E enjte, 25/04/2024, 14:54
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Pse kaq frikë nga Islami???

Hamdi Nuhiju

 

Në historinë e mendimit shoqëror dhe në historinë e religjioneve kishim tendenca të ndryshme për përafrimin e logjikave të ndryshme, për thyerje shoqërore dhe për emancipimin dhe kultivimin e antivlerave në mesin e vlerave të mirëfillta.

Periudha të rëndësishme historiko-shoqërore ishin në turbullirë dhe në errësira të njëpasnjëshme! Njerëzimi filloi që ta ç'orientoj veten kah verbërimi dogmatik, ndërsa kahja e drejtë dhe e vërtet u mbyll në rrethin vicioz të klerikalizmit të mendjes.

Njerëzit janë të lindur të lirë, të pastër, me fitreh nga ana e All-llahut xh.sh. por prindërit e tyre i bëjnë fëmijët të krishterë, agnostik, hebrenj etj.

Ata janë të lirë për nga mënyra e zgjedhjes dhe vullnetit për t'u afruar në masën e një grupi njerëzish.

Ndërmjet nofullës së falënderuesve dhe në mesin e padurimtarëve shndërrit një mendim i cili me afsh kërkon të Vërtetën e Vetme. Besatim i ndjeshëm i cili mezi pret që të realizohet nga ana e miliarda muslimanëve në rruzullin tokësor sfidon për të dytën herë Djallin e Mallkuar në këtë dyluftim të përgjakshëm midis të Vërtetës dhe të Pavërtetës. Estetika si një formë integrale e artit islam zbukuron Qenien si sui generis të pasqyruar në kollitjen e pamfleteve të ideologëve të vjetër. Ideolog të cilët shndërrisin si yje në gjithësinë e stolisur. A thua vallë ekziston një pamje sintetike e performancave të njëpasnjëshme të deizmit pragmatik? Deizëm i shndërruar në fundërrinë shekullore po devijon kahjen e drejtë të stilit të holluar të pamjes dhe estetikës.

All-llahu xh.sh. i vulosi zemrat e disa njerëzve me pabesim dhe verbëri. Omer Khajami me afsh thërret pas të dalldisurve të njerëzisë. Në këngën e 89 dhe nën përkthimin e Fan Nolit ai, pra Omer Khajami thotë:

"Nga mur` i Tusit po vë re,

Kafkën e Kai-Kavusit tej përdhe

Dhe kujës ia kërcet: Kaj, Kral i ngratë,

Daullet ku mi ke?" (Rubairat, Omar Khajam, Tiranë, 2002, fq.27)

Përshkrimi dhe gjenerimi me një pjesë të realitetit sa filozofik aq edhe artistik na rikthen mendjen tonë drejtë gjurmëve dhe oazës së thellë dhe të këputur të identitetit dhe agnosticizmit të rilindur. Në vargun e Khajamit kuptuam dëshirën për dëfrim, mbyllje, egoizëm, mall, ndjenjë, frikë, thirrje, respekt, dashuri.... por, njëkohësisht edhe fshehje realiteti, fshehje argumentesh, fshehje të asaj që është madhore dhe e pakufishme.

Pse kaq frikë nga Islami????? A thua Islami paraqet rrezik për njerëzimin, apo ndoshta është kundër natyrës njerëzore, kundër botëve, kundër gjithçkaje që mendja jonë duhet patjetër ta kuptojë dhe ta pranojë si të mirë dhe të domosdoshme?

Islami u ngjallë në zemrat e njerëzve për t'i shndërruar ata në egërsira, për t'i rikthyer në një rrugë të devijuar, për t'i kthyer në qorrsokakun e skajshëm dhe në errësirat e pafundme të dendurisë historike?

All-llahu xh.sh. shumë qartas tha në Kur'anin Famëmadh: "A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët. A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t'i ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s'ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi. E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën." (Ankebut: 2-6)

Këto ajete të All-llahut xh.sh. na qartëson një segment ose një pjesë se pse kaq frikë nga Islami dhe muslimanët? All-llahu xh.sh. kërkon nga robi i tij fjalën të bashkangjitur me veprën , besimin të lidhur me diturinë dhe punën, e ndërthurë dhe e ndërton sistemin e ndëshkimit në këtë botë dhe në botën tjetër, se nuk ka dyshim AI është i Gjithëdijshmi.

