E diel, 20/10/2019, 03:56
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Gota qe deh

Shkruan: Avni TAFILI



"Pasha jetën tënde (Muhammed), s'ka dyshim se ata ishin të humbur në dehjen e tyre." - Kur'an, 15:72

Një gotë plotë xhelozi, fanatizëm, inati e mëri! Dhe, e mbushur me padituri. Dehje që shtyn njeriun të harrojë vetveten, duke ngarë pas asaj që nuk është e vetja, sikur të ishte hipur mbi shpirtin e vet dhe ladutëron kah t'i thotë epshi i trupit të vet. Shpirt njerëzor, por njeri që tokës shpirtin e vet ia dorëzon. Njeri me shpirt të shqetësuar, të parehatshëm e të dalldisur. Edhe erërat e lehta e përplasin sikur të ishin stuhi të llahtarshme! Me dinjitet të pa qëndrueshëm, e me zemër të bërë të fortë si gur. Vallë, ç'rëndësi ka ajo që e ka dehur, rëndësi ka që është i dehur. Qoftë mendja apo zemra. Është i dehur, qoftë edhe vetëm me një pikë të asaj gote plotë.

Nuk dehë vetëm ana fizike e asaj që pihet. Mund të dehë edhe ajo që nuk kapin shqisat e të pamirit, a të dëgjuarit e të ndjesisë. Mendja nuk dehet vetëm kur pi pije dehëse! Zemra dehet edhe kur lakmon në pasurinë e të tjerëve, trupi dehet kur ushqehet me ushqime të pashëndetshme. Jo, mendja dehet edhe kur topitet dhe tkurret. Kështu, edhe të pamirit, që konsiderohen dritare të zemrës e të shpirtit, dehen kur lakmon në diçka, qoftë ajo diçka që pihet, hahet, apo edhe ndjehet. Madje, njeriu mund të dehet edhe kur shikon madhështinë e yjeve, apo edhe kur shikon bukurinë e hënës.

Gotë që dehë! Njeriu me natyrshmërinë e tij të nxituar, shpeshherë gjykon shpejt dhe pa vetëdije. Mendon ndonjëherë, ndonëse pa vetëdije, se vetëm dy botë janë: e bardhë dhe e zezë; dhe, vetëm ajo botë që preket dhe ajo që nuk preket. Vetëm ai ka të drejtë. "Unë" dhe askush tjetër kuptoj drejtë dhe sigurt. Po, sepse bota është tkurrur në zemrën e dehur. Jo, kurrsesi jo! Nuk janë të gjithë të dehur. E bardha është e bardhë, edhe e zeza është e zezë. Por nuk ka vetëm dy ngjyra. Edhe ti nuk je dy ngjyrësh! Edhe atë që nuk e prek, e ndjen. Mund të ndjehesh i ditur, edhe pse dituria mund të preket. Jo, dituria nuk preket, por çka jep ajo, shijohet.

Edhe syri është dehur! Syri që lakmon, me zemër të mbushur me gotë plotë. Nuk ka vend për të tjerë. Edhe veshi kur dëgjon, edhe pse fjala nuk preket, mishërohet në mendje e zemër. Nuk dehë vetëm çka preket e shijohet, por edhe çka nuk preket e nuk shijohet: a nuk është edhe shikimi lakmues! Të bën të nxitosh, të sakrifikosh dhe të jesh ti "unë"!

Dehje apo nxehje, edhe sistemi nervor pëson këtë lloj dehjeje; në këtë rast është njësoj: ashtu siç nxehet mendja e dehur, nxehet edhe gjaku kur ngrihen nervat ndërsa mendja del jashtë kompetencave të zotërisë së saj. Nuk di të gjykojë e të vlerësojë drejtë. Por jo për atë njeri që është zotëri i trupit të vet, e assesi rob i tij. E as për atë që durimin e ka adhurim. Këtij njeriu nuk i dehet sistemi nervor; kur nevrikoset, përdorë ujin, sepse uji është natyrshmëri e pastër. Siç etja shuhet me të, shuan edhe dhembjen e shpirtit. Shpirt që nuk i dorëzohet tokës, është në trupin e atij që nuk bie pre e asaj që del prej toke dhe aty kthehet.

Të dehë edhe epshi! Po, njeriu që pason epshin e vet, është i dehur, gjithçka sheh, sheh me egoizëm, është vetjak, nuk i bëjnë përshtypje të tjerët e as që i përfillë. Çka dëgjon, ose e pranon pa vetëdije, ose e refuzon pavetëdije; ç't'i thotë ëndja vepron! Vetiatizmi, dëshira për pronësi të pakufishme, është përgjigje e një zemre të sëmurë, e cila është e infektuar nga shqisat e tij. Shqisa që nuk filtrojnë, të pa edukuara: gjithçka shohin, dëgjojnë, prekin a ndjejnë, i bëjnë një rreth prej hekuri zemrës së tij, sikur të ishte kullë prej guri, e jo më zemër që ndjen dhe arsyeton. Kullë që as uji nuk depërton.

Mendja e turbulluar, një mendje që e deh egoizmi. Nuk pranon mendje tjetër. Vetëm ai ka mendje. Ky duhet të mendojë, të tjerët të dëgjojnë. Jo, ai vendos, të tjerët pasojnë. Çdo mendim "tjetër" përveç i tij bashkë me unin e tij, duhet të tretet e të humb.

Lum ai që mendja i rri e zgjuar, e shikimin e dëgjimin e ruan nga bota që dehë; e lum ai, që tokës shpirtin nuk ia dorëzon, e as bëhet rob i trupit të vet. E mjerë ai që dehet, e kush përveç atij që është dritëshkurtër, mendjelehtë, gjaknxehtë dhe ai që nuk sheh më larg se hija e trupit të vet.

Shkrehe gotën! Çrobëro vetveten, shpirtin e ndërgjegjen; duan pastërtinë dhe kthjelltësinë; duan kthimin në natyrshmërinë me të cilën lindën.

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 690 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
0 Spam
1 nazi  
shum mir qe kemi keto faqe qe te qetsohemi pak e ta gjejm veten se ku jemi dhe se qfar jemi duke ber .duhet te na qetsohen zemrat duke lexuar keto fjal te cilat nuk pershkruhen ne as nje menyr por vetem se shijohen dhe ne qetsohemi me to ju falmderit shum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2019