E premte, 26/04/2024, 16:32
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Vetëvrasja
 

Vetëvrasja është një dukuri sociopatologjike dhe devijante mjaft e përhapur në botën bashkëkohore dhe si e tillë paraqet një gjendje të sëmurë në shoqëri. Për dukururinë e vetëvrasjes është shkruar shumë, ka edhe studime dhe punime që nga kohët më të hershme.[1]

Vetëvrasja si dukuri shoqërore paraqet një fenomen shumë kompleks. Në favor të kësaj flet fakti se dukuria e vetëvrasjes ka qenë objekt diskutimi dhe preokupimi gjatë tërë civilizimit, me të janë marrë religjioni, shkenca, letërsia, arti, filozofia, drejtësia, mjekësia dhe shum fusha të tjera etj.[2]

Në shoqërinë primitive vetëvrasja është trajtuar si ndonjë akt magjik. Më  vonë trajtohet si mëkat ndaj Zotit, Krijuesit ose si e keqe ndaj shtetit dhe shoqërisë.Kjo ka ndikuar që të merren masa dhe dënime si p.sh: ekskomunikimi nga bashkësia religjioze, marrja e emrit dhe e pasurisë dhe deri te dënimet e ndryshme morale e fizike.[3]

Në vetëvrasjet individuale dhe grupore shpeshherë është shikuar si në ndonjë akt të shpëtimit nga dhuna dhe terrori. Aktin e vetëvrasjes në mënyrë vullnetare e kan praktikuar borixhinët e Australisë, banorët autokton amerikan, vikingët, eskimët, ushtarët romakë si dhe kamikazët japonez ose sot vetëflijimet e "muxhahidinëve” dhe të grupeve të tjera ekstremiste në Lindje të mesme etj. Për disa individ  apo grupe popujsh vetëvrasja ka qenëakt i lartë nderi, për disa të tjerë strategji luftarake. Për disa vetëdjegia në zjarrë (gratë indiane) paraqet një akt të lojalitetit ndaj të afërmve (veçabërisht ndaj burrit) ose përkushtim ndaj ndonjë ideje, pse si privilegj i të sëmurëve rëndë, ose vetëflijim për mendim të lirë, ose akt trimërie e guximtarëve apo akt tradhëtie e të doptëve.[4]

Vetëvrasja është akt i pakuptimtë dhe paradoksal, i cili mund të përshkruhet si një sjellje primitive, por edhe njerëzore, si sjellje e sëmurë, por edhe e shëndoshë, e lirë, por edhe e dhunshme. Ajo është akt individual, por edhe dukuri shoqërore devijante, e cila ekziston në gjithë rruzullin tokësorë, diku më shum e diku më pak.Është një akt që e braktis jetën  si vlerën më të madhe dhe e përqafon vdekjen.[5]

Vetëvrasja paraqet akt të thellë individual, personal, dhe intim, por ajo njëkohësisht në esencë është edhe dukuri shoqërore, për arësye se paraqitet si pasojë e marrëdhënieve të çrregulluara të individit dhe shoqërisë prandaj gjatë definimit të saj duhet të merren parasysh të dy këto elemente. Domethënë si dukuri sociopatologjike, e cila preokupon mendimin social nga shum disiplina shkencore: filozofinë, sociologjinë, teologjinë, etikën, drejtësinë, statistikën dhe si problemindividual, I cili e preokupon  mjekësinë, psikiatrinë, kriminologjinë, kriminalistikën etj.Kjo tregon se bëhet fjalë për një dukuri shum komplekse dhe psecifike.[6]

            Studimet dhe kërkimet e deritanishme të rasteve të vetëvrasjes nga aspekti sociologjik tregojnë se shkaqet kryesore të paraqitjes së saj janë të natyrës sociale dhe individuale.Marrëdhëniet e shëndosha familjare, kushtet dhe gjëndja e mirë materiale, raportet korrekte me mjedisin, zhvillimi normal dhe pa trauma i personalitetit prej fëmijërisë, konsiderohen si rrethana që në masë të dukshme parandalojnë vetëvrasjen. Nga ana tjetër familja e çrregulluar, raportet konfliktuoze në mes të anëtarëve, traumat, streset, mosaftësia e zgjidhjes së problemeve dhe halleve jetësore janë faktorë që i kontribojnë vetëvrasjeve. Në këtë drejtim përmendëm sëmundjet dhe çrregullimet mentale, depresionet dhe psikopatitë e ndryshme, lëngimi nga sëmundjet e rënda dhe të pashërueshme, humbja e personave më të dashur dhe të afërt, humbja e vetëbesimit, frika nga përgjegjësia për veprime apo mosveprime të ndërmarra, ndjenja e izolomit dhe braktisjes, hakmarrja ndaj të tjerëve, melankolia dhe depresioni i gjatë, ambiciet e teoruara dhe mosrealizimi i tyre, humbjet e pasurisë, zhgënjimi në miq dhe ndjenja e tradhëtisë, shtatëzenia e padëshiruar, vetmia, dashuria e pafat, konsumimi i alkoolit, drogës dhe abuzimi i tyre, devijimet dhe aberacionet e ndryshme në kënaqjen e epsheve seksuale, aderimi dhe përkatësia në sekte apo grupe kulti që preferojnë vetëvrasjet dhe shumë shkaqe tjera.[7]