All-llahu xh.sh. në këto ajete të madhërishme na paraqitet si Ndëshkues, por edhe si Realizues i Premtimeve dhe Shpërblyes. Ai i inkurajon besimtarët për punë të mbarshme dhe të mira , ndërsa ato jostabilët i qorton. Prej këtyre ajeteve kur'anore mund ta kuptojmë edhe konceptin e shpresës të venduar në praktikën tonë jetësore.

Në vazhdim të tekstit do mundohemi që të sqarohemi në kuadrin e katër pikave.

Fillojmë nga e para:

1. Frikësohen nga e panjohura????

All-llahu xh.sh. ia mundësoi njerëzimit udhëtimin në kahjen e duhur. Këtë udhëtim ia bëri të ditur përmes shumë librave dhe fletushkave të zbritura Lajmëtareve dhe Pejgambereve të Tij , Ai i mëshiroftë të gjithë.

Këto Pejgamber dhe Lajmëtar gjatë gjithë historisë së njerëzimit dhe gjatë thirrjes së tyre në thirrjen e njëjtë dhe të pastër në NJËSHMËRINË E ALL-LLAHUT XH.SH.

Kishte prej tyre që mohuan thirrjen e Pejgamberëve të All-llahut xh.sh. në monoteizmin islam , bile kishte edhe prej tyre të cilët mendonin se Pejgamberët e All-llahut janë në rrugë të humbur dhe duhet të rikthehen në rrugën e vërtet sipas tyre. Në këtë formë paria e popullit në kohën e Nuhit a.s. iu drejtuan Nuhut a.s. me këtë gjuhë të vrazhdë dhe të ashpërsuar. Mushrikët të cilët i shpallën luftë Muhammedit a.s. në disa sekuenca ose momente u ndalën të mendojnë dhe thanë botërisht: Si mund ta luftojë atë që se njoh????

Përkundër elokuencës së tyre të gjallë, përkundër gjuhës së tyre të bujshme dhe të pastër, përkundër mjeshtërisë tyre në poezi dhe në prozë që e kishin arritur, ata nuk arrinin të kuptonin thirrjen e thjeshtë dhe mjaft të kapshme të Muhammedit a.s., o ju mushrik ejani të besojmë All-llahun Një se nuk ka Zot tjetër pos Tij. Aq e panjohur ju dukë kjo thirrje sikur për të parën herë e dëgjojnë në jetën e tyre, aq e panjohur ju dukë mendjes dhe zemrës së tyre sa kujtuan se Muhammedi a.s. po bën magji, disa thanë se ai është i çmendur m'u për shkak të kësaj thirrje. Edhe pse kjo thirrje ishte e vjetër sa vet soji njerëzor sa vet botët, ata pacipshëm dhe për çdo ditë dhe për çdo net u munduan që t'i përgatisin lajka Muhammedit a.s. në secilën mënyrë të mundshme. Por , All-llahu xh.sh. nuk i lenë robërit e Tij të sinqertë dhe të drejtë në kurthet dhe planet e shantazhet e tyre. Prandaj edhe e mbrojti Pejgamberin a.s. dhe sahabët e tij prej kurtheve dhe lajthitjeve të mushrikëve të asaj kohe. Edhe në kohët tona moderne të cilat kohë për të ardhurit do të jenë kohë historike kemi shumë mushrik, por me petka ndryshe ndërsa idetë dhe mendimet e tyre , metodat e luftimit dhe të arsyetimit janë gati të njëjta. Frikësohen nga Islami, frikësohen nga All-llahu se nuk ia mundësuan mendjes dhe zemrës së tyre njohjen me All-llahun dhe Islamin. Se sikur të kishin edhe pak mend në krye sigurt para realitetit të Islamit ato do të afroheshin dhe do të bashkoheshin në bashkësinë dhe ummetin më të mirë.

