E mërkurë, 24/04/2024, 06:58
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Me ardhjen e Muhammedit a.s.
 
.... Habitesh, por është e vërtet! Hmmm, si i mekur dhimbsej jetimi dhe varrosej femra e gjallë në shoqërinë e trembur dhe të frikësuar nga vetja. Fitreja, natyra e pastër humbi dhe u bë shkrumb e hi nën gjurmët e historisë së njerëzimit. Bota rënkonte duke shfryrë mllef dhe e mbushur me idhuj të një pas njëshëm. Gjakatarët që vranë të Dërguarit e Zotit kishin ngulitur rruzullin tokësor në duart e fëlliqta të fajdes... O Zot si mund të kishte qenë njerëzimi i tillë, a`thua vallë duhej edhe Ti të harrohej dhe njerëzit të moliseshin e të veniteshin në putat e drunjtë dhe të argjiltë të ndërtuar me duart e njeriut mëkatar??? Si mundej që njeriu t'ia ktheje shpinën Zotit të tij dhe ta imagjinoj atë Zotin si të barabartë me putin që e ndërtoi me duartë e tij?! Ah, sa thellë u shtrinë intrigat e Shejtanit, sa i uritur u bë xhehennemi për këto shpirtëra plot faj...

... Është e vërtet o shpirt i etur kjo që po ta them! Arabët njihnin All-llahun, dinin për Pejgamberët, por në fakt u bënë idhujtar! O Zot sa errësirë mbretëroi në atë ujëvarë qeniesh të gjalla që dikur.... dikur lundronin mbi oqeanet e meditimit në një Zot. Dhe erdhi momenti kur bota e mbuluar nga kjo errësirë nuk mund të duronte më, kur gjallesat rënkonin, dheu filloi që të hedhë ndyrësirë në mesnatën e errët të yvertirës blu. Moment që ndryshoi mileniumet, moment që historinë e njerëzimit e përshkruan nga fillimi e deri në fund... Tik-taket e apokalipsës së popullit të Nuhut, Hudit, Lutit, Shuajbit, Ejubit, Musait, Isait, veçse kishin trokitur në dyert e njerëzimit duke vizatuar një jetë të tërë sakrificash, thirrjesh, obligimesh. Ky varg i gjerë Profetësh kishin një qëllim në jetën e tyre: Nxjerrjen e njerëzimit nga errësirat në dritë, nga adhurimi i idhujve, në adhurimin e All-llahut, nga soditja në fatkeqësitë në meditimin e krijesave. E Muhammedi a.s. me urdhër të All-llahut xh.sh. shpalosi qartas misionin e tij duke thirrur:
"O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar)." (Bekare:21)

Me ardhjen e Muhammedit a.s. populli i armiqësuar arab dhe i ndarë në fise, i poshtëruar skajshmërisht dhe i nënçmuar filloi që ta fisnikërojë veten dhe të bëhet përçues i fisnikërimit të këtij civilizimi të madh në komplet rruzullin tokësor. Nga ato çastet magjepsëse dhe frymëzuese kur arabët ishin jashtë Islamit dhe vonë u kyçën në Islam, njëri prej sahabëve të njohur Rebi` ibën Amiri i shndërruar në një misionar musliman kujton dhe thotë: "All-llahu na dërgoi që të nxjerrim ata që dëshirojnë nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e All-llahut, nga ngushtësia e kësaj bote në gjerësinë e saj , nga padrejtësia e religjioneve në drejtësinë e Islamit." ( Shih: Nevoja e Njerëzimit për mesazhin e Muhammedit a.s., Përktheu: Nehat Ismaili, Shkup 2007, fq.8)

A e kujton o njeri këtë çast madhështor të këtij sahabiu të ndershëm? Çka e bëri këtë kaq madhështor dhe kaq të sigurt në misionin e tij, si u shndërrua nga një njeri i poshtëruar në një njeri me qëllim, mision, synim që ta nxjerrë njerëzimin nga errësirat në dritë? Sa vlen jeta jonë sot kur motrat tona, nënat tona, vajzat tona për çdo ditë përballen me sfidat e teknologjisë dhe krimit të organizuar? E vëllezërit tanë në Etiopi vdesin për çdo ditë nga varfëria e rrugëve të Ballkanit shohim për çdo ditë musliman që kanë humbur qëllimin e tyre në këtë jetë, misionin e lartë dhe fisnik për të cilin erdhi edhe Muhammedi a.s. Si është e mundur o Zot që sot në rrethet e muslimanëve të kemi narkoman, alkoolistë dhe kundërshtues të flaktë të urdhrit Tënd? Si është e mundur që vlimi i analfabetizmit të jetë aq i madh në mesin e muslimanëve të këtij shekulli, ndërsa urdhri i parë që i zbriti Muhammedit a.s. nga ana e All-llahut xh.sh. ishte:
"Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)." (Alek:1)

E prapë premtimi i All-llahut është i vërtet. Ai shpërblen ato që gabojnë dhe pendohen, shpërblen edhe ato që bëjnë një punë sa grima e atomit, ndërsa e vlefshme sa qiejt dhe toka, mëshiron krijesat, sepse Ai është Mëshirues, është i Drejtë...