            Shkaqet apo motivet e vërteta të vetëvrasjes, vështirë mund të zbulohen, ato më së shpeshti i merr me vehte i vetëvrari.Zakonisht për këto motive mësohet nga letrat përshëndetëse, porositë e ndryshme të fundit, nga informatat e anëtareve të familjes dhe shokëve, nga organet e policisë, gjykatave etj, por më tepër se gjysma e motiveve mbeten të panjohura.

Sociologu I njohur francez Emil Dyrkemi, i pari u mundua  që të shpjegoj lidhjet mes të vetëvrasjeve dhe faktorëve shoqërorë në veprën e vet "Le suicide” të botuar në vitin 1887.Ai në këtë vepër formuloi një teori koherente sociologjike e cila paraqet ndoshta punimin e parë të sistemuar në pikëpamje shkencore lidhur me këtë dukuri.Në trajtimet e veta për dukurinë e vetëvrasjes, ai në masë të madhe u dha fund disktutimeve për maralitetin e aktit të vetëvrasjes dhe mendimeve të atëhershme që në masë të madhe ishin nën ndikimin e mësimeve teologjike.[8]

Ai do të tentoj të bëjë një analizë të gjithanshme të kushteve shoqërore që shkaktojnë këtë akt.Pas tij interesimi për këtë fenomen rritet, kështu që në kohën më të re konstituohet edhe disiplina e re shkencore që do të merrej me vetëvrasjet, suiciopatologjia.

Fatkeqësisht dukuria e vetëvrasjes është shum e përhapur në botën bashkëkohore. Sipas të dhënave të publikuara në disa vende, kjo dukuri është mjaft e shpeshtë. Në Britaninë e Madhe gjatë një jave ndodhin më tepër se 100 vetëvrasje, ndërsa shifrat prej 25-50 rasteve të vetëvrasjeve statistikat zyrtare nuk i regjistrojnë fare.Në SHBA rastet e vetëvrasjeve janë katër herë më të mëdha se në Angli, ndërsa Hungaria konsiderohet si vendi i parë në botë për nga numri i vetëvrasjeve në 100 000 banorë. Në Japoni gjatë vitit 2003 janë shënuar 34427 raste të vetëvrasjeve. Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO) tregon se brenda një dite në botë ndodhin rreth 2000 raste të vetëvrasjeve.[9]

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë periudhës kohore 1990-1995 numri I rasteve të vetëvrasjeve në 100 000 banorë ka qenë si vijon: Hungari 51.3, Austri 45.2, Japoni 48.6 , çeki 39.7, Slloveni 39.6, Danimarkë 36.2, Zvicër 35.3, Finlandë 34.8, Suedi 32.1, Gjermani 30.6, Francë 30.6, Kroaci 30.1, Bullgari 29.2, Belgjikë 28.9, Angli25.2, SHBA 24.3, Yu 30.1, BeH 17.5, Maqedoni 10, Mal I Zi 17.3, Norvegji 14.6, Holandë 14.0, Spanjë 12.6, Itali 12.6, Greqi 12.3, Portugali11.2, Irlandë 6.1 .[10]

 

Islami për vetvrasjen

 

Jeta është dhuratë e Allahut xh.sh dhe si të tillë islami e konsideron të shenjtë,madje ai tërë gjininë njerëzore e trajton si një familje,e cila duhet të çmoj jetën në mënyrë të merituar.Prandaj sipas islamit, sulmi kundër jetës, vrasja konsiderohet si krimi më i madh tek Allahu i madhëruar:

" Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. …"[11]

"dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.[12]

Prandaj pavarësisht se si bëhet vetëvrasje nga shkaqet dhe motivet e saj Islami e ndalon kategorikisht.

Zoti xh.sh na e dhuroi jetën me gjithë begatitë e saj pa asnjë qmim , nga ne kërkoi t'u qëndrojm larg kufijvë që vendosi për ne , t'i zbatojmë urdhërat që na i dërgoi e të mos i bëjmë zullum vehtes dhe të tjerëve.

Zgjidhja më qyqare e problemeve të kësaj bote është vetëvrasja , një besimtarë i devotshëm e me mendje të shendoshë duhet ta dij se jetën të cilën po e jeton duhet jetuar në atë mënyrë që ta arrijë kënaqësinë e Allahut s.w.t e jo me këtë jetë ta tërheq hidhërimin e Tij.

