzemërta të tjerëve me qëllimin e sinqertë për të kënaqur Allahun e Lartësuar dhe jo sepse duam që njerëzit të na njohin. Të dhurosh lirshëm dhe natyrshëm atë çka ne duam nënkupton se Allahu na bashkon në dashuri ndaj njëri-tjetrit me anë të veprës së mirë. Kjo është në përputhje me atributin e Tij hyjnor se si Ai i cili është plot me dashuri e butësi (Kur'an, 85: 14); Allahu jep dashuri atyre të cilët besojnë dhe ndërkohë punojnë vepra të mira (Kur'an, 19: 96). Ai është Zoti (Rab - Zoti i Vetëm Furnizuesi) i Madhërishëm (Kur'an, 57: 29). Ai dëgjon ata të cilët besojnë dhe kryen vepra të mira i jep atyre më shumë nga Mirësia e Tij (Kur'an, 42: 26). Ai i garanton nevojat çdo krijese (Kur'an, 55: 29). Dyert e mirësive të Tij janë të hapura për gjithkënd (Kur'an, 17: 20).

Kjo është arsyeja pse jomuslimanët të cilët dëshirojnë dhe punojnë për mirësitë materiale, bëhen të pasur në këtë botë, kanë famë dhe arrijnë suksese. Ata marrin shpërblimin e Allahut për çdo vepër të mirë që kanë bërë apo sjellje të virtytshme që kanë kryer në këtë botë. Sidoqoftë, kënaqësia e tyre është e përkohshme. Në botën tjetër ata do të vuajnë dënimin e dhimbshëm dhe të pafund për arsye se nuk kanë adhuruar Zotin e Vërtetë dhe nuk kanë praktikuar të vetmen fe të vërtetë nga Zoti.

Allahu i Gjithëmëshirshëm thekson: "Ky është udhëzim i Allahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepruar!" (Kur'an, 6: 88); "E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit!" (Kur'an, 3: 85).

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar të presim takimin më Të, të adhurojmë vetëm Atë dhe të kryejmë vepra të mira (Kur'an, 18: 110).

Ai na ka urdhëruar t'i shërbejmë Atij me devotshmëri të sinqertë (Kur'an, 39: 14).

Ai na ka bërë shumë të qartë se devotshmëria e sinqertë i përket vetëm Atij (Kur'an, 39: 3). Më tej, Ai na urdhëron t'i bindemi Atij dhe të Dërguarit të Tij nëse duam që veprat tona të mos jenë të pavlefshme (Kur'an, 74: 33). Me fjalë të tjera, nëse ne muslimanët i bëjmë të gjitha veprat e mira vetëm për kënaqësinë e Zotit, ndjekim Kur'anin dhe Sunnetin, i Madhërishmi do të na shpërblejë, nëse nuk e bën në këtë botë me siguri që do ta bëjë në botën tjetër. Allahu me siguri që do të na dhurojë paqen e pafundme, mirëqenie dhe lumturi në Parajsë.

Nëse flasim për shpëtimin e jomuslimanëve dhe hipokritëve, atyre do t'u duhet të përqafojnë Islamin sinqerisht dhe ta praktikojnë atë duke u bazuar në Kur'an dhe Sunnet, kështu që çfarëdo vepër e mirë dhe e drejtë që ata do të kryejnë, ajo do t'u shpërblehet dhe nuk do t'u shkojë huq. Vërtet Allahu është gjithmonë i Drejtë kundrejt atyre që e besojnë Atë: "S'ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh!"(Kur'an, 4: 40).

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: "Vërtet, Allahu nuk e trajton padrejtësisht një besimtar në lidhje më virtytet e tij. Ai është gati ta këshillojë atë në këtë botë dhe t'i japë atij shpërblim në botën tjetër. Për sa i përket një jobesimtari, atij do t'i vihet të shijojë shpërblimin e asaj që ka vepruar vetë aq shumë sa kur të vijë në botën tjetër ai nuk do të gjejë virtyte për të cilat do të duhej të shpërblehej!"(Muslimi, 6739).

Në Kur'an gjenden shumë urdhra hyjnore për vepra të mira, për të mirën e të gjithë njerëzimit. Në Islam veprat e mira përfshijnë të gjitha virtytet e njohura, shembull si: sinqeriteti, barazia, drejtësia dhe paqa. Allahu jo vetëm që urdhëron besimtarët që t'i frikësohen Atij, por dhe që të jenë prej të sinqertëve. Ai na tregon se kryen një padrejtësi ai i cili gënjen në lidhje me Të dhe refuzon të Vërtetën (Kur'an, 39: 32). Ai do t'i shpërblejë njerëzit e vërtetë për vërtetësinë e tyre dhe do t'i dënojë ata të cilët e mohojnë Atë (Kur'an, 33: 24). Ai ka urdhëruar rregullin e barazisë ndërmjet besimtarëve. Ai i cili kalon kufijtë, të cilët Allahu i ka vendosur, do të ketë një dënim të rëndë (Kur'an, 2: 178).