Fetyllah Gylen thotë: "Islami i ka trajtuar zemrën, shpirtin, ndjenjat dhe mendimet në mënyrën më të mirë e të ekuilibruar dhe i ka orientuar ato sipas qëllimit final të krijimit të tyre. As nënvleftësim, as mungesë ekuilibri! Udhëtim me të gjitha këto ndjenja! Dhe me të gjitha vëzhgim i pasperdës së qenies!" (Dritë e pashuar-2, Fetyllah Gylen, Tiranë 2007 fq.96)

Përderisa Islami në formë kaq të ekuilibruar i ndërlidhë zemrën, shpirtin, ndjenjat dhe mendimet, të tjerët nuk duhet të frikësohen dhe të ikin nga ai, por duhet të njoftohen se vërtet ky ekuilibrim mungon në mesin e shumë njerëzve që janë pabesim të vërtet.

2. Frikësohen nga e njohura???

Mund të them lirisht se kjo është pjesa më e rëndësishme dhe më e përhapur në mesin e atyre që kanë frikë nga Islami. Pse kaq frikë nga Islami, a thua nuk e njohin, a thua nuk e dinë rëndësinë e Tij, e dinë dhe e njohin, por frikësohen.

U ndërtuan shumë institute dhe katedra ku tjerët hulumtuan dhe mësuan Islamin me qëllim që ta sulmojnë atë. Për këtë arsye lindi edhe orientalizmi dhe nevoja e hulumtimit të Islamit shikuar dhe vështruar nga aspekti ideologjik dhe politik. Këto ide dhe mendime ishin të eksportuara dhe të përhapura me kolonializmin anglez në Egjipt ku e sterilizuan tempullin e dijeve islame dhe ndërtuan katedra dhe qendra ku përgatiteshin administrator dhe jo udhëheqës dhe kreator. Por përmes infektimit të mendjes ato arritën që ta nënshtrojnë një popull, popull i cili është djep i civilizimeve të njerëzimit.

Në librin e Edvard Said shkruan kështu: "Dituria d.m.th ngritje mbi të padukshmen mbi veten në të panjohurën e kaluar. Objekti i një diturie të këtillë është në formë koherente i ndjeshëm kur është i pasqyruar mbi një observim kritik; ky element ose objekt është "fakt" i cili vet zhvillohet, ndryshohet ose transformohet në formën të cilën civilizimi e bën vazhdimisht të njëjtën gjë, megjithatë është në esencë, edhe ontologjikisht stabil. Të posedohet njohuri e tillë për një lëndë të këtillë, d.m.th me të, të sundohet, të kihet autoritet. Ndërsa autoriteti këtu d.m.th "ne" t'ju marrim "atyre" në shtetin oriental- autonominë e vet, sepse ne e dimë, sepse ajo ekziston, në formë dhe mendim të caktuar, ashtu siç ne e njohim. Njohuria britanike për Egjiptin, për Balfurin është vet Egjipti, dhe për këtë arsye barrën e njohurive e bën që të duken dhe të aktualizohen me pyetjet ashtu siç janë për inferioritetin dhe superioritetin që të duken të thjeshta. Balfuri askund nuk i kundërshton dhe mohon superioritetin e Britanikëve dhe inferioritetin e Egjiptianëve; ato i pranon si fakte të pastra përderisa i përshkruan pasojat e njohurisë." (Orientalizam, Edvard R. Said, Magor Skopje 2003, Kapitulli: 'Poznavanje na Orientot' fq.40

Për shkak se e njohin Islamin ato edhe e sulmojnë dhe tjerëve të cilët kërkojnë të vërtetën dhe realitetin e Islamit i bëjnë propagandë kundër që të frikësohen dhe të largohen nga Islami. Inskenojnë dhe paraqesin skena të paqena dhe të pandodhura asnjëherë në historinë e njerëzimit për Islamin dhe muslimanët. Përmes mjeteve të tyre propagandistike etiketojnë Islamin si terrorizëm ndërsa muslimanët si terrorist.

