Emri i Zotit El-Vedudu është një emër shumë i dashur dhe që lidhet me dhembshurinë dhe dashurinë.
Emri i Zotit El-Vedudu është një emër shumë i dashur dhe që lidhet me dhembshurinë dhe dashurinë. Emri i Zotit, El-Vedudu, përmendet në Kuran dy herë. E para:"Ai është që falë mëkatet dhe i dashur. Është i Zoti i Arshit të Madhëruar!" (Buruxh 14-15) E dyta:" Vërtet, Zoti im është Mëshirues, shumë i dashur." (Hud 90)
Është bërë zakon që ky emër të përsëritet shpesh gjatë lutjeve.
Në këtë temë, do të përqendrohemi në katër pika kryesore:
Kuptimi i emrit El-Vedudu. Përse ky emër dhe cili është ndryshimi mes El-Vedudu dhe Elhabibu? Dukuri dhe tregues të miqësisë së Zotit në univers. Si ta përjetojmë këtë emër?
Emri El-Vedudu në arabisht, rrjedh nga "Elviddu" që ka kuptimin e dashurisë dhe dhembshurisë. Dijetarët dhe gjuhtarët e arabishtes, thonë reth kuptimit të kësaj fjale:"Elviddu" është dashuria më e pastër dhe më e sinqertë." Një përkufizim tjetër është:"El-Vedudu është Ai që kërkon miqësinë dhe i don njerëzit e mirë." Disa të tjerë kanë thënë:"El-Vedudu është Ai të cilin e duan me gjithë zemër robët e Tij të mirë." Dashuria për të ka mbushur zemrat e tyre dhe shpirtin, veshët dhe sytë, gjakun dhe gjithë gjymtyrët. Ai është më i shtrenjtë dhe më i dashur për ta, seçjanë pasuritë, fëmija dhe familja. Është ky kuptimi të cilin e ka përmendur dhe profeti a.s në një hadith, ku thotë:"Ka shijuar besimin e vërtetë, ai që dashurinën e Zotit dhe të profetit a.s e ka mbi gjithçka tjetër."
Gjithashtu, kanë thënë në kuptimin e këtij emri:"El-Vedudu është Ai që miqësohet dhe bëhet i dashur tek njerëzit e mirë duke i mbajtur pranë. Dhe bëhet i dashur për gjynahqarët me mëshirën dhe faljen e Tij. Bëhet i dashur dhe miqësor me krijesat e tjera, me anë të furnizimit të tyre."
Përfundimisht, El-Vedudu është Ai që i don robët e Tij dhe është miqësor dhe i dhembshur me ta. Vetë Zoti i Madhëruar ka zgjedhur këtë emër për veten e Tij.
A e kupton çdo të thotë të të dojë dhe të tregohei i dhembshur Zoti me ty o vëlla? Që ta kuptosh më mirë këtë, shikoje se sa vend zë në gjithësi. Thotë profeti a.s:"Qielli i parë në krahasim më qiellin e dytë, është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i dytë në krahasim me të tretin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i tretë në krahasim me të katërtin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i katërt në krahasim me të pestin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i pestë në krahasim me të gjashtin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i gjashtë në krahasim me të shtatin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i shtatë në krahasim me Fronin është sa një unazë në shkretëtirë".
Thotë profeti a.s në një hadith:"Është rënduar qielli dhe ka të drejtë të rëndëhet. Nuk ka vend sa dy gishta, veçse ndodhet një melek në ruku ose sexhde për Zotin. Kur të vijë dita e kijametit, do të ngrihen nga namazi dhe do të thonë: I pa të meta je o Zot, nuk të kemi adhuruar ashtu siçe meriton."
Edhe pse ti o njeri zë një hapësirë shumë të vogël në univers, edhe pse Zotin e adhuron një numër i pallogaritshëm melekësh, Ai tregohet i dashur, i dhembshur dhe miqësor me ty.
Cili është ndryshimi mes El-Vedudu dhe Elhabibu?
Sipas gjuhëtarëve arabë, "Elhubbu" (dashuria) është ndjenjë e brendshme, për dikë. Kurse "Elviddu" (miqësi, dhembshuri) është kur këto ndjenja i shpreh me veprime. Elhubbu, është kur dikë e don me zemër, kurse Elviddu është kur këtë dashuri e vë në praktikë, i buzëqesh, i bën dhurata... Kështu kuptojmë që emri El-Vedudu është më gjithpërfshirës.