Ai na ka urdhëruar të ndjekim rregullin "Jetë për jetë, sy për sy, hundë për hundë, vesh për vesh, dhëmb për dhëmb dhe plagë për plagë!", por nëse ndokush fal, bën një akt bamirësie, si shlyerjeje për atë (Kur'an, 5: 45).
Një tjetër mësim i shkëlqyer Kur'anor thotë se Allahu e dëshiron drejtësinë. Krijuesi ynë na urdhëron t'i rijapim besim atij të cilit e meriton dhe kur të gjykojmë ndërmjet njerëzve të gjykojmë me drejtësi (Kur'an, 4: 58).

Ne duhet të qëndrojmë të vendosur në drejtësi, si dëshmitarë të Allahut madje edhe kundër vetvetes, prindërve dhe të afërmve tanë në qofshin të pasur apo të varfër. Nuk duhet të reshtim kurrë së qeni të drejtë, sepse Allahu e di atë që ne bëjmë (Kur'an, 4: 135). Ai na thotë të mos e lëmë kurrë atë. Të jemi të drejtë, thotë Allahu, është shumë pranë Mëshirës (Kur'an, 5: 8). Ne duhet të jemi të qëndrueshëm në drejtësi edhe në lidhje me jetimët (Kur'an, 4: 127). Ne duhet të masim dhe të peshojmë me drejtësi. Kudo që të flasim ne duhet të flasim drejt edhe nëse është i përfshirë ndonjë familjar i afërt (Kur'an, 6: 152).

Edhe pse Allahu i Madhëruar ka lejuar një mashkull besimtar të martohet me një grua, sipas zgjedhjes se tij të martohet edhe me dy, tre apo katër gra, për këtë Ai ka vendosur drejtësinë si kusht. Nëse burri nuk mund t'i trajtojë ato në një mënyrë të barabartë, atëherë ai duhet të martohet vetëm me një (Kur'an, 4: 3). Që të mbizotërojë drejtësia, Allahu ka urdhëruar që besimtarët të luftojnë edhe kundër shtypësve (Kur'an, 2: 193); (Kur'an, 8: 39).

Prej besimtarëve pritet që të përhapin paqen ndërmjet tyre dhe ndër të gjithë njerëzimin. Allahu i Madhëruar na urdhëron të përhapim paqen dhe t'i përgjigjemi përshëndetjeve të të tjerëve (Kur'an, 4: 86).

Gjithashtu na urdhëron të vendosim traktat paqeje me ata që nuk na luftojnë (Kur'an, 4: 90). Për më tepër, Krijuesi ynë na urdhëron: "T'i frikësohemi Atij dhe të jemi prej atyre të sinqertëve!" (Kur'an, 9: 119); "Ta ndihmojmë njëri-tjetrin në vepra të mira dhe mëshirë e jo në mëkate dhe zemërime!" (Kur'an, 5: 2); "Të jemi të përmbajtur e të kujdesshëm në ecjen tonë dhe të ulim zërin!" (Kur'an, 31: 19); "Të jemi të butë jo vetëm më prindërit tanë e të afërmit apo jetimët, por me të gjithë ata që kanë nevojë, t'u flasim drejt njerëzve!" (Kur'an, 2: 83); "Të kthesh të keqën me të mirë!" (Kur'an, 41: 34); "Të jemi të vetëpërmbajtur!" (Kur'an, 41: 35); "Të jemi të mëshirshëm!" (Kur'an, 2: 270, 274); "Të japim zekatin!" (Kur'an, 2: 277); "Të falim rregullisht namazin; t'i bashkohemi asaj çka është më e mirë dhe të ndalojmë atë çka është e keqe dhe të durojmë me durim të vazhdueshëm çka do që të na ndodh!" (Kur'an, 31: 17); "Allahu i Madhërueshëm gjithashtu na ka urdhëruar për durim dhe këmbëngulje se Ai do të na provojë në diçka nga frika, uria, humbje në pasuri, jetë dhe rezultat të punës sonë (Kur'an, 2: 153 dhe 155); "Për të ruajtur paqen ndërmjet njerëzve, Zoti ynë ndalon: të gjitha veprat e turpshme, ligësitë dhe revoltën!" (Kur'an, 16: 90); "Mëkatet" (Kur'an, 59: 19); "Dinakëritë" (Kur'an, 28: 77); "Arrogancën", "Egoizmin", "Koprracinë" (Kur'an, 4: 36-37); "Fodullëkun" (Kur'an, 31: 18); "Jofisnikërinë" (Kur'an, 2: 276); "Lavdëratat" (Kur'an, 4: 38); "Zilinë" (Kur'an, 2: 109); "Mashtrimin e të tjerëve duke u betuar rrejshëm" (Kur'an, 16: 92); "Pandershmërinë" (Kur'an, 3: 161); "Shpifjen" (Kur'an, 68: 11); "Përqeshja e të tjerëve, sjelljet sarkastike, të emërtuarit e të tjerëve me nofka ofenduese, mosbesimin, përgjimin apo të folurit keq pas shpinës së të tjerëve" (Kur'an, 49: 11-12).