Po si mund t`i dinim të gjitha këto sikur Zoti të mos shpaloste urdhrat e tij përmes melekut Xhibril Muhammedit a.s.? E sot gjithë ato etiketime i bëhen muslimanëve, o Zot, ngushtësia e zemrave është shndërruar në simbiozë gjenezash ku çdo ideologji mundohet ta sulmoje Islamin si fe intolerante, si fe e dhunës, fe e prapambetur e njerëzve miop. Jo, jo ne nuk habitemi nga deklarime të këtilla, sepse kohërat ndryshojnë, njerëzit ndryshojnë, ndërsa fjalët janë të njëjta, por habitemi dhe merakosemi kur dëgjojmë musliman të prirë në këtë rrugë. A nuk ke dëgjuar o vëlla se Muhammedi a.s. para 14 shekujsh ka thënë: "Ai i cili ka mbytur një rezident jomusliman, nuk do të shijoj aromën e Xhennetit, ndërkaq aroma e tij vërehet nga një distancë udhëtimi dyzet vitesh" (Transmeton Buhariu). E tash ku mbeten akuzat tua për dhunë , intolerancë etj? O Zot na ruaj prej asaj dite kur do pyetemi se cila është feja jonë neve të na mbyllet goja dhe të mos kemi mundësi të japim përgjigje. Të kesh mëshirë o vëlla për gruan tënde, për nënën tënde dhe mos u frikëso t'ia japësh të drejtën, kijë mëshirë edhe për njerëzit tjerë, për kafshët, për të gjitha krijesat që ekzistojnë në këtë botë. Shembull e ke më të lartin ndërmjet banorëve të tokës dhe të qiellit Muhammedin a.s. ku tha: "Kini frikë All-llahun për këto kafshë të panjohura, hipini në mënyrë të drejtë dhe jepni të hanë mirë." (Transmeton Ebu Davudi). E ne u bëmë të pamëshirshëm me nënat tona, në vend që t'ia lehtësojmë ne i bërtasim dhe ia rëndojmë barrën dhe brengat... O Zot në çfarë gjendje ka rënë ummeti i Muhammedit a.s. që të mos mundet ta njoh veten..

E profeti Muhammed ishte i dhembshur edhe për kafshët, për bimët, për shtazët. Fetyllah Gylen thotë në librin e tij: "Po, nga kuadri i mëshirës së tij as milingonat nuk janë përjashtuar. Këta njerëz që nuk shkelnin as milingonat, a mund t'i bënin keq kujt? Jo, ishte e pamundur që t'i bënin keq kujt me dashje a me të ditur! Çdo vdekje e çekuilibruar do ta prishte ekuilibrin ekologjik dhe do të nxirrte në shesh një defekt të vështirë për ta përshkruar." ( shih: Dritë e Pashuar , Fetyllah Gylen, Tiranë 2004, fq.417). A mundin që qerpiqtë e identitetit të rrudhoseshin me këtë pamje dehëse e cila flijon jetërat drejtë pafundësisë së Besimit? Apo ndoshta hidhëtia dhe indinjata e thellë e devocionit kishte humbur kuptimin te krijesa e quajtur njeri? ... U ndala për një çast me meditimin tim! Kthej kokën në të djathtë dhe shikoj bilbilat me zërin e tyre të magjishëm të cilët na ftonin në vallen e engjëjve në gjithësi. A nuk tha Profeti Muhammed a.s. në një hadith të tij duke krahasuar njerëzit me mineralet se: "Njerëzit u ngjajnë krejt mineraleve të arit e të argjendit. Të dobishmit në kohën e injorancës, pasi të hyjnë në Islam e ta përvetësojnë atë, mbeten prapë më të dobishmit." (Vepra e lartcekur, fq.373). Mineralet që dëshmojnë forcën, integritetin, njerëzoren, magjiken, fuqinë ekonomike, krenarinë e popujve, mineralet të cilat e sfidojnë mendjen e njeriut dhe janë të përhapura aq shumë nëpër gjurmët e teknologjisë dhe studimit të kaosit, ishin një vokabular i përditshëm i më të ndritshmit Profetit Muhammed. Dhe periudhë pas periudhe , konsolidim pas konsolidimi, lindën shkëndijat e para të ummetit islam. Periudha e fshehtë e thirrjes kishte filluar të ndryshoj pamjen e saj, tashmë represionet , pengesat dhe frika ishte shtuar. Të dhunshmit vazhduan dhunën e tyre ndaj pafajësisë muslimane. I vetmi faj që kishin ishte fjala: Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i dërguar i Tij...