Kuptimin dhe ndryshimin mes këtyre dy emrave, e tregon dhe një hadith i profetit a.s:" "Nëse Zoti e don një njeri, e thërret Xhibrilin: O Xhibril, Unë e dua filanin, prandaj duaje dhe ti! dhe e don dhe Xhibrili. Më pas Xhibrili thërret: O banorët e qiellit, Zoti e don filanin, prandaj duajeni dhe ju dhe e duan dhe banorët e qiellit. Më pas dashuria i vendoset dhe në mes njerëzve në tokë."
Shohim që Zoti nuk u mjaftua thjesht me dashurinë për një nga robët e tij, por këtë dashuri e vërteton.
Njeriu është një krijesë e dobët, për këtë ai ka nevojë të ndjejë praninë, kujdesin, furnizimin, mëshirën dhe dhemshurinë e dikujt. Ai ka nevojë që dikush ta përkëdhelë dhe t'i thotë një fjalë të ëmbël.
Është njëlloj si në rastin e fëmijëve tanë. Sa janë të vegjël, ata kanë nevojë që dikush të kujdeset për ta, dikush që t'i ushqejë, ti pastrojë, ti veshë, t'i mësojë dhe edukojë...Por veçkëtyre, fëmijët kanë nevojë dhe për diçka më të madhe, kanë nevojë për përkëdheljet e prindërve, për dashurinë, miqësinë dhe dhembshurinë e tyre.
Psikologët pohojnë se fëmjët mbushen me besim në vetvete dhe dhembshuri, kur dëgjojnë prindërit t'u thonë: "Të dua!"
Po të shohim, të gjithë krijesat vijnë në jetë nga prindërit e tyre. Përveçedukimit dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve, sistemi prindëror sikur ka dhe një funksion tjetër, atë të njohjes së Zotit të Madhëruar. Sikur dashuria, mëshira dhe dhembshuria e prindërve, është një model i zvogëluar për të kuptuar se sa të don Zoti që të krijoi.
Ali ibn Ebi Talib, thotë:"Nëse Ditën e Kijametit më thuhet që llogarinë tënde do e lëmë në dorën e prindërve të tu, unë do të refuzoja. Kjo, pasi Zoti është më i mëshirshëm me mua seçjanë prindërit e mi."
Një fjalë e tillë nuk është fjalë momentale, por është e studiuar mirë, ajo buron nga një zemër që e njeh mirë Zotin me cilësitë e Tij të bukura dhe të larta.
Në përgjithësi, ne mendojmë se ata që kanë nevojë më shumë për dhemshuri dhe dashuri, janë fëmijët. Por në fakt, njeriu sa më shumë rritet në moshë, aq më shumë ka nevojë për dhembshuri dhe dashuri. Sa më shumë që shtyhet në moshë, njeriu bëhet më i ndjeshëm dhe ka nevojë për dhembshuri. Kjo, edhe nëse i ka gjithë të mirat materiale dhe ekonomike.
Perëndimi ka hasur probleme në këtë pikë, pasi është dhënë fuqishëm vetëm pas anës materiale dhe nuk ka ditur si të falë dhembshuri dhe dashuri për të tjerët. Kurse Islami i plotëson në mënyrën më të mirë këto nevoja. Edhe nëse nuk ke njerëz që tregohen të dhemshur dhe të dashur me ty, ai të lidh me Krijuesin e njerëzve i cili të furnizon me nevojat materiale dhe të furnizon dhe me nevojat emocionale, mëshirën, dhembshurinë, dashurinë...
Dukuri dhe fakte të miqësisë së Zotit në univers.
Emri i Zotit, El-Vedudu, shfaqet përgjithësisht në të gjithë universin dhe me të gjithë krijesat dhe shfaqet veçanërisht me besimtarët dhe njerëzit e mirë.