Ka dhe të tjera argumente në Kur'an dhe sunnet për ndalimin kategorik të vetëvrasjes si dhe për dënimin në botën e ardhshme që i pret të vetëvrarët , argumente ka dhe nga aspekti shoqërorë edhe nga librat e hershëm.[13]

Edhe pse sociolog të shquar si Emil Dyrkemi e mendojnë se nuk duhet gjykuar vetëvrasjen  nga prizmi religjioz, fenomeni i vetëvrasjes ishte dhe mbetet njëri ndër fenomenet që në vazhdimësi provokon dhe provokohet nga ndenjat religjioze, si të tillë këtë fenomen e kan për temë diskutimi shumica e religioneve duke tentuar në këtë mënyrë parandalimin e këtij dënimi.

Fenomeni i vetëvrasjes sa vije e rritet se edhe faktorët e motivet e tij paralelisht rriten.

Po t'ia hedhim një sy statistikave të fundit të bëra në Kosovë lidhur më këtë dukuri do shqetësohemi shum se shifrat ndryshojnë nga viti në vit gjithherë në dëm të shoqërisë e në dobi të vetëvrasjes.

Të çudit fakti se në vitin 2000 edhe pse gjendja ekonomike ishte shum më e rëndë , e disa nga motivet që zakonisht e shkaktojnë vetëvrsajen ishin më evidente , megjithatë numri i të vetëvrarëve ishte shum simbolik për të mos thënë se kjo dukuri as nuk ekzistonte , u bënë 8 apo 9 vite nga përfundimi i luftës e në vend që ky fenomen të pakësohej a të zhdukej fare , veq vie e rritet.

Nga statistikat u pa qartë se shumica e atyre që bëjnë vetëvrasje ne vendin tonë jan meshkuj shqiptarë të moshës mbi 40 vjeqare , kjo edhe lë për të kuptuar se faktori kryesor në vendin tonë që nxit vetëvrasjen është ai socialo-ekonomik .

Në pakësimin e këtij faktori nuk kan kontribuar në masë të kënaqshme organet udhëheqëse të shtetit që nga periudha e pas luftës , bile është për të ardhur keq se ka nga ta që i kan kontribuar të kundërtës , e pasojat jan fatale dhe nuk ndalen me kaq.[14]

       Shoqëria jonë mund të ndikojë në parandalimin dhe pakësimin e vetëvrasjeve me anë të zhdukjes së motiveve që nxisin atë , nuk e vlen gjithëhere t'i fajësjomë të tjerët se edhe neve na takon një pjes e fajit përderisa bashkjetojmë në një shoqëri ku ndodhin këto fenomene e nuk bëjmë asgjë në parandalimin e saj.

       Bëjmë thirrje te organet e shtetit që të punohet më shum me rastet sociale ,veteranët e luftës , t'u krijohen kushte më të mira jetese  , të rinjëve t'u krijohen kushte studimi e vende pune se statistikat jan treguesi më i mirë i gjendjes së atyre që bënjë vetëvrasje e këto statistika viteve tjera duhet të ndryshojnë për të mirë sepse ky fenomen sa më shum që rritet bëhet më i vështirë evitimi i tij.

 

Argjend Xhelili


[1] Z.Sulejmanov dhe N.Stojankovski, Socijalna patologija, Shkup 2002 fq.285-286 dhe 288-290

[2] Dr.Ragip Halili, Kriminologjia, Prishtinë 2000 fq.332

[3] Po aty

[4] Dushko Modli, ObjashnjenjeTrilemeubojstvo-samoubojstvo-nesretni slucaj, Zagreb, 1991, fq.7-9

[5] Dr.Ragip Halili, Kriminologjia, Prishtinë 2000 fq.333

[6] M.Boshkoviq, Kriminologija i socijalna patologija, Novi Sad, 1999 fq.277-279

[7] Dr.Ragip Halili, Kriminologjia, Prishtinë 2000 fq.334

[8] E.Dyrkemi, Le suicide, PUF, Paris, 1960, fq.388-389

[9] Z.Sulejmanov dhe N.Stojankovski, Socijalna patologija, Shkup 2002 fq.287-288

[10] Dr.Ragip Halili, Kriminologjia, Prishtinë 2000 fq.334

[11] Kur’an, El Maideh 5:32

[12] Kur’an, En-Nisa 4:29

[13] Librat që u zbritën popujve të hershëm si : Teërati , Zeburi , Inxhili ( Bibla e sotme ) etj

[14] Shum të rinjë kosovarë po marrin rrugën e mërgimit në mënyrë edhe më masive se para luftës kur ishin të përndjekur , e nëse edhe këtë zgjidhje nuk e kan nuk shohin alternativë tjetër pos vetvrasjes.

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/08/2009)
Klikime: 2041 | Ranguar: 3.7/3
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024