E si mund të duroheshin torturat në prani të Krijuesit të botrave , ty dyshon se Ai sheh çdo gjë dhe len robin e tij skajshmërisht në këtë udhëkryq? Erdhi urdhri i shpërnguljes! Lotët rrjedhnin rrëke si ferman i shpirtit të mjerë. Fletëzat e belbëzuara kalimthi kaliteshin nën faqet e skuqura dhe të dendura. Për një çast mu kujtua kjo lirikë përgjërimi: "Robi yt mëkatar po të vjen, o Zot, Po të lutet tek mëkatet i pohon; Po më fale, më fal se je i Lartë! Po më përzure , veç Teje kush më mëshiron?" ( Burimi i lartëcekur: fq.313). Sa madhështore janë këto fjalë shpirti që mezi më mbajnë gjallë në këtë dyndje identiteti. O vëlla dhe oj motër muslimane ndalu një moment dhe kujto këtë përshkrim të madhërishëm që i bën Fetyllah Gyleni thirrjes së Muhammedit a.s. Ai, pra thotë: "Namazi në shprehjet dhe pohimet e tij; abdesi me të cilin ulet e ngrihet, shok për njeriun të cilit ia eliminon vetminë dhe ia ndriçon rrugën me dritat e veta; ezani që qarkullon nëpër damarët e njeriut si gjaku dhe jeta, që rrjedh si lumë para derës së shtëpisë së tij, që rrjedh dhe mbledh përpara çdo lloj ndryshku e papastërtie; zekati dhe sadakaja që hedhin shtat si selvitë e lëkunden, duke uturitur, i trembin shejtanët, që, si begati e rehati, ua mbështjellin shpirtrat e atyre që shkojnë në namaz; agjërimi që krejt si një urë i bashkon masat njerëzore të shkëputura njëra prej tjetrës, që i ngjitë copat si një saldaturë e shëndoshë; haxhxhi që mbron si mburojë të zotin, që për ta ndihmuar atë të hyjë në xhennet, shndërrohet në një portë të fshehtë në muret e tij dhe si një saki me poçen e verës në dorë i afron atij të mirat e xhennetit; xhihadi që i arnon të grisurat si një rrobaqepës, që i pastron njollat si një larës kufomash, që i bën bashkë të gjithë besimtarët si një kuvend konsultimi; dhikri dhe lutja që mbyllin rrugët që shpien për në xhehenem duke u vënë gjoksin si një theror, që si një nëpunës pritjeje, hapin rrugët e xhennetit dhe u thonë njerëzve "mirë se erdhët" dhe që si një baba i dhembshur kundërshtuesit dhe inatçorët i lidhin me zinxhirë e i zvarrisin drejtë parajsave; zbatimi i urdhrave dhe respektimi i ndalimeve, që si një mjet ndërlidhjeje, i lidhin e i takojnë e i lejnë të bisedojnë me njëri-tjetrin Krijuesin me krijesën; marrëdhënia dhe mirëkuptimi farefisnor që si një polic trafiku, si një roje dere zë kryet e udhës e vendin para portës e rregullon vajtje-ardhjet dhe hyrje-daljet; të gjitha këto, pra në shprehjet dhe pohimet e tij( Muhammedit a.s.), shndërrohen secila më vete, në një motiv të gjallë që si një nënë, hapin prehrin e presin, që bëjnë gjyq me njerëzit dhe ftojnë për gjykim, që bisedojnë me ta e premtojnë, që i kërcënojnë ata nga frika se mos rrëshqasin nga udha, që i kapin për jake e i shkundin mirë e mirë; shndërrohen kështu dhe pothuajse i magjepsin dëgjuesit..." (Burimi i njejtë: fq.294-295).

E ti o i ri i mbuluar nga jeta, fjalët , padrejtësitë, amoraliteti, krimi, fatkeqësitë, a harrove fjalët e Krijuesit drejtuar Pejgamberit a.s. ku tingëllojnë: "O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi! Dhe të keqes së ndyrë largohu! Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë! Dhe për hir të Zotit tënd duro! " (El-Muddeththir:1-7)

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 569 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024