E premte, 29/03/2024, 06:41
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Mburoja ime, modestia
Mburoja ime, modestia
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Nuk mund të ndodhë që paturpësia të jetë pjesë e një gjëje e që të mos e poshtërojë (çnderojë) atë; gjithashtu, nuk mund të ndodhë që turpi të jetë pjesë e një gjëje e që të mos e zbukurojë atë edhe më shumë!”.      [Transmeton Tirmidhiu]
 
Është e kotë të kërkoni mësues më të mirë se profeti a.s , është e kotë të kërkoni udhëzues më të mirë se Kur'ani i Madhëruar dhe është e kotë të kërkoni Ndihmues më të mirë se Krijuesi  Gjithësisë.Qoftë i nderuar i dërguari i Zotit i cili mishëroi shpalljen Hyjnore e gjurmëve të atij mishërimi ecin dhe do ecin njerëz deri në ditën e gjykimit , ata që do ecin pas atyre gjurmëve pa dyshim se jan në të drejtë , e ata që do humbin gjurmët do humbin edhe rrugën e drejtë e kështu do largohen nga mëshira e Mëshiruesit.

            Gjatë jetës së kësaj bote njeriu përballet me sfida të rënda , sfida të cilat për t'u kaluar duhet t'i bihet shtigjeve të shpalljes Hyjnore dhe nuk ka tjera shtigje pos tyre , ato shtigje janë të vështira për kalim dhe si rrjedhojë kan pak kalimtarë.Përballja me këto sfida duhet të bëhet aso forme që të arrihet kënaqësia e Krijuesit e jo hidhërimi dhe kjo kërkon maturi në veprim , jo vetkënaqësi , qëllim të pastërt dhe durim të fortë.

          

  "Paturpësia" si u tha edhe në porosinë e Profetit a.s i rrëzon që të gjitha , i poshtëron të gjitha veprat edhe nëse ato nisen kah përfundimi i mirë dhe kalojnë nëpër rrugë të mirë , në momentin që paraqitet paturpësia atë rrugëtim e ndërpret me anë të një vetë sabotazhi spontan.Ka shum njerëz që mirren me qështje humanitare , inicojnë , organizojnë shoqata humanitare nën petkun e mirësisë , mirëpo nuk kalon kohë dhe te ta sheh doza paturpësie , interesi personal, material e moral e që s'ka dyshim se ky është edhe fundi i një "vepreje humane".

Disa njerëz kan harruar se kjo botë është e të gjithëve ,kan harruar kufijtë e integritetit teritorial , moral e etik , kan harruar kufijtë që Zoti i Gjithësisë vendosi për ne dhe e gjith kjo nisi ngase ata njerëz humbën turpin së pari , pastaj arësyen e më pas u humbën me të gjitha.Paturpësia shkatërroka moralin , humbka arësyen dhe thyka kufijtë! Profeti a.s njeriut të paturpshëm i drejtohet me fjalët: "Nëse nuk ke turp, bën çfarë të duash!"

            Ditëve të sotshme është e turpshme të jesh i turpshëm ngase turpshmëria konsiderohet si një cilësi e të dobëtit , a një njeriu të ngathët , sot të të vij turp do të thot të marrësh epitete të ulta shoqërore , etike e morale dhe kjo nuk më habit aspak ngase e njëjta situat ka qenë në kohën e injorancës deri sa nuk erdhi mësuesi i njerëzimit dhe preu degët e shkuli rrënjët e virtyteve të ulta , ngriti të vlerën përmbi të përbuzurën dhe na mësoi t'i dallojmë ato.

            Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi, alejhi selam, kaloi pranë një njeriu nga Ensarët dhe e pa se ai po ia tërheqte vërejtjen një tjetri për shkak të modestisë, ndërsa Pejgamberi, alejhi selam, i kishte thënë: "Lëre të qetë, pasiqë modestia është pjesë e fesë!”.      [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

            Është mjerim kur sheh njerëzit tek zihen për punë të kota , fjala e pjell fjalën , kokëfortësia dhe "krenaria" dehin më keq se alkooli e droga , pasojat jo rrallë jan më të këqija se të tyre e krejt për qka njeriu ka nevoj në ato qaste është një grimë modesti , zbutje tensionesh , kërkim mbrojtjeje nga Më I Miri Mbrojtës kundrejt cytësve të dukshëm e të padukshëm.
           
            Pse njeriu gëlltit nga ushqimet e ndaluara , pi nga pijet e ndaluara , flet nga fjalët e pathëna e nuk mbështillet me petkun e modestisë?A nuk tha Profeti a.s se:"Çdo fe ka nga një karakter, e karakteri i Islamit është modestia!” .O ti që beson Allahun , po me ç'karakter mbështillesh nëso jo me karakterin e Islamit?Apo mos të jan ngatërruar gjurmët e Profetit me gjurmë ariu , e sa të largëta jan ato ngjashmëri për atë që sheh dhe mendon.

            Kur dosjet të jen hapur dhe njeriu sheh atë qka punoi , nga më të mirat pun që do gjejë është karakteri i tij i mirë , e s'ka dyshim që Zoti e urren të pacipin.

            Lusim Atë që lutjet e robërve të Tij nuk i kthe prapa të na begatoj me virtyte të mira , të na mbështjell me petkun e devotshmërisë siq i mbështolli robët e Tij më të dashur , të na ruaj nga punët e kota , virtytet e këqija e të na bashkoj të gjithëve aty ku dëshiron t'i shoh robërit e Tij më të dashur...

 

Argjend Xhelili

Më 21 mars 2009

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 708 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024