Le të shohim fillimisht gjurmët e El-Vedudu në univers. Në çdo krijesë që të vështrojmë, do të gjejmë gjurmët e miqësisë, dashurisë dhe dhembshurisë së Zotit. Dielli, hëna, nata, dita, bimët, kafshët... të gjithë këto kryejnë një funksion të caktuar, për të garantuar vazhdimësinë e jetës mbi tokë. Edhe pse gjithçka kryen një funksion të caktuar, Zoti e ka rrethuar me bukuri, hijeshi dhe madhështi, gjë e cila tregon dashurinë e Zotit për njerëzit dhe krijesat. A të ka ndodhur të shohësh lindjen apo perëndimin e diellit, sesa madhështor dhe sa i bukur është? Atë që ndjen zemra jote në çastet e lindjes apo perëndimit të diellit, dije se është nga Elvedudi. Gjatë verës, njerëzit vuajnë nga vapa dhe temperaturat e larta. Por për ta zbutur këtë, Zoti ka caktuar hijen. Thotë Zoti në Kuran:"A nuk e ke parë se si e zgjati Zoti yt hijen? Dhe nëse dëshironte e bënte të palëvizur." (Furkan 45) Ky ajet përmendet në suren Furkan, sure e cila flet mbi keqtrajtimet e jomuslimanëve ndaj profetit a.s. Me këtë ajet, sikur Zoti kërkon ta sigurojë profetin a.s që ashtu siçështë i dhemshur dhe miqësor me gjithësinë, i tillë është dhe me të.
A të ka rastisur ta shohësh hënën natën? A i ke provuar ndjenjat dhe emocionet që të pushtojnë teksa e shikon? Nëse të ndodh që ta shohësh përsëri pas kësaj teme, kujto emrin e Zotit Elvedud dhe madhëroje Atë.
Po të shohim në detra, do të gjejmë me mijëra lloje dhe forma peshqish. Zakonisht ato që konsumon njeriu janë të pakët, të tjerët janë për bukuri dhe hijeshi.
Zoti ka krijuar dhe lulet, të cilat nuk hahen nga njeriu. Kjo, me qëllim që bukuria dhe aroma e tyre të vazhdojë dhe të mos rrezikohet nga njeriu. Sa herë të shohësh një trëndafil apo një lule të bukur, kujto Elvedudin që e bëri të tillë që të fal kënaqësi.
Llojet e shpendëve janë të shumtë. Ato që hahen janë të paktë, kurse të tjerët janë për zbukurim dhe hijeshi.
Me qëllim që të jetojë, njeriut i duhet të konsumojë bukë ose oriz dhe ujë. Por Zoti që është miqësor dhe i dhembshur për robët e Tij, i zbukuron tryezat tona me lloje të ndryshme gjellësh, frutash, ëmbëlsirash...
Vetë mishin Ai e ka bërë me shije të ndryshme. Mishi i kofshës, ndryshon nga ai i shpatullës.
Nëse do të shkoje tek një mik i yti për vizitë dhe në tavolinën e ngrënies shikon vetëm një pjatë oriz, një copë mish dhe një gotë ujë. Padyshim që mikpritja u realizua dhe detyra e tij përfundoi. Por nëse shkon tek një tjetër dhe mbi tavolinën e ngrënies shikon mish, oriz, ujë, dhjetëra fruta, trëndafila përreth tavoline, ëmbëlsira... do të ishte ndryshe nga rasti i parë. I pari të priti dhe të ushqeu, kurse i dyti u tregua miqësor dhe të nderoi. I tillë është dhe universi në përgjithësi. Universi është një xhami, e cila të tregon mbi madhështinë e Atij që e krijoi dhe e përsosi.
Tani le të përmendim dhembshurinë dhe miqësinë e Elvedudit për robërit e Tij besimtarë. Thotë Zoti në Kuran: " Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t'u falë dashuri." (Merjem 96) Një nder i tillë nuk është vetëm për profetët apo shehidët, por është për të gjithë besimtarët. E veçanta tjetër është se ky ajet nuk e përcakton kohën dhe vendin. Diçka e tillë mund të ndodhë në këtë botë, në jetën e varrit dhe pas ringjalljes.
Le të shohim treguesit e miqësisë dhe dashurisë së Zotit me profetin Muhamed a.s.
Takimi i parë i profetit a.s me Xhibrilin a.s ishte me një përqafim. Një përqafimi dhe prehërit i ngjante dhe shpella dhe vendi ku ishte profeti a.s.
Gjatë emigrimit për në Medine, profetit a.s iu shpall ajeti:"Ti bëj durim me vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotin tënd!" (Tur 48)
Me këtë Zoti e siguronte profetin a.s se ishte i rrethuar nga përkujdesja hyjnore.
Duke parë që profetit a.s i vdisnin djemtë, jomuslimanët filluan të përhapin fjalë se profeti a.s është farësosur. Menjëherë i shpallen ajete me të cilat Zoti i tregonte mirësitë që i kishte dhënë dhe i tregonte se armiqtë e tij ishin farësosurit.