Të flasësh me keqdashje rreth dikujt pa prezencën e tij, në Islam, konsiderohet si një vepër e neveritshme. Në përputhje me këtë Allahu na ka kërkuar të mënjanojmë dyshimin sa më shumë të jetë e mundur (Kur'an, 49: 12). Nëse një person na sjell ndonjë lajm kundër dikujt tjetër ne nuk duhet ta pranojmë atë menjëherë si një informacion i vërtetë. Nëse ndonjë mëkatar vjen tek ne me ndonjë lajm në duhet ta vërtetojmë atë në mënyrë që të mos i dëmtojmë të tjerët pa dashur (Kur'an, 49: 6).

Ndër veprat e tjera të ndaluara në Islam përfshihen: "Veprat e pahijshme qofshin ato të fshehta apo të hapura; mëkatet dhe shkeljet ndaj së vërtetës dhe arsyes", "Rebelimi" (Kur'an, 49: 7); "Pirja e alkooleve apo të luajturit kumar" (Kur'an, 2: 219 dhe 5: 90-91)" "Fajdeja" (Kur'an, 2: 275-276); "Teprimi" (Kur'an, 6: 141 dhe 17: 26); "Grabitja, shkelja e kurorës, imoraliteti, vrasja e fëmijëve shpifja dhe përhapja e gënjeshtrës" (Kur'an, 6: 151).
Një besimtar nuk duhet të vrasë një besimtar tjetër, por nëse ndodh kjo gabimisht atëherë është i nevojshëm kompensimi (Kur'an, 4: 92). Ndërsa nëse ndonjëri vret me qëllim ndonjë besimtar atëherë shpërblimi i tij është zjarri i Xhehenemit (Kur'an, 4: 93).

Në mënyrë që të evitojmë veprat e këqija Allahu na urdhëron që ta konsiderojmë shejtanin e mallkuar si armik. Allahu i Lartësuar na udhëzon që të qëndrojmë larg mendimeve dhe veprave të këqija, Ai na tërheq vëmendjen në atë çka ne nuk duhet ta lejojmë shejtanin të na shtyjë drejt ndjekjes së rrugës së tij duke qenë se ai është armiku ynë i hapur. Allahu i Madhëruar na paralajmëron: "O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irrituara, e sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por Allahu e pastron atë që do Ai. Allahu dëgjon e di!"(Kur'an, 24: 21); "Djalli është armik juaji, pra, edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit!"(Kur'an, 35: 6).

Ne duhet të largohemi nga shejtani me çdo mjet. Allahu na kujton se shejtani na bën premtime vetëm për të na mashtruar. Shejtani dëshiron që ne të largohemi nga rruga e drejtë. Ata që e marrin atë për mik me siguri që do të digjen në zjarr. Krijuesi ynë na ka bërë të qartë se "djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; Allahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm!" (Kur'an, 2: 268); "Do t'i shmang (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do t'i urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e Allahut. E kush bën mik djallin, e jo Allahun, ai ka dështuar sheshazi! Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në Xhehennem dhe prej tij nuk kanë të ikur (shpëtim)!"(Kur'an, 4: 119-121).

Allahu është Ruajtësi ynë (Kur'an, 2: 21-22); Mbrojtësi ynë (Kur'an, 2: 257). Ajetet e mëposhtme të Kur'anit Famëlartë do t'i ndriçojnë jomuslimanët dhe do t'i bëjnë të kuptojnë se Allahu na udhëzon të kërkojmë ndihmën e Tij kundrejt influencës së shejtanit të mallkuar.

"E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di. Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun) dhe atëherë shohin (të vërtetën)" (Kur'an, 7: 200-201).

Jobesimtarët dhe hipokritët të cilët nuk besojnë se Islami është feja e vërtetë prej Allahut, duhet të mendojnë mbi shumë gjëra pozitive të cilët Islami ia ka sjell gjithë njerëzimit. Ata duhet të pranojnë të vërtetën se vetëm Islami është e vetmja fe e cila udhëzon në tërësi për të drejtën dhe ndalon nga e keqja. Islami këshillon të gjithë njerëzimin që të tërhiqet nga veprat e këqija duke qenë se ato janë prej shejtanit. Ai na udhëzon qartë të luftojmë kundër djallit dhe të mos e lëmë atë dhe ndjekësit e tij të na mashtrojnë. Ai na mbron nga kryerja e mëkateve kështu që ne të mos përfundojmë në zjarrin e Ferrit, të cilin Allahu e ka përgatitur për djallin dhe për ata të cilët e mohojnë Islamin. Për udhëzimin dhe shpëtimin e jomuslimanëve dhe hipokritëve ato nuk duhet të lënë shejtanin të hyjë në zemrat e tyre, duhet të reshtin së mohuari mësimet e virtytshme islame. Ata duhet të jenë të arsyeshëm e të pranojnë se Islami është me të vërtetë feja e drejtë. Ai na mëson dhe udhëzon për vepra të mira dhe në ndalimin nga veprat e këqija për udhëzimin dhe drejtimin e të gjithë njerëzimit.



Përktheu: Vajada Keçi Manjani

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 611 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024