E shtunë, 20/04/2024, 03:06
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Më jep dritë, o Zot!

Hamdi NUHIJU



Njeriu që është në kërkim të rehatisë dhe kënaqësisë së brendshme, gjen forma dhe mënyra të tij se si të arrijë deri tek këto kënaqësi dhe rehati të cilat janë të papërshkrueshme dhe të cilat tejkalojnë mentalitetin e shpirtit të tij. Përderisa kalojnë në një fazë të këtillë, këto ndjenja duhet që të tubohen në zemrën e njeriut që është një mbledhës i këndshëm dhe një uverturë e bindjeve tona të jetuara dhe të theksuara karshi laramanisë së jetës së tij. Ai gjithmonë ka nevojë që të gjejë rrugën e cila i ndriçon qiejt e mendjes dhe zemrës së tij. Ai asnjëherë nuk guxon që të jetojë në suazat e emancipimit dogmatik dhe të harrojë dashurinë e Allahut të Plotfuqishëm. E kur njeriu harron dashurinë e Allahut, ai hidhet në botën e hutimit dhe mangësisë së kësaj mëshire dhe dashurie Hyjnore. Kalon jetën e tij në trans dhe zhdukë të gjitha vlerat e shpirtit të tij përmes harxhimit të këtyre ndjenjave në këtë rrugë e cila është pambarim. Jeta e tij harxhohet sikur oksigjeni në një ambient të papastër ose edhe në masë të shfrytëzimit të saj. Ajo ka nevojë për njeriun që të bindet dhe të bind të tjerët se rruga e shpëtimit është e vetmja ajo që na urdhëron Allahu dhe jo tjetërkush pos Tij. Përderisa ne gjejmë dhe kërkojmë shpëtimin në disa kahe ose drejtime tjera të cilat janë në kundërshtim me komplet njerëzimin, përderisa ne jetojmë në suazat e ideologjisë së frikës dhe jo të bindjes, ne domosdo që do të jemi vokabular të zhytur thellë në oqeanet e degjenerimit.
Ibn Abasi r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. pasi kishte dëgjuar ezanin, kishte dalë për në namaz duke thënë:" O Zoti im, më jep dritë në zemrën time, më jep dritë në gjuhën time, më jep dritë në të dëgjuarit tim, në të parët e mi, më jep dritë nga para dhe nga prapa, o Zoti im, më jep dritë."( Arti i dhikrit dhe i lutjeve të Pejgamberit të fundit, Muhamed Gazali, Shkup, 2008, fq.39)
Më i dashuri në mesin e krijesave, njeriu i cili ishte dhe është i mbrojtur prej çdo mëkati, ai nuk ishte jofalënderues, por kishte nevojë që të kërkojë prej Zotit të tij dhe aspak të mos turpërohet prej kërkimit. Kërko o njeri prej Atij që është në qiell, që ka krijuar botët dhe që të ka mundësuar ti të frymosh dhe jetosh jetën tënde të lirë. Kërko prej Zotit të Plotfuqishëm se padyshim Ai është plotësuesi dhe realizuesi i premtimeve. Parashtrojmë pyetjen e thjeshtë për çfarë drite kishte nevojë Resulullahi s.a.v.s., kur e dimë të gjithë se ai është i dërguar i Zotit që ka ardhur për të ftuar njerëzimin prej errësirave të shumta në dritën e vetme.

Në vazhdim do të vështrojmë në pika të shkurtra këtë hadith të Resulullahit s.a.v.s:
a) O Zoti im më jep dritë në zemrën time... Kështu tha në fillim të hadithit të tij Resulullahi s.a.v.s Njeriu duhet të ketë një zemër të pastër e cila pranon vetëm pastërtinë dhe duhet të jetë e ndriçuar me besim. Nuk ka dyshim se imani ose besimi është dritë ose nur për zemrat e njerëzve të cilët e pranojnë atë. Sipas konsensusit të dijetarëve musliman vendi i imanit të njeriut është në zemër dhe prej aty reflekton edhe në pjesët tjera të trupit të tij. Nëse ne kujdesemi që të kemi një zemër me nurin e Allahut ose dritën e Tij, atëherë do të kemi një trup dhe shpirt me këtë nur ose dritë. Përderisa ne nuk kujdesemi fare për zemrën tonë dhe e lëmë që ta pushtojë djalli i mallkuar përmes metodave të ndryshme siç janë muzika, filmi e arti i degjeneruar, atëherë ne do të kemi një zemër e cila është e fshehur në errësira të shumta dhe padyshim edhe jeta jonë e përditshme do të jetë një jetë e mbuluar në suaza të celulave të lëvizjeve të djallit të mallkuar.

