E premte, 19/04/2024, 02:58
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dënimi për shkak të mëkateve

 

dua.jpg image by sherall

Çifutët besojnë, sipas Dhiatës së Vjetër, se Zoti u ka premtuar atyre Palestinën dhe se i ka zgjedhur dhe i ka lartësuar duke i favorizuar mbi të gjithë popujt e botës si "populli i zgjedhur" i Tij. Populli izraelit është populli të cilit i është dërguar numri më i madh i profetëve. Në Kur'anin fisnik ceket se Allahu i pat dhënë popullit izraelit (të parëve të tyre) mirësi të mëdha dhe i pat dalluar prej njerëzve të tjerë të asaj kohe:

Më vonë ata u bënë një popull rebel, përbuzës dhe dyfytyrësh në kontakt me njerëzit e tjerë.[1]

Sipas Kur'anit, Zoti u premtoi besimtarëve të Musait që të hyjnë në tokën e shenjtë, por ata kundërshtuan sepse u frikësuan prandaj nuk e dëgjuan Atë. Zoti ua ndaloj atyre këtë vend dhe i la të bredhin dhe të enden nëpër tokë. "(All-llahu) Tha: "Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar." (El-Maideh: 26)

  Në Dhiatën e Vjetër thuhet se hebrenjtë u zhytën në mëkate dhe u bënë të vrazhdë, prandaj merituan zemërimin e Zotit: Udhëheqësit e këtij populli i ngashënjyen e të udhëhequrit u borën. Prandaj Zoti s'do t'u gëzohet të rinjve të tij, s'do të ketë mëshirë për bonjakët e të vejat e tij, sepse të gjithë janë të patënzonë e të këqij, dhe çdo gojë flet vetëm marrëzi." (Isaia, 9 /15-17); Po ashtu thotë: "Unë do ta ngre mbi Jerusalemin litarin e Samarisë dhe peshën e shtëpisë së Akabit, do ta fshij Jerusalemin sikurse kur fshihet kupa, e fshin dhe e kthen përmbys. Do ta hedh larg meje tepricën e trashëgimit tim e do ta lëshojë në dorë të armiqve të saj dhe do të bëhet pre e plaçkë për të gjithë armiqtë e saj, sepse bënë çka është e keqe para meje dhe vazhduan të më hidhërojnë prej ditës që etërit e tyre dolën prej Egjiptit, deri në ditën e sotme." (Libri i dytë i Mbretërve, 21/14-15).

Nga kjo që thuhet në Dhiatën e Vjetër, shumë rabinë çifutë kanë konkluduar se Zoti është hidhëruar me ta dhe se ata nuk kanë të drejtë që të kenë shtetin e tyre deri në ardhjen e Mesiut.[2] 

Shumë çifutë besojnë se kthimi i tyre në "tokën e premtuar" do të marrë fund përmes Mesihut të pritur (Shpëtimtarit). Ata presin Mesihun që do të vijë para shkatërrimit të botës, për t'i shpëtuar nga fatkeqësitë që i kanë kapluar si dënim për mëkatet e tyre ndaj Zotit, padrejtësive ndaj të dërguarve të Tij dhe zhytjes së tyre në mëkate dhe gabime.[3]

Për shkak të mëkateve Zoti, sipas tyre, kishte bërë që ata të largohen nga vendi i shenjtë dhe ta humbitnin atë duke u shpërndarë nëpër botë. [4]

Ideja për formimin e Izraelit nuk ka arritur një konsensus mes të gjithë çifutëve. Mes tyre ka kundërshtime të forta për formimin e tij. Në krye të kësaj opozite ka qenë Ajnshtajni.[5]

Numri i atyre që e kundërshtojnë këtë ide arrin në disa milionë, sepse shumë prej çifutëve shohin në formimin e Izraelit mënyrën për grumbullimin e tyre në një vend për zhdukjen e tyre, konkludim që e kanë nxjerrë nga tekstet e Tevratit. Prandaj, sipas tyre, është më mirë që ata të jenë pakica në qendra të ndryshme të botës. [6] 

Golda Meir tregon se përderisa ithtarët e Poalei-Cion (Punëtorët sionist) punonin për idealin nacional dhe pavarësinë hebraike - shtetin e Izraelit, ndërkaq anëtarët e Bunda mendonin se me ndryshimin e strukturës ekonomike dhe shoqërore do të zhdukej tërësisht antisemitizmi. Prandaj ata u treguan kundërshtarët më të mëdhenj të sionizmit.[7]

