E premte, 29/11/2024, 18:50
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Kur flasin zemrat për Allah!!!

Hamdi NUHIJU

 

Gjurmët e njeriut dhe të jetës të thelluara nën ndikimin e brendshëm e të jashtëm kozmologjik të koncepteve të mykta shoqërore, fshihen prej realitetit të jetës dhe të përballjes me sintezën e ndjenjave.

Zemrat nuk dinë të gënjejnë dhe të fshehin realitetin, ato paraqesin në masë atë gjenezën e filtruar të imanit në Allahun. Allahu xh.sh. vulosi zemrat e disa njerëzve, e disa tjerëve ua pastroi ato si loti i lëshuar në yvertyrën e fytyrës së dashnorit...

Kur lotët dalin nga sytë dhe depërtojnë mbi faqe e lagin prehrin e vashës, burimin kanë në zemër. Zemra është sinonim i dashurisë, virtyt i brengave dhe mbështjellës i trupit përderisa trupi nuk funksionon pa ndihmën e saj. Mendja dhe shpirti i jep urdhëresë zemrës dhe i thotë: "Të kuptosh fjalët shpirtërore që dalin prej çdo krijese midis qenieve në botë- secila sipas gjuhës së saj të veçantë- për sa ka të bëjë me Unitetin e Krijuesit dhe me Hyjninë e Autorit Absolut." (Fjalët, Seid Nursi, Istanbul 2006, fq.187). Dhe zemrat që njohin gjuhën e panjohur dhe që kuptohen përmes mimikave e sarkazmave harmonizojnë qenien drejtë rrugës së pafundme hyjnore.

Zemrat flasin të njëjtën gjuhë, por ajo gjuhë ka pengesat dhe shenjat në rrugë. Shenjat e gjuhës së zemrës në rrugë janë fjalët: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i Dërguar i Allahut.

Fjalë dhe gjurmë që ndërlidhin imanin e njeriut me pjesën e jashtme të jetës dhe perceptimit të drejtë të çdo procesi në shoqërinë njerëzore dhe të qenieve tjera të gjalla. Njeriu i përshtatet atributeve ose sifateve të Allahut dhe përmes përshtatjes ndaj atributeve ose sifateve ai jeton i lirë dhe i vullnetshëm për të kontribuar në këtë shoqëri të pagdhendur me gdhendës imanor. Shoqëria jonë e fjalës dhe e besës ka shumë sfidantë të cilët e ulin kokën në sexhde ndaj Allahut dhe me zemër i bëjnë hamd Atij. Por pse gjendja e rinisë dhe e muslimanëve është e këtillë? A thua vallë mungojnë zemrat që fjalët të depërtojnë në to? Apo ndoshta zemrat i kemi të mbushura dhe të stërngarkuara me gjëra tjera dhe nuk ka vend për Allahun dhe Muhammedin a.s.? Në botën e pyetjeve pafund që ngacmojnë intelektin tonë të nënshtruar ose të zhurmshëm lindë një shkëndijë që na qartëson gati se çdo çështje të pasqaruar në mendjen tonë. Zemrat nuk dinë të humben në rrugë, ata kanë destinacionin e caktuar, ndërsa mendja i devijon dhe shpesh i pëshpëritë drejtë rrugëve të devijuara të Djallit të Mallkuar. Ndonjëherë njeriu është i prirur për t'u veçuar dhe izoluar nga shoqëria dhe nga njerëzit tjerë, e ndonjëherë ai është i shndërruar në poltron që rikthen historinë e mendimit shoqëror mbrapsht. E në momente piedestale të dëshpërimit dhe thirrjes në vetmi, veçimit e urrejtjes së ndjenjave dhe rrethit që e ndotë ambientin e brendshëm të shpirtit dhe zemrës thërret një zë qetësues që ringjallë shpirtrat dhe i jep vullnet e jetës personave dhe pronarëve të thirrjes së mëshirshme.

Ai zë qetësisht dhe moralisht i përgatitë zemrën e njeriut për të hapëruar drejtë rrugëve me skaje të cilat rrugë e dezorientojnë të jetuarit e drejtë.