b) Më jep dritë në gjuhën time... Gjuha jonë duhet të jetë e pastër dhe gjithmonë duhet të përkujdeset që prej saj të dalë vetëm pastër dhe jo çfarëdolloj ndyrësire që nxjerr gjuha e njerëzve të caktuar. Përmes gjuhës ne duhet që të thërrasim njerëzit në dritën e Allahut dhe jo ti largojmë prej kësaj drite, sepse nëse i largojmë atëherë përmes gjuhës tonë nuk flasim ne po flet djalli i mallkuar. Shkak i shumë përçarjeve dhe i trazirave të mëdha në rruzullin tokësor ka qenë mosfrenimi i gjuhës së disa njerëzve të caktuar. Njerëzit shumë lehtë gabojnë përmes fjalëve të tepërta që nxjerrin prej gjuhës së tyre, edhe harrojnë që të përmendin Allahun mu në ato momente kur duhet më së shumti të përmendet Ai. Gjuha është bërë shkak i bashkimit të zemrave në rrugën e Allahut, prandaj kjo gjuhë ka dritën e Allahut xh.sh. Njerëzit të cilët flasin me gjuhën e zemrave e që janë të mbuluara këto zemra me dritën e Allahut, padyshim se korrjet ose rezultatet do të jenë shumë të dobishme për tërë shoqërinë njerëzore.

c) Më jep dritë në të dëgjuarit e mi... Veshi i njerëzve të sinqertë që besojnë Allahun xh.sh. nuk guxon që të dëgjojë thashetheme dhe që të dëgjojë zëra çoroditës të filmave pornografik, e të muzikës çoroditëse. Ne kërkojmë që të dëgjuarit tonë të jetë i stolisur dhe i mbrojtur me dritën e Allahut dhe nuk kërkojmë që të lihet në stuhitë e kohës e kështu me të më lehtë të arrijë deri tek synimet e veta djalli i mallkuar. Ne duhet që të dëgjuarit tonë ta orientojmë drejtë hallallit, drejtë fjalës së Allahut, drejtë dëgjimit të ndonjë këshille që na mëson se si të përmirësohemi dhe të nxisim të tjerët të përmirësohen. E assesi të dëgjuarit tonë nuk guxojmë që t'ia lëshojmë frerët dhe të na ngecë jeta jonë në mes çorodisë dhe habisë së ndryshimit për të mirë.

d) Më jep dritë në të parët e mi.... E çka duhet të shikojë syri jonë përveç asaj të cilën e ka lejuar Allahu xh.sh. që të shikohet? Sa ne jemi të kujdesshëm që sytë tanë të shohin vetëm të lejuarën dhe të mirën e assesi të ndaluarën dhe atë që na çon në prishje të moralit tonë dhe të moralit të shoqërisë njerëzore? Të parët tonë duhet të stoliset me dritën e Allahut që gjithmonë ne duhet të shohim me atë dritë gjërat dhe në atë frymë edhe ti perceptojmë. Nuk guxojmë që të dalim jashtë kësaj drite e cila është jetë për jetën e shpirtit tonë. Syri është djepi ose mjeti më i rrezikshëm përmes të cilit arrihet në rrugën e gabuar. Nëse ruajmë sytë e shpirtit, trupit dhe zemrës, ne padyshim do të kemi një jetë të ndershme dhe tamam islame ashtu siç kërkon Allahu i Plotfuqishëm nga ne.

dh) Më jep dritë nga para dhe nga prapa... Resulullahi s.a.v.s. kërkoi prej Allahut xh.sh. këtë gjë, pasiqë djalli i mallkuar ishte betuar se do ti bëjë dëme dhe sulme të ndryshme njeriut nga para dhe nga prapa. Sulmet e djallit të mallkuar janë nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet të cilat njeriu nuk mund ti paramendojë. Por, njeriu duhet gjithmonë të jetë i kujdesshëm dhe të mos ecë në errësirën të cilën ia servon djalli i mallkuar, por të kërkojë dritën e Allahut prej para dhe nga prapa. Kur njerëzit bien në kurthet e djallit të mallkuar, atëherë ata zhgënjehen nga jeta e kësaj bote ose edhe kërkojnë që përgjithmonë të jetojnë në këtë botë duke e harruar përhershmërinë në Ahiret. Por, ata që kërkojnë ndriçimin e Allahut, do të jetojnë të lumtur edhe në këtë botë, por edhe në përhershmëri.

e) O Zot, më jep dritë... Drita e Allahut në kohë errësirash të djallit është më e rëndësishme se ajri të cilin e thithim dhe se uji të cilin e pimë. Njeriu gjithmonë ka nevojë për dritën e Allahut pasiqë gjithmonë rrezikohet prej errësirave në të cilat fton djalli i mallkuar. Besimtarët e dinë shumë mirë se nuk mund që të fitojnë xhennetet e Allahut xh.sh. pa u sprovuar në këtë botë. Prandaj, po këto besimtar kanë nevojë që të kërkojnë vazhdimisht dritën e Allahut e që të jetojnë jetën e tyre në këtë dritë e jo në këto errësira që janë dukshëm kurthe të djallit të mallkuar. Fitorja e besimtarëve është afër! Agimi i këtij gjumi njëshekullor po troket në dyert tona. O Zot na mundëso që të jemi pjesëmarrës në agimin e këtij gjumi. Amin!
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 1217 | Komentet: 3 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 3
3 Mirjeta  
0
O Zot na mundso te gjithvee qe te ndjem driten e islamit

2 Bashkim  
0
O Zot na mundëso që ta ndjemë dritën e Islamit, dritën tënde o Zot.

1 sejdi  
0
o zot na mundeso qe te jemi pjesemarres ne agimin e ketij gjumi.Amin

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024