Instituti për kontroll të cilësisë në Gjermani ka konfirmuar ekzistimin e mishit dhe eshtrave të derrit në pastetën e pulës "Argeta.
Sektori për ushqim në Institutin e pavarur për kontroll të cilësisë në Gjermani, "Bayerisches Landesamt für Gesundheit und Lebensmittelsicherheit", ka konfirmuar ekzistimin e mishit dhe eshtrave të derrit në pastetën e pulës "Argeta" të cilën e prodhon Droga nga Kolinska, informuan mediat turke.
Mediat boshnjake informuan se myslimanët, në veçanti bashkësia e turqve në Gjermani kanë reaguar për shkak të mosrespektimit të hallall certifikatës për prodhimin e ushqimit, që nënkupton se ajo duhet të prodhohet sipas dispozitave të cilat vlejnë për ushqim në shtetet islame.
Prodhuesi i pashtetave "Argeta", "Droga Kolinska", publikisht kundërshtoi gjetjet e institutit Gjerman dhe siguroi se pashtetat "Argeta" prodhohen sipas kërkesave dhe standardeve të certifikatës "Hallall". /Gazeta Lajm/tportal/
|