"Dëgjo dhe bindu, tha Allahu në Kur`an përmes gjuhës së Muhammedit a.s.:" ... "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" (Tevbe:40)

Qetësia është baza orientuese e njerëzve të suksesshëm në shoqëri dhe në përballje me armikun dhe sprovat e njëpasnjëshme.

"Ky sugjerim dhe ky transmetim ndjesor është interpretuar, në të njëjtën kohë, si fillimi i dhikrit dhe shfaqja e parë e ngopjes së zemrave me Allahun." (Tasavufi ose Mistika Islame, Osman Nuri Topbash, Stamboll 2006, fq.22)

Zemrat janë të prirura t'i përshtaten shoqërisë dhe nefsit. Por, prej tyre rrjedhë shpërblimi i Allahut ndaj robërve të vet në Përhershmëri. Me pastrimin e tyre dhe me ushqimin shpirtëror që ia japim vazhdimisht zemrave tona ne arrijmë që ta përgatisim veten në rrugët e gjata dhe të mundimshme hyjnore. Zemra e forcuar dhe e ushqyer e ujitur në ujërat e shkollës së më të ndriturit të botëve Muhammedit a.s. është zemër që transformon shoqëritë, që qan shumë dhe që vazhdimisht i bënë dhikër Allahut xh.sh.

Nuk ka dyshim se zemrat e pastra reflektojnë në komplet jetën e njeriut dhe për njeriun më kjo botë nuk vlen ma shumë sesa për ti realizuar nevojat e adhurimit ndaj Allahut.

Shembull të njerëzve ku bota dhe jeta nuk vlente gjë për to dhe që ishin me zemrat të pastra dhe të nënshtruara vetëm ndaj Allahut kemi plotë.

"Disa çifut i thanë një oficeri nga ihvanët që quhej Mearuf Huderi gjatë kohës së robërisë: Ne nuk kemi frikë, përveçse nga ihvanët vullnetarë! Dhe Mearufi e pyeti atë: E përse i keni frikë ata, në një kohë që numri i tyre është shumë i pakët dhe armatimi i tyre është i vjetër dhe jo i plotë?! Dhe oficeri çifut i tha qartësisht: NE KËTU KEMI ARDHUR NGA VENDET E BOTËS QË TË JETOJMË, NDËRSA ATA KANË ARDHUR QË TË VDESIN." (Edukata Islame dhe shkolla e Hasan El Benna, Dr.Jusuf Kardavi , Prishtinë 2002 , fq.40)

Jeta e kësaj bote nuk vlen asgjë përderisa nuk e kemi imanin të vulosur në zemrat tona dhe përderisa zemrat tona vuajnë dhe lëngojnë nga sëmundje të dërguara prej Djallit të Mallkuar.

Poeti i cili foli mjaft për edukatën e cila është e mbjellur në zemër dhe buron prej saj dhe e cila aq shumë po i nevojitet shoqërisë sonë moderne, Xhelaludin Rrumi tha: "Zotëri! Dije se edukata është shpirti në trupin e njeriut. Edukata është drita e syve dhe e zemrës së ndjekësit të rrugës së Allahut. Po deshe t'ia shtypësh kokën shejtanit, hapi sytë e shih: ajo që e dëshpëron shejtanin, është edukata. Po të mos ketë edukatë te njeriu, ai s'është njeri me të vërtetë. Dallimi mes njeriut dhe kafshës është edukata!" (Tasavufi ose Mistika Islame, Osman Nuri Topbash, Stamboll 2006 fq.32)

Dëgjo o shpirt i dalldisur kuvendimin e zemrave për Allahun....
Mëso o jetë e habitur rrugëtimet e zemrës drejtë Allahut të Gjithëfuqishëm...
Shkrihu o vëllai im në zemër dhe mendje, zemra e mendja janë burim i vullnetit dhe hapësirë gjeneruese e livrimit në tokat e Davetit... O Allah mos na i lako zemrat tona pasiqë na i drejtove. AMIN!

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 1126 | Ranguar: 1.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024