E enjte, 18/04/2024, 18:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Mjaft më u tallët me fenë e Allahut!!!

Shkruan: A. JASHARI



Vëllezër dhe motra të nderuar/a në Islam!

Ju drejtohem juve me dhembje. Këto ditë ne, si Ummet, jemi duke përjetuar fatkeqësi të mëdha. Një pjesë nga nënat, baballarët, vëllezërit e motrat tona janë duke vuajtur në Palestinë. Nuk kanë aspak siguri. Fëmijët e tyre po vdesin si shkak i bombardimeve; xhamitë po bëhen pluhur dhe ditë e për ditë po shtohet varfëria dhe numri i jetimëve. Ndërkaq, në Kosovën lindore (Preshevë) ushtarët e ish-UÇK-së janë burgosur në burgjet e Beogradit dhe po torturohen me tortura jonjerëzore, ndër të cilët ka edhe fëmijë! Mirëpo, neve këto ngjarje siç po duket fare nuk na prekën.
Me rastin e të ashtuquajturit "vitit të ri", emisioni Vala Mala Show, i cili transmetohet në programin KTV, i shfaqi jo një, por disa "humore" ku bëhet tallje e rëndë me fenë/fjalët e Allahut të Lartëmadhëruar.

Në këtë emision të prishur, disa aktorë aktruan si engjëj dhe sikur kjo nuk do të mjaftonte e disa të tjerë kinse biseduan me Allahun Fuqiplotë në mënyrë që i përshkruan Allahut të Lartësuar të meta - e i pa te meta është Ai! Për më tepër, kjo nuk ishte hera e parë në "humorin" e mediave tona që u tallën me fenë tonë! Vitin e kaluar një aktor bëri tallje edhe më të poshtër me suren e cila ka vlerën e një të tretës së Kuranit Famëlartë - me suren el-Ihlas, duke e recituar atë në formë të prishur dhe duke i përkthyer ajetet e surës në atë formë si i përshtatej humorit të tij.

O ju që keni besuar!

Do t'i përmendim vetëm dy shembuj të talljeve ndaj Islamit, bërësit e të cilëve futen në renegim dhe në kufër, edhe pse kanë shqiptuar SHEHADETIN (dëshminë) dhe e emërtojnë veten si muslimanë:


1) Shembull i parë:

Tallja me çka do qoftë që është e gjithënjohur si pjesë e fesë Islame. Këtu bënë pjesë edhe tallja me besimtarët për shkak të besimit të tyre. Këtë marrim nga fjalët e Allahut të Madhëruar, ku thotë në Kur'an: "E nëse i pyet ata (përse tallen), do të përgjigjen: 'Ne vetëm biseduam dhe u argëtuam'. Thuaj: 'A mos vallë, po talleni me Allahun, me Librin e Tij dhe me Pejgamberin e Tij?' Mos u arsyetoni! Se, ju, mohuat fenë, pasi që patët besuar. Nëse Ne e falim një grup tuajin, do ta ndëshkojmë grupin tjetër, ngase ishin mëkatarë." (Et-Tevbe: 65-66).

Format e shpotive janë të shumta dhe nuk mund te numërohen që të gjitha. Këto mund të ndodhin me fjalë, me vepra apo me isharet, të bërët shenjë nënçmimi me dore gjatë dëgjimit të Kur'anit dhe të hadithit të Resulullahut, alejhi selam, apo diç nga parimet e njohura të Islamit.


2) Shembulli i dytë:

Shprehja e urrejtjes dhe pezmit gjatë përmendjes së Allahut të Madhëruar, Pejgamberit, alejhi selam, dëgjimit të Kur'anit dhe përmendjes çka do qoftë nga parimet e fesë Islame. Kjo bazohet në fjalët e Allahut të Lartësuar: "E kur t'ju lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ti do të vëresh në fytyrat e atyre që nuk besojnë - pakënaqësinë e madhe; ata duan t'u vërsulen atyre që i lexojnë ajetet e Tona. Thuaj: "A doni t'ju tregoj juve se çka është më e keqe se kjo? -Zjarri'! Allahu ua ka premtuar atyre që nuk besojnë. E, sa vendbanim i shëmtuar që është ai!" (El-Haxhxh: 72)

"Kjo është, ngase ata e urrejnë atë që ka shpallur Allahu, andaj Ai ua ka shkatërruar veprat e tyre." (Muhammed: 9)

O muslimanë! Ju bëj apel që të bojkotoni emisionet si "Vala Mala Show" ku bëhet tallje me fenë e Allahut dhe asesi mos të blejmë ndonjë videokasetë apo DVD të tyre! Dijeni se në bërjen e kësaj vepre, i kemi dyfishuar gabimet tona. Gabimi i parë është blerja e Video/DVD-ve apo shikimi i një emisioni të tillë, gjë që vetëm se kemi humbur kohën tonë kot dhe morali ynë dukshëm do të pakësohet! Ndërkaq, gabimi i dytë është se ne në këtë mënyrë paratë tona që i kemi fituar me djersë i shpenzojmë në HARAM! Megjithatë, jo vetëm kaq, por ne i ndihmojmë armiqtë e Allahut të zhvillojnë dhe më tej emisione, videokaseta apo DVD që mundohen ta poshtërojnë fenë e Allahut Fuqiplotë.

Ndaluni pak tek Fjala e Allahut të Madhëruar: "Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm. " (Lukman: 6)

Drejtuar "humoristëve" shqiptarë!!!

I keni kaluar të gjithë kufijtë dhe shkaku i emisioneve të ngjashme si tuajat, çdo ditë e më tepër populli ynë po i humb vlerat morale! Dijeni mirë se ju edhe nëse nuk jeni muslimanë, ne (muslimanët) jemi të bindur, nëse nuk pendoheni, do të keni dënim te dhembshëm tek Allahu i Madhëruar! E kush dënon më rëndë dhe më keq se Allahu - Sunduesi i gjithësisë???!

Ne, prapëseprapë, jemi Ummet i mëshirës. Pra, me gjithë atë dëm që keni bërë, ju ftojmë të pendoheni sa më shpejt, përderisa nuk është vonë për ju dhe gjithë ata që tallen me Islamin! Allahu në Librin e Vet thotë: "E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madhe." (Hud: 3)

Duaja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, në Dorën e Të Cilit është i tërë Sundimi!

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 616 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024