"Ne të dhamë shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! S'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur." (Keuther 1-3)
Dashuria dhe përkujdesi i Zotit, e shoqëronte profetin a.s në çdo hap që bënte. Teksa profeti a.s ishte i mërzitur ngaqë po braktiste vendlindjen e tij të dashur, i shpallet ajeti:"Ai që ta obligoi Kuranin, do të të kthejë në vendlindje" (Kasas 85)
Pas betejës së Uhudit, të cilën muslimanët e humbën, shumë prej tyre kishin mbetur të vrarë, profeti a.s ishte plagosur, dhimbja e humbjes ishte e madhe... Zoti i shpall profetit të Tij ajete me të cilat e ngushëllon dhe ia largon mërzinë. "
"Mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, nëse jeni besimtarë të sinqertë.
Në qoftë se ndjeni dhimbje (për atë që ndodhi në Uhud), edhe ata (armiku) ndjejnë dhimbje si kjo e juaja (pasi ata humbën në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë mes njerëzve për t'u dalluar tek All-llahu ata që besuan dhe për t'i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë. All-llahu nuk i do zullumqarët" (Al Imran 139)
Kur shpallja iu vonua profetit a.s për disa muaj, jomuslimanët filluan ta tallin dhe t'i thonë që të ka braktisur Zoti. Profeti a.s ndihej në siklet nga këto thënie. Atëherë Zoti i shpall profetit a.s një sure të plotë, me të cilën e qetësonte dhe e siguronte se nuk e ka braktisur.
"Pasha paraditën! Pasha natën kur shtrinë errësirën! Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. E Zoti yt do të të japë ty, e ti do të kënaqesh. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi!" (Duha 1-8)
Në këto ajete, Zoti i kujtonte profetit a.s dashurinë dhe kujdesin e Tij në gjithësi dhe veçanërisht në veten e tij. Ai ia përmend të mirat dhe përkrahjen e Tij, në çdo hap të jetës së profetit a.s.
Nëse nuk e ndjen dashurinë dhe miqësinë e Zotit në jetën tënde, ose je i shkujdesur dhe i pavëmendshëm ndaj saj, ose Zoti nuk është treguar i dashur dhe miqësor me ty, ngaqë nuk e ke merituar.
Ashtu siçe ke besuar Zotin si Krijues, Furnizues... duhet ta besosh edhe si Elvedud.
Treguesit e emrit Elvedud në jetën tonë.
Elvedudit i pëlqen që robi i Tij t'ia qajë hallet që e kanë mbërthyer. Shpesh herë na ndodh që kur përballemi me probleme, ia qajmë hallin njerëzve më të afërt. Këtë, jo se shpresojmë se ata do na zgjidhin punë, por thjesht nga nevoja që kemi për t'u shprehur. Provoje që të njëjtën gjë ta bësh dhe me Zotin. Shko dhe qaja hallet e shumta Zotit. Ky është një lloj adhurimi, siçështë lutja dhe duaja. Me të filluar ta zbatosh këtë, do të ndjesh në zemër një ëmbëlsi që nuk e ke provuar më parë. Teksa je shtrirë mbi krevat, teksa po shkon në punë, teksa po udhëton me autobus... foli Zotit dhe thuaji: O Zot, o Elvedud. Unë nuk kam tjetër kënd veçTeje. O Zot unë kam hallin e fëmijëve të mi, të cilët... O Zot, puna ku punoj nuk është e përshtatshme për mua si musliman... O Zot, kam filan hall në familjen time...
Këtë lloj komunikimi me Zotin e gjejmë në Kuran në suren Ali Imran. Vetë nëna e Merjemes, gruaja e Imranit i fliste Zotit dhe i qante hallet dhe shqetësimet e saj. Ajo ishte e thyer në moshë dhe deri atëherë nuk kishte pasur fëmijë. Kur mbeti shtatzënë, vendosi që nëse fëmija është mashkull, do e caktonte të shërbejë në xhaminë Aksa. Por fëmija ishte vajzë dhe gjithë ëndrrat e saj sikur u shuan. Këtë shqetësim ajo ia tregon Zotit me fjalët: "(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, prandaj pranoje prej meje, vërtet Ti je Ai që dëgjon dhe din!
Kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër! Por Zoti e di më mirë atë që lindi. Dhe mashkulli nuk është si femra. Dhe unë e quajta atë Merjeme, dhe atë dhe pasardhësit e saj po t'i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar". (Al Imran 35-36)
Në ato çaste që ti i flet Zotit në këtë mënyrë dhe i qan hallet dhe shqetësimet e tua, dije se kjo është një nga mënyrat më të mira për tu afruar me Zotin.
Të gjitha shqetësimet që nëna e Merjemes kishte për vajzën e saj që nuk doli djalë siçe priste, Zoti ia dëgjoi dhe ia zgjidhi. Thotë Zoti në Kuran:"Zoti i saj e pranoi premtimin e saj ashtu si është më mirë, e rriti (Merjemen) me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeria në mihrabin (dhomën) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: "Oj Merjeme, nga të vjen ky ushqim"? Ajo i thoshte: "Ai është nga Zoti, pasi All-llahu atë që do pa masë e furnizon" (Al Imran 37)
Vetë Ejubi a.s, kur sëmundja e lodhi i qante hallet dhe shqetësimet e tij me Zotin. Ai i thoshte:"O Zot. Mua më ka rënë e keqja. Ti je mëshiruesi më i madh." (Enbija 83)
Duket qartë që këto nuk ishin lutje, megjithatë Zoti ua zgjidhte hallet dhe shqetësimet.
Të njëjtën gjë bëri dhe Junusi a.s kur e gëlltiti balena. Thotë Zoti në Kuran:"Dhennuni (Junusin) kur doli i zemëruar (prej popullit) dhe kujtoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë. Ai thirri në errësira se nuk ka zot tjetër veçTeje, i pa të meta je Ti. Unë u solla padrejtësisht ndaj vetes" (Enbija 87) Edhe pse këto fjalë nuk përmbajnë lutje, përgjigja e Zotit ishte:" Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga tmerri."
Vetë profeti Muhamed a.s ia qante hallet Zotit në këtë formë. Pas dështimit në Taif, ai u ul në një kopësht dhe filloi t'i qajë hallin Zotit, me fjalët:"O Zot unë ankohem tek Ti për fuqinë time të dobët, për mundësitë e pakta që kam dhe pamundësinë time tek njerëzit. Ti je Zoti i botërave, Ti je Zoti i të dobëtive, Ti je Zoti im. Në dorë të kujt më le o Zot? Në dorër të një të largëti (fisit Thekif) të ngrysur apo në dorë të një të afërti (fisi kurejsh) të cilit ia ke lënë në dorë çështjen time. Nëse nuk je i zemëruar me mua, nuk pyes për gjë tjetër. Kërkoj mbrojtje nga drita Jote e cila ka ndriçuar errësirat dhe që me të është rregulluar çështja e kësaj bote dhe botës tjetër, që të mos bjerë mbi mua zemërimi Yt dhe pakënaqësia Jote. Tek Ti pendohem derisa të kënaqesh dhe nuk ka forcë përveçforcës Tënde."
Një mënyrë e tillë e të folurit me Zotin, në arabisht quhet munaxhat. Diçka të tillë është mirë ta praktikojmë për vete dhe t'ua mësojmë dhe fëmijëve dhe familjeve tona.
El-Vedudu me robët e Tij besimtarë.
Thotë Zoti në Kuran:"...dhe Zoti do të sjellë një popull që i don dhe e duan" (Maide 54)Shohim që Zoti përmendi para dashurinë e Tij për njerëzit, pastaj dashurinë e njerëzve ndaj Tij.
Ditën e Kijametit, Zoti do e thërrasë Ademin a.s:"O Adem. Zoti yt të urdhëron të nxjerrësh nga zjarri një grup nga pasardhësit e tu. Ademi thotë:"O Zot, po sa janë një grup?" Zoti i thotë:"Në çdo njëmijë, 999 janë në zjarr dhe njëri do të hyjë në xhenet." Kur i dëgjuan këto fjalë nga profeti a.s, shokët e tij ulën kokat dhe filluan të qajnë. Profeti a.s u çua dhe u largua në shtëpi. Menjëherë në shtëpi i erdhi Xhibrili a.s dhe i tha:"Më ka dërguar Zoti të të them: Përse i bën robët e Mi pesimistë? Shko dhe përgëzoji!" Atëherë doli profeti a.s dhe u tha:"Nga Jexhuxhët dhe Mexhuxhët do të jenë 999 dhe nga ju një. Dhe unë shpresoj që të jeni ¼ e banorëve të xhenetit." Kur shokët e tij u gëzuan, profeti a.s u tha:"Madje unë shpresoj që të jeni 1/3 e banorëve të xhenetit." Kur shokët e tij u gëzuan, profeti a.s u tha përsëri:"Madje unë shpresoj që të jeni gjysma e banorëve të xhenetit."