Organizata internacionale hebreje e quajturNeturei Karta[8]është kundër sionizmit dhe shtetit izraelit. Më 21 prill të vitit 2001, përfaqësuesit e Neturei Karta publikuan një Deklaratë Lojaliteti, të cilën ua dorëzuan udhëheqësve palestinezë në Jerusalemin Lindor. Në të shprehet haptazi lojaliteti ndaj pushtetit palestinez dhe refuzohet çfarëdo dëgjueshmërie ndaj pushtetit jolegjitim izraelit, sikurse e vlerësojnë ata.[9]

 


.
[1] Bulaç, Ali, Historia, shoqëria dhe tradita, Logos-A, Prishtinë, 2003,  f. 270. 
[2] El Kadmani, Muhjudin Hasen... në Dosja Kuds, op. cit., f. 147.

[3] Rifai, Muhamed Fethi, op. cit., f. 115.
[4] Jacob De Haan ka thënë: "Zoti na ka zgjedhur ta predikojmë fjalën e Tij, por ne me kokëfortësinë tonë kemi filluar të besojmë se Ai na ka bërë popull të zgjedhur të Tijin për hir tonin dhe kështu e kemi tradhtuar Atë. Tani na mbetet vetëm që të pendohemi dhe t'i pastrojmë zemrat tona. Kur të bëhemi sërish të denjë për Porosinë e Tij, Ai do të na dërgojë Mesihun që t'i udhëheqë shërbëtorët e Tij në vendin e premtuar . Shih: Asad, Muhammed, op. cit., f. 143.

[5] Në vitin 1938 Albert Ajnshtaini ka kritikuar formimin e një shteti hebraik në Palestinë: "Sipas mendimit tim do të ishte më e kuptueshme që të arrihej  një marrëveshje me arabët që do të bazohej në një jetë të përbashkët paqësore, sesa të formohej një shtet hebraik. Perceptimi që kam për natyrën burimore të Judaizmit, bie ndesh me idenë për formimin e shtetit hebraik që do të kishte kufi, ushtri dhe pushtet tokësor, sado të thjeshtë qoftë. Kam frikë nga dëmet e brendshme që do të pësojë Judaizmi për shkak të rritjes në mesin e radhëve tona të nacionalizmit të ngushtë... Ne nuk jemi më izraelitë nga koha e makabejve. Shndërrimi i izraelitëve përsëri në një komb, në kuptimin politik të fjalës, nuk do të thotë gjë tjetër veçse largim nga shpirtërorja e bashkësisë sonë, gjë për të cilën i detyrohemi urtësisë së profetëve tanë.) Shih: Garodi , Roxhe, El Asatiru El Israilieh, Dar Esh Shuruk, Bejrut 1999, f. 33-34; Garaudy, Roger, Mitovi Utemeljitelji Izraelske Politke, Croatiaprojekt, Zagreb 1998, str. 74.  
[6] El Umer, Nasir b. Sulejman, op. cit., f. 32.

[7] Meir, Golda, Izraeli im (fejtoni 1), Zëri, e shtunë, 7 Shtator (Prishtinë), 2002, f. 18.
[8] Emri i kësaj organizate vjen nga një  fjalë arameje, që përkthehet Rojtarët e qytetit. Me këtë emër janë inspiruar nga pjesa 127 e Psalmeve të Davidit, nga Dhiata e Vjetër. Shih: Hebrenjtë dhe sionizmi... Novi Horizonti, op. cit., marrë nga kjo adresë: http://www.zeriisla m.com/2008/ Hebrenjte- dhe-sionizmi. html  (me datë 29. 06. 2008.) 

[9] Selia e organizatës Neturei Karta gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa degët e saj ekzistojnë edhe në Kanada, Evropë, Palestinë, Australi dhe në shumë vende të tjera të botës. Numri i tyre është disa qindra mijëra. Një nga aktivitetet më të freskëta mund të llogaritet edhe demonstrata e organizuar në Londër, më 14 gusht të vitit 2004, me qëllim që të ndërpritej konflikti në Palestinë. Shih: Hebrenjtë dhe sionizmi, Novi Horizonti, nr. 6/09.2004. Marrë nga kjo adresë: http://www.zeriisla m.com/2008/ Hebrenjte- dhe-sionizmi. html & http://en.wikipedia .org/wiki/ Neturei_Karta  (me datë 15. 07. 2008.)

 Ajni Sinani 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/08/2009)
Klikime: 1068 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024