E shtunë, 27/04/2024, 02:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Druri i mollës
(Prindërit dhe fëmijët)
 
Beautiful_01_Nature.jpg image by Ghorab_org

Dikur ekzistonte një pemë e madhe e mollës. Një vogëlush dëshironte çdo ditë të luante rreth kësaj molle. Ngjitej deri te maja e pemës, hante frutet e saj dhe pushonte nën hijen e saj.

Fëmiu e donte pemën, por edhe pema kishte dëshirë të lozte me të. Koha kalonte dhe vogëlushi u rrit. Nuk luante më për çdo ditë te pema. Një ditë djaloshi erdhi te pema i mërzitur.

Pema i tha djaloshit: "Eja të luash me mua."

Djaloshi u përgjigj: "Nuk jam më i vocërr që të luaj me ty. Dëshiroj lojëra, dhe më nevojiten të hollat për t'i blerë."

Pema i tha: "Më vjen keq, por nuk kam të holla! Por, ti mundesh t'i marrësh mollat e mia t'i shesësh dhe të fitosh të holla sa të duash."

Djaloshi u gëzua pa masë, hipi në pemë dhe i vjeli të gjitha mollat dhe shkoi i kënaqur. Pas kësaj, djali nuk erdhi te pema, dhe kjo ishte e mërzitur.

Një ditë djali kthehet te pema e mollës, por tani njeri i rritur. Pema u gëzua me ardhjen e tij dhe i tha: "Eja të luajmë së bashku!" Djali, tani i rritur tha: "Nuk kam kohë për të lozur me ty, jam rritur dhe jam përgjegjës për familjen time."

Dhe vazhdoi: "Më nevojitet shtëpia për t'u vendosur, andaj a mund të më ndihmosh në këtë?"

Pema tha: "Mund t'i presësh degët e mia dhe të ndërtosh shtëpinë." Kështu njeriu ia preu degët të gjitha dhe u largua i gëzuar. Pema e vjetër u gëzua nga lumturia e njeriut, por ky nuk u kthye më te pema. Pema e mollës përsëri mbeti e vetmuar dhe e pikëlluar.

Një ditë të bukur vere, njeriu u kthye dhe pema u gëzua pa masë. Pema i tha: "Eja të luash me mua."

Njeriu tha: "Jam shumë i lodhur dhe kam filluar të plakem. Dëshiroj diku të lundroj dhe të pushoj. Mund të më japësh një varkë?"

Pema u përgjigj: "Nga trungu im (trupi) mund të ndërtosh varkën dhe të lundrosh kudo që dëshiron." Dhe kështu njeriu e preu trungun e mollës duke bërë varkën. Lundroi dhe nuk u kthye më.

Më në fund, njeriu tani i plakur u kthye pas shumë viteve. Pema i tha: "Më vjen keq, djali im, por nuk kam më çfarë të jap. Nuk kam fruta."

Njeriu tha: "Nuk ka rëndësi, nuk kam dhëmbë për t'i kafshuar."

Pema tha: "Nuk kam trung as degë që të ngjitesh dhe të ulesh."

Njeriu tha: "Për këtë jam shumë i moshuar."

Pema duke lotuar tha: "Vërtetë, nuk kam çfarë të jap. Por, kanë mbetur vetëm rrënjët e thara të mia."

Njeriu tha: "Tani nuk më duhet asgjë, por më nevojitet vetëm një vend për të pushuar. Jam lodhur pas tërë këtyre viteve."

Pema e vjetër tha: "Mirë! Rrënjët e mia të vjetra janë të mira për të pushuar ti. Eja dhe ulu pranë meje dhe pusho."

Njeriu u afrua, u ul, ndërsa pema e vjetër e mollës nxori lot gëzimi.

A e di kush është kjo pemë e mollës, e kush është ky njeri?

Njeriu je ti, ndërsa pema prindërit e tu.

 

 

.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 4444 | Komentet: 19 | Ranguar: 4.7/16
Gjithsejt komente: 191 2 »
19 Abi New  
0
hahahha shum im mir ky tregim shum zoti ju shperbleft

18 Marigona  
0
All-llahu juu shperbleft per tgjith kit kontributin e faqes suaj.
Me te vertet mund te vetdisohen Shum te rinjë te cilet jan te interesuar te Lexojn nga faqja juaj, ka gjeraa shum interesantee te rendesishme, e sidomos kjo tema per Prinder InshAll-llah All-llahu na e mundeson qe te perkujdesimi per prinder te sillemi mir me taa mos tii hidherojm bile sado pak me fjal t'ëmbla tua kthejm at mundin te cilet na rriten kur ne ishim t'vegjel

17 Rihana  
0
me te vertet nje gje shum e bukur po hallall ju koft kush i shkruan keto ZOTI i shperbleft me gjith te mirat ne bote

16 *Mirjeta*  
0
Nga kjo teme mesojme shume dhe inshalla pasi qe te kemi lexuar kete teme do e kuptojme me mire vleren dhe rendesine e Prinderve.

15 arber  
0
e meriton te falenderohesh shume

14 besmir bytyqi  
0
meritoni urimet me te mira bravo vargje te rendesishme gjejm tek ju.

13 Sherifi  
0
esselemu alejkum Allahu e shperbleft vllaun per ket tregim te prekshem mete vertet na ben qeti duam prinderit ashtu si naka urdheruar Allahu i gjithemeshirshem ama duhet te iju japim perparsi ajeteve kuranore dhe haditheve te pejgamberit salallahu alejhi ue selem pastaj tregimeve te ketilla , e mos ti akuzojm vellezerit qe tentojne per te miren e vellezerve aq sa Allahu iju ka dhene dije, ma beni hallall esselemu alejkum .

11 driloni  
0
ma bani hallall. selmun alejkum

12 Argjendi  
0
hallall katem kat

9 driloni behluli  
0
selamun alejkum. o vella musliman une e kam lexuar kete artikull por te lutem mos publikoni me kesi lloj tregimesh se ka mjaft ajete dhe hadithe te cilat flasin per respektin dhe obligimet qe kemi ndaj prinderve dhe me e arsyeshme kish me qen me pas postue ndonje ajet ose hadith se kete qe e keni postue.
e kan pyetur imam Ahmedin se a ben me shkue ne derse tek nje njeri ( nuk po me kujtohet emri kush ka qen ai) i cili mbante derse ne kohen e imam Ahmedit dhe sheiku i eshte pergjigjur: mos shkoni te ai sepse ai tregon tregime. dhe une nuk jam prej atyre qe shesin mend por vetem po du e mbrojte dinin islam nga tregimet boshe me te cilat po tallen pasatj te tjeret. ma bani hallall.

10 Argjendi  
0
e qmojm entuziazmin tuaj poer mbrotjen e dinit, nuk eshte se ne nuk po angazhohemi edhe me argumente baz nga Kurani dhe Sunneti, mirepo kur eshte puna per keshilla bene te keshillojm edhe me tregime te trilluara nese keto nuk i kundershtojne parimet e ISLAMIT, po te mundoheshim te nxirrnim dispozita nga tregimet e trilluara me te vertet do te beheshim prej te humburve, por keto jan keshilla me te cilat e nxisim muslimanet ne pun te mira dhe ne respekkt ndaj prinderve, dhe keto keshilla jan shtes porosive te Muhammedit a.s
perndryshe shiko me shum artikuj dhe e sheh se eshte e permbushur faqja me porofsi Profetike
Allahu ju shperbleft

8 Argjendi  
0
per ata qe se marrin vesh si puna e drilonit, pema jon prindrit

1-10 11-16
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024