Thotë profeti a.s:"Më janë paraqitur kombet që do të vijnë ditën e kijametit. Pashë profetë që kishin me vete vetëm një njeri. Pashë një profet tjetër që kishte vetëm dy burra pas. Pashë profetë të tjerë që me vete kishin një grup njerëzish. Më pas mu paraqit para syve një gjë e zezë (koka njerëzish) shumë e madhe. Unë thashë:"Umeti im, umeti im." Por dikush më tha:"Jo, ky është Musai me popullin e tij, por shiko në horizontin tjetër." Pashë dhe gjeta njerëz më shumë. Atëherë më thanë:"Ky është umeti yt. Me ta janë 70.000 që do të hyjnë në xhenet pa llogari dhe pa u ndëshkuar." Unë i kërkova Zotit që ti shtojë dhe Zoti i shtoi me çdo një mijë, 70.000 të tjerë."
Thotë profeti a.s në një hadith tjetër:"Dy sy nuk i prek zjarri i xhehnemit; Një sy që ka qarë për hatër të Zotit..."
Në një hadith Kudsij, Zoti thotë:"Unë jam me robin Tim kur më kujton dhe lëviz buzët duke më përmendur mua."
Shkoi Uthman ibn Talha tek profeti a.s dhe iu ankua për një dhimbje që ndjente. Profeti a.s nuk e luti Zotin që t'ia shërojë, por i tregoi se secili prej nesh, ka lidhje të forta me Zotin dhe mund ta lusë që ta shërojë. Profeti a.s i tha:"Vendose dorën në vendin e dhimbjes dhe thuaj tre herë:"Bilmil-lah" Më pas thuaj shtatë herë:"Eudhu bil-lahi ve kudretihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (kërkoj mbrojtje nga fuqia e Zotit nga e keqja që më ka rënë dhe nga ajo që i ruhem)
Tregon Uthmani:"Unë vazhdova ta praktikoj porosinë e profetit a.s, derisa mu largua dhimbja. Për Zotin, që atë ditë unë ua mësoj familjes time dhe të gjithë atyre që i njoh."
Një herë Profeti (a.s) doli me nxitim nga shtëpia për në xhami dhe u drejtua drejt një grupi muslimanësh, të cilëve u tha: "Përse jeni ulur këtu?" "Për të kujtuar Zotin" - i thanë. Profeti (a.s.) i pyeti përsëri: "Për Zotin, vetëm për këtë qëllim jeni ulur?" "Për Zotin, - i thanë- vetëm për këtë qëllim jemi ulur". Atëherë Profeti u tha: "Për Zotin, nuk ju pyeta se dyshova në qëllimin tuaj, por m'u shpall që në këto momente Zoti mburrej para melekëve me ju."
Thotë Zoti në një hadith kudsij i cili tregon se sa e don Zoti njeriun:" Kush më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah. Kush më afrohet një krah i afrohem një pash dhe kush ecën drejt Meje, do të vrapoj drejt tij."
Në një rrëfenjë, Zoti i tha Daudit (a.s):O Daud, sikur ta dinin ata që më kanë kthyer shpinën, mallin që kam për ta dhe dashurinë, do të shkriheshin nga malli që do të ndjenin për Mua. O Daud, kjo është dashuria dhe malli që kam për ata që më kanë kthyer shpinën, po për ata që më duan?!
Elvedud, edhe kur kritikon, e bën me të butë. Thotë Zoti në Kuran: "A nuk ka ardhur koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut." (Hadid 16)
El-Vedudu është edhe me gratë teksa i urdhëron të mbulohen me hixhab. Thotë Zoti në Kur'an: "O profet, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve që të vendosin shamitë mbi trupin e tyre, pasi kjo është që ata të njihen (se janë besimtare) dhe të mos ngacmohen." (Ahzab 59) Gruaja është e shenjtë dhe e shtrenjtë tek Zoti. Për këtë, ai kërkon që besimtaret të dallohen dhe të mos i ngacmojë njeri me fjalë dhe shenja. Ato duhet të dallohen që kanë lidhje të forta dhe të veçanta me Zotin, duhet të dallohen se janë pranë Zotit dhe askush të mos i ngacmojë. Hixhabi është treguesi më i fortë i lidhjeve të forta me Zotin. Nëse do e shikoje hixhabin nga ky këndvështrim o motër, do e shijoje ëmbëlsinë që të fal adhurimi i Zotit.