Ta etiketosh dikë për diçka duhesh ta njohësh dhe ta urresh. Mushrikët Muhammedin a.s. e njihnin dhe e urrenin prandaj e etiketuan në forma dhe metoda të ndryshme. Por, prej propagandës së të tjerëve në ditët tona edhe një pjesë e muslimanëve janë të ndikuar dhe pa fije turpi fillojnë që t'i bashkohen maskave të tyre dhe edhe ato të bëhen sulmues. Hoxha Imer Mustafa nga Kumanova tha: "Perëndimit i intereson një njeri që ka shenjat në rrugë, adresën e caktuar. Por, njashtu Perëndimit i intereson që ajo adresë e duhur në kahjen dhe në vendin e duhur të mbetet e fshehur vetëm në duar dhe jo të veprohet sipas udhëzimeve të asaj adrese."

Perëndimit shumë i intereson Kur`ani Kerimi në raftet tona i mbuluar nga pluhuri dhe i ruajtur me mjaft frikë nga ne. Por Perëndimit nuk i intereson Kur'ani Kerimi i shndërruar në musliman në rruzullin tokësor. Prandaj edhe frikësohen nga e njohura.

3. Frikësohen nga e Vërteta

Kush frikësohet nga e vërteta? Ai i cili është i mbuluar dhe i kapluar me të pavërtetën. Po mirë kush i përgatitë dhe i orienton njerëzit kah e pavërteta? Ai i cili e njeh të vërtetën dhe qëllimisht kapet pas të pavërtetës dhe në këtë formë i urdhëron dhe i thirr njerëzit në rrugën e tij të gabuar.

Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur'anin Famëlartë: " Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur." ( Isra:81)

Ky proklamim para njerëzve tjerë të cilët nuk njohen me dritën dhe udhëzimin Hyjnor thjeshtë inicon kthimin në vetveten. Ky proklamim kur'anor na qartëson gjendjen e atyre të cilët janë kapluar nga e pavërteta të cilët Muhammed Gazali shumë bukur i përshkruan: "Kokëfortësia i ka kapluar zemrat e tyre, sepse kufri nuk është gjë e cila vjen papritmas te njeriu, ai është produkt i zilisë dhe i mendjelehtësisë, i lakmisë dhe i egoizmit. Largimi nga kufri kërkon mendje të shëndoshë dhe logjikë të mprehtë, kërkon gjykim të drejtë dhe moral të pastër." (Shih: Komenti Tematik i Kur'anit Famëlartë, Muhammed el-Gazali, Shkup 2007, fq.282)

Nuk ka dyshim se kjo frikë nga e vërteta ngjallet m'u për shkak të verbërisë së zemrave dhe syve të tyre. Ata kanë sy por nuk shohin, kanë zemra por janë të vdekura.

4. Frikësohen nga Islami

Frikësohen nga Islami pasiqë Islami është e vetmja fe e cila lidhi shpirtëroren me matrialen, kërkoi njeriun udhëheqës në rruzullin tokësor, zotëri dhe jo të nënçmuar, kërkoi drejtësinë për krijesat tjera dhe jo shkeljen dhe nënçmimin e tyre.

Sqarimin e fillimit të hadithit të Xhibrilit a.s. Imam Ahmed bin Shejh Hixhazi el Fexhnij e sqaron në këtë formë: "Thënia:" më trego ç'është Islami", është pyetje për esencën e islamit. Përgjigja e profetit a.s.: "islami është të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut", do të thotë: të dish dhe të besosh se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut." (Kuvendet e Ndritshme, Tiranë 2007. fq.38)

Frikësohen nga Islami pasiqë Islami është rruga e vërtet, është rruga e cila kërkon nga njeriu që të jetë njeri dhe jo të shëndërrohet në kafshë! Islami i ngriti njerëzit në piedestalet më të larta njerëzore, prandaj të verbërit i frikësohen atij. All-llahu xh.sh. e nderoi njerëzimin dhe botrat me Pejgamberët e Tij. Ata, pra Pejgamberët na treguan dhe sqaruan rrugën e të vërtetës atë të Islamit.

Thotë All-llahu xh.sh. në Kur`an: "Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i japë llogarinë." ( Ali Imran:19)

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 627 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024