E enjte, 18/04/2024, 15:46
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Nënë
 
Plakem, e për nënën time gjithnjë jam i vogël. Ulem, por te ajo gjithnjë jam fëmijë. E vetmja ajo për mua ka derdhur lot, qumësht dhe gjak. Të gjithë më kanë harruar, po jo edhe nëna ime. Të gjithë më kanë lënë, përveç nënës sime. Bota për mua u ndryshua, por jo edhe nëna. Për Zotin, nënë, sa here i ke fshirë lotët prej fytyrës kur kam shkuar në rrugë? Sa net ke kaluar pa gjumë kur të kam munguar? Sa net ke kaluar pranë meje kur kam qenë i sëmurë.?

Nënë.

Kur kthehesha nga udhëtimi, më prisje në derë me sy të përlotur nga gëzimi, ndërsa kur udhëtoja, më përcillje me pikëllim në zemër.

Nënë.

Më ke bartur në prehër me dhembje dhe vuajtje. Më linde me klithma dhe rënkime. Më përqafove dhe më prite me puthje dhe buzëqeshje.

Nënë..

Asnjëherë nuk ke qarë deri sa isha zgjuar. Nuk ke pushuar përderisa nuk më ke parë mua të lumtur. Kur unë buzëqeshja edhe ti buzëqeshje edhe pse nuk e dije shkakun. Ndërsa kur vija i pikëlluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se të gaboja dhe e harroje gabimin tim para se të pendohesha. Më arsyetoje para se të kërkoja falje.

Nënë...

Kush më lavdëronte, ti i besoje edhe sikur të më shpallte mbret i njerëzve. Kush më kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur t'i sillte edhe dëshmitarët më besnik. Vetëm ti ke qenë e preokupuar me brengën ndaj meje.

Nënë..

Unë jam gjëja më e rëndësishme për ty, tregimi më i bukur, dëshira më e ëmbël. Këto më bëjnë të ndjehem mirë, ndërsa ti mendon se kjo nuk është e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallëngjimi për mua...

Nënë...

Sikur të mundem që me lot falënderimi t'i lajë këmbët tuaja, nga turpi edhe këpucët tuaja.

Nënë...

Do të doja, sikur të mundem, ta marrë vdekjen tënde dhe çdo gjë të pakëndshme që të ndodhë.

Shpirti më fol që më rrënon

Sakrifikohem për ty, e di apo nuk e di. (El Israë, 24)

"Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". (El Israë, 24)

 


,
Dr. Aid El-Karni

Përktheu dhe përshtati
Dr. Ali F. Iljazi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 4297 | Komentet: 10 | Ranguar: 4.2/5
Gjithsejt komente: 10
10 Qemran  
0
me knaqsi dhe me krenari e lexova.i falem zoti qe me ka dhan nje nane si.nana ime

9 qendrimmm  
0
ehh nene nene ,ke qendru pa gjum qe une te flej,ke qendru pa ushqim qe te me ushqesh mua,ke duru ne etje qe une te mos e ndjej etjen ,durove dhe sakrifikove qdo gje per mua,Elhamdulilah Allahut swt qe me dhuroi prinderit,salavate per Muhamedin savs qe me mesoi si ti respektoj ata ,perderisa njeriu posedon diqka se din rendesin e asaj qfar e ka por kur e humb e din rendesin,sot jetoj larg larg familjes por ju qe i keni nenat gjall dhe qe zgjoheni e i shifni nenat ,qe jetoni me prinderit tuaj o respektoni se xhenneti eshte nen kembet e nenes,es selam alejkum.

8 lizaaaaa  
0
ska asgje me te vlefshme se nena dhe bababi...ooo Zot mi ruaj prinderit...dhe ruaja gjithkujt...Amin inshalla....

7 samir  
0
Dita skalon dhembja ne zemren time pa ty eshte shume e madhe o nene.Vtemia me rethon ne cdo ane o nene ishte si kandil ndricues per mua shkove shkove...atje ne amshin pran Allahut dhe pejgamberit te dashur o nena ime sa mall te madh ndjej per ty...

6 fetije  
0
ishalla zoti i shperblen te gjitha nenat ne kete dhe ne boten tjeter ka shume fjale te thuhet por nuk di ishalla ne i kemi dhene rrespektin e merituar nenes ajo meriton shume edhe ishalla ma ben hallall,ishalla do te qendroj ne lulet e xhenetit e ishalla zoti na i fale mekatet te gjithe muslimanet ku jemi e qendrojm te qete ne xhenet.

5 limi  
0
per dhimbjen me te vogel emrin ta kam thirr , asnjeher nuk desha te te them lamtumir nen o nene , edhe pse nuk te kam un jetoj me ty, ty askush ne bot borxhin sta ka kthy , ti nga gjith krijesat je me i bukuri emer ti nuk me don me fjal ti... me don vec me zemer ,ne kete bot kalimtare gjithcka ndryshohet dashuria yte nuk humbet as nuk fitohet ,
do vi sapo te bie nata si yll do te ndricoj ti prek ato floket e bardha nga pritja tu zbardhen ne bot , asnjeher nuk te thash me fal , me fal nene me fal ti ,zemren time dua ta jap si ate ma dhe ti nene o nene

4 jeta  
0
nene te dua shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuummmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm je ghithqka per muaaa.Allahu te shperbleft me xhenet siq me shperbleve ti mua me dashurin tende.Amin.

3 ilirjana  
0
Allahu ju shperbleft per kete shkrim kaq t'bukur e prekes , qe besoj dikujt do i ndikoj edhe ne ndejnjat e tij!!

2 Ajna  
0
Nuk ka fjal me te embel se fjala nen ,nuk ka zemer qe te don me aq butesi se zemra e nenes ,nuk ka dashuri qe te dashuron me shum se dashuria e nenes .Falenderoj Allahun qe me dhuroj nje nene te udheezuar e me rriti me edukoj ,me perkrahi,me ndihmoj e mbi te gjitha edhe kur e kundershtova prap me perqafoi e me butesi priti deri zemren time e kaploi islami e sot lus Allahun qe ta shperblej me XHennetin Fir-dews.

1 elsaaa  
0
me falni lexu se po shkruaj me lot ne sy kur e pash ket shkrim per nene nuk munda pa u ndal me ven edhe une nje shkrim se nuk ka me te shej se nena ai qe hidhron nene ai qe nuk e perfill ate me at do te mirre zoti se nuk ka gje me te bukur se nena nuk ka njeri qe ben sakrific me te madhe se nena nen te dua shum se edhe une jam nen e di ca do te thot te me duaj evladi e di ca heka per te e di ca perballova deri e rrita ate tani i lutem zoti qe te jet ne drejti te mir me falni lexues ndoshta e teprova me ju po me nen time kurrsesi se nuk gjej fjal per nen se ka merita e gjith jetes sime ajo

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024