Ai që vendosi miqësinë dhe dashurinë mes njerëzve, është Elvedud. A nuk janë të këndshme bisedat dhe kuvendet me njerëzit e dashur? A nuk është e këndshme kur familja bashkohet dhe gëzon?
Vetë fejesa mes dy të rinjve dhe më pas martesa, a nuk është tregues i fuqishëm i dashurisë dhe dhembshurisë që Elvedud vendos mes dy njerëzve të panjohur më parë? "Nga argumentet e Tij është se krijoi nga vetja juaj bashkëshorte që të preheni dhe vendosi mes jush mëshirë dhe dashuri" (Rum 21)
A nuk janë lotët e nënës për fëmijën e saj që udhëton larg, tregues të dashurisë që ka vendosur Elvedud në zemrën e saj? Zgjimi i nënës për të kontrolluar fëmijët natën, a nuk tregon dhembshurinë me të cilën e ka pajisur Elvedud?
Vetë vizita e Qabesë, Umreja, është tregues i dashurisë që ka vendosur Elvedud për vendet e shenjta. Dijetarët thonë që vizita e Qabesë është quajtur Umre, pasi ajo është vizitë që mbush me dashuri lidhjet e njeriut me Zotin. Diçka të tillë e ndjen pasi të kesh përfunduar Umren, ku ndihesh i qetë, gazmor, i gëzuar...
Vetë shikimi i Qabesë, të bën që të ndjesh mall për të. Nëse kjo të ndodh me Qabenë, ç'mendon me vetë shikimin e Elvedudit Ditën e Kijametit? Atë ditë do të qëndrosh para Elvedudit dhe Ai do të të thotë:"O robi Im, Unë jam i kënaqur me ty, po ti a je i kënaqur me Mua?"
Elvedud do të jetë dhe në xhenet. Thotë profeti a.s:"Zemrat e tyre do të jenë si një zemër e vetme, nuk do të ketë urrejtje dhe dallime."
Në xhenet do i marrë malli shokët për njëri-tjetrin. Atëherë Zoti do ua afrojë vendet dhe pasi të takohen, do i thonë njëri-tjetrit:"A të kujtohet kur na i fali Zoti gjynahet?" Do i thotë tjetri:"Po. Ishim duke bërë filan punë..."
"ata që besuan dhe pasardhësit i ndoqën me besim, i bashkojmë me pasardhësit e tyre" (Tur 21)
Nëse pasardhësit e tu do të kenë pozitë më të ulët në xhenet, Zoti do i sjellë dhe ata në pozitën tënde të lartë që të gëzohesh. Gjëja më e bukur në xhenet – sipas mendimit tim personal – është bashkimi me njerëzit e dashur, prindërit, gruaja, fëmijët, shokët, miqtë dhe të afërmit.
Emri i Zotit Elvedud, do të shfaqet fuqishëm tek personi i fundit që do të dalë nga zjarri dhe do të hyjë në xhenet.
