E enjte, 25/04/2024, 18:52
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dituria dritë e mendjes!

 



Në çdo hap dhe në çdo punë. njeriu nuk duhet të gjunjëzohet para sfidave të kohës. Jeta paraqet artin e krijuesit, reflektimin e asaj fuqie që ekziston dhe ne jemi të pafuqishëm e nuk e kemi atë mundësi të shikojmë Atë me sytë e kësaj bote. jetën e njeriut mund ta krahasojmë me udhëtarin që ka një udhëtim. që fillon me një pikë të caktuar e mbaron me një cak.
 Natyra dhe gjithësia janë të hapura dhe janë pasuri të pashtershme të një të vërtete. njeriu duhet të mbajë idealin e shërbimit, ai duhet që ta bëjë zemrën breg për të ardhur deri te oqeani i së vërtetës... kështu duke tretur dallgët e ardhura nga oqeani, ta qetësoje shpirtin.
Duhet të kuptojmë se gjithçka ka një qëllim dhe ai qëllim arrihet të kuptohet me... por, njeriu duke u zhytur në dëfrime harron veten, krijimin... dhe nuk e vëren se sa i kufizuar është në logjikë dhe sa i brishtë në trup! Harron urdhrin hyjnorë, harron. shenjat në rrugën e ndërgjegjshmërisë.

LEXO!

Kjo ishte një ngjarje madhështore që hapi horizonte të reja për logjikimin e njeriut dhe studimin e mendimtarëve të devotshëm.
Pikënisjen e artit, leximit dhe shkencës që do të jetë në emër të Zotit, do të përshkruhet me besim dhe njohjen e tij, duke ecur në rrugën e tij, në dritën e tij dhe udhëzimin e tij. Këtë nuk duhet kuptuar si ideal abstrakt, për një adhurim të pakonsiderueshëm.
kjo nuk ishte fjalë që të thotë largohu nga adhurimet e kota. por një fjalë që të nxitë në shkencë, ne dituri, në një burim që të çon ta njohësh veten e me këtë edhe urdhëruesin e të lexuarit, Zotin.
Lidhur me këtë, LEXO, ka qenë fjalë e pare që erdhi si kërkesë për dituri me anë të përvojës, mendimit dhe vëzhgimit. Kurani qe libri I pare që tërhoqi vëmendjen drejt burimeve të pasura të diturisë. Gjërat ndryshuan, toka e mbështjellur me errësirë u shndrit, zemrat e përçara u afruan dhe u bënë bashkë.
Dielli në horizont kishte lëshuar rrezet, ku shumë shpejt ngrohu tërë rruzullin e tokës.
 
LEXO ishte një mësim, me një gjuhë të prehtë, se njerëzit janë krijuar për tu drejtuar nga një qëllim, për tu lartësuar nga një jetë e amshuar dhe në të njëjtën kohë mëson se "nuk është i njëjtë i verbëri me atë që sheh". andaj bënë thirrje në dituri, në të njëjtën kohë të mëson se si duhet njohur Krijuesin dhe ti përulemi Atij për t'ia arritur qëllimit, duke mbajtur bazë diturin dhe dobinë prej saj. duke larguar veset e këqija, përmirësojmë veten dhe ta begatojmë këtë rruzull, për të bërë të qartë se "vetëm dijetarët ia kanë friken Zotit".
LEXO ishte një nxitje për dituri, që tregon njeriut udhën që çon te qëllimi I krijimit, I tregon shkaqet që e pengojnë për t'u afruar te qëllimi.
"Lexo se Zoti yt është më bujar". Prandaj, për ti dale në krye kësaj rruge të mbetet vetëm ta ndriçosh mendjen me dituri. me virtyte të larta që të dish të mirat dhe ti luftosh të këqijat. Dituria është një udhëzues orientimi. ne barkat e devotshmërisë. e sikur të mbështetemi në dituri sfidon çdo gjë, uraganet i përballon e më pas tokë e qiej marrin vlerë të veçantë.
 
Me të vërtetë natyra ka shumë ligje që mund ta çojnë njeriun drejt qëllimit dhe plotësimit. Njeriu duke përdorë logjikën. "që ju të logjikoni" mund të arrijë deri te një gjë e vështirë dhe e pamundur.
Çdo njeri nuk mund ta caktoje qëllimin e krijimit me fuqinë e mendjes së tij, por edhe sikur ta caktoje këtë qëllim , nuk mund ta kuptoje rrugën e vërtetë që çon tek ai qëllim. E, për të mos gabuar urdhërohemi LEXO që të jeni më të devotshëm. "dhe që të mësoni" e nga vetja të largoni armikun e juaj-injorancën.
A thua ndonjë gjykatës mund të për ndonjë çështje nëse është I paditur dhe injorant, dhe a mundet mësuesi ti bind nxënësit e vet mbi ndonjë çështje nëse ai vet nuk e di? Me siguri që jo.. e kur dihet se jo atëherë duhet ditur se idealja qëndron në DITURI- NJOHJE-BESIM.

 

06.01.2009.islamgjakova.net                     Shkruan: Agim JAKUPI

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/08/2009)
Klikime: 1222 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024