Në një hadith tjetër, profeti (a.s) thotë: "Njeriu i fundit që do të hyjë në xhennet, është ai njeri që do të dalë i fundit nga zjarri duke ecur këmbadorasi. Sa herë që kërkon të dalë, e tërheq flaka dhe e përpin, deri sa një here. arrin të dalë me zor dhe thotë: "Falenderoj Zotin që më shpëtoi prej teje ( nuk dua gjë tjetër)! Zoti më ka dhënë diçka që nuk ia ka dhënë askujt para meje. Në atë çast, i shfaqet një pemë e bukur me një burim pranë. Kur e shikon, ai i thotë Zotit:"O Zot më lejo të afrohem tek ajo pemë, pasi nuk të kërkoj gjë tjetër veçsaj." Zoti do i thotë:"O robi Im, a nuk do të më kërkosh gjë tjetër, po të afrova atje?" Njeriu i përgjigjet:"Të jap besën o Zot që nuk të kërkoj gjë tjetër." Zoti e lejon të afrohet tek ajo pemë. Teksa qëndron në hijen dhe pin nga burimi pranë saj, i shfaqet një pemë tjetër. Ai e shikon, por i vjen zor. Megjithatë i thotë Zotit:"O Zot, më lejo të afrohem pranë asaj peme!" Zoti i thotë:"O robi Im, a nuk më dhe besën se nuk do më kërkosh gjë tjetër veçpemës?" "O Zot – i thotë njeriu – më afro se nuk të kërkoj gjë tjetër." Pasi i jep besën se nuk do i kërkojë gjë tjetër, Zoti e lejon të afrohet. Pasi qetësohet në hijen dhe pin nga burimi i saj, i shfaqet një pemë e tretë. "O Zot, më lejo të afrohem pranë asaj peme!" Zoti i thotë:"O robi Im, a nuk më dhe besën se nuk do më kërkosh gjë tjetër veçpemës?" "O Zot – i thotë njeriu – më afro se nuk të kërkoj gjë tjetër." Pasi e lejon të afrohet dhe qetësohet në hijën e saj dhe pin nga burimi i saj, i shfaqet para syve xheneti. Atëherë i kërkon Zotit që ta lejojë të afrohet dhe të shohë xhenetin nga jashtë. Pasi e lejon Zoti, ai shikon banorët e xhenetit duke u kënaqur dhe i thotë Zotit:"O Zot, dua xhenetin, dua xhenetin!" Zoti i thotë:"O robi Im, a nuk më dhe besën se nuk do më kërkosh gjë tjetër?"Njeriu i thotë:"O Zot, po si mund të ngopem unë me të mirat e Tua?!" Atëherë Zoti i thotë: "Në xhennet do të kesh të mirat e mbretit më të madh që ka qenë në dynja, dhe dhjetë herë më shumë, do të kesh çfarë të të dojë qejfi, çfarë të të shohin sytë dhe do të jesh i përjetshëm."
Transmetuesi i këtij hadithi, pasi e tregoi hadithin filloi të qeshë me të madhe. Të pranishmit e pyetën:"Përse po qesh?" Ai u përgjigj:"Pasi vetë i dërguari i Zotit qeshi kur na e tregoi këtë hadith. Ne e pyetëm mbi shkakun dhe ai na tha:"Nga e qeshura e Zotit me këtë rob."
Si ta përjetojmë dhe si të jetojmë me këtë emër?
Mbushe zemrën me dashurinë për Zotin. Duaje Zotin me gjithë zemër dhe me sinqeritet.
1. Ji i sigurtë dhe i bindur se Zoti të don dhe është miqësor me ty. Nëse jeta tregohet e pamëshirshme me ty, shko dhe qaja hallet dhe shqetësimet e tua Elvedudit.
2. Sillu me dashamirësi dhe butësi me njerëzit. Ji dashamirës me fëmijët dhe gruan tënde. Nëse je mësues, ji dashamirës dhe i butë me nxënësit. Nëse je drejtor, sillu mirë me vartësit e tu. Nëse je polic, sillu mirë me njerëzit e tjerë. Çdo fis që vinte të pranojë islamin dhe të takohej me profetin a.s, ai zgjidhte fjalët më të buta dhe më të ëmbla për ta. Ai tregonte vlerat dhe karakteristikat e mira të çdo fisi që vinte të takohej me të. Kur e pa profeti (a.s) Ikrime ibn Xhehlin duke ardhur, u tha të pranishmëve:"Do vijë Ikrime si musliman besimtar, por mos ia shani babanë (Ebu Xhehlin), pasi sharja e të vdekurit lëndon të gjallin dhe nuk arrin tek i vdekuri!"
Sillu mirë dhe me dashamirësi edhe me sendet dhe jofrymorët. Thotë profeti a.s rreth malit Uhud:"Mali Uhud, është një mal që na don dhe e duam."
o allah une ty te dua shummmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm te dua mas shumti ne bot vetem ty 2+2 te dua vetem ty dhe melaqet e tua dhe muhamedin selam alejkum te dua
SELAM ALEJKUM O ALLAHU IM UNE TY TE DUA SHUM ME ZEMER SEPSE TI MUA ME KE KRIJUAR DHE PO ME RRIT TE DUA SHUMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMM MMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMM MMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMM MMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMM ME ZEMER TE DUA ALLAH DHE JU MELAQE JU DUA
Only registered users can add comments. [ Regjistrohu | Hyr ]