E mërkurë, 24/04/2024, 01:19
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Besimi
 
Besimi
 
Me të besuar në diçka automatikisht ke pranuar ekzistencën e asaj që i ke besuar. Është e njejtë sikur që sheh diçka me sytë e tu.
 

 
Shkruan: Hevzi ZEQIRI

Fjala besim më së miri mund të shpjegohet duke marrë për bazë rrënjën e fjalës në fjalë. Rrënja e fjalës besim është "besoj". Fjlala besoj që në gjuhën tonë shqipe, nga këndvështrimi gramatikor njihet si folje do të thotë: "E marr diçka për të vërtetë, pranoj që është ashtu … , i zë besë"[1]

Me të besuar në diçka automatikisht ke pranuar ekzistencën e asaj që i ke besuar. Është e njejtë sikur që sheh diçka me sytë e tu. Ajo gjë që shihet me sy a mund të mohohet për nga ekzistenca? Asnjëherë, ose nuk është në rregull ai i cili e mohon.

Me "besim" në fenë tonë madheshtore dhe të vetmen të pandryshuar që kur e shpalli All-llahu xh.sh. nënkuptojmë nënshtrim të plotë ndaj Krijuesit absolut. Pra nënshtrim me tërë qenien tonë njerëzore drejt Qenies më Madhështore.

Është edhe një e vërtetë shumë interesante në Islam, Ihsani. Të bën të besosh All-llahun edhe pse nuk e ke parë, por që Ai të sheh ty. Pra, i besojmë All-llahut dhe besojmë në ekzistencën e tij ashtu sikur ta kishim parë Atë, e që në të vërtetë nuk e ka parë atë askush.

Besimi në Këtë Qenie Madhështore nuk është e mundur që të njihet dhe t'i qartësohet njeriut pa mos ekzistuar feja. Feja është ajo që ia shpjegon njeriut të vërtetën e krijimit, madhështitë që mund të shihen e mund vetëm të meditohen. Është e sigurtë se vetëm fetë qiellore mund të kryejnë funksionin e lartëpërmendur e jo fëtë e kabineteve, siç thoshte i ndjeri hoxhë Jakup Hasipi (All-llahu e mëshiroftë).

Asnjë fe nuk ka arritur ta ruaj origjinalitetin e saj ashtu siç është shpallur siç e ka ruajtur Islami. Islami si fe qiellore është e vetmja fe e cila është më shumë e kapshme nga aspekti logjik se sa nga ai i të kapurit të rregullave ashtu vetëm shkel e shko. Është e vërtetë se njerëzit e ditëve të sotme janë duke e shtuar numrin e librave të bibliotekave të tyre me qëllim të përgatitjes së vetvetës për të qenë të arsyeshëm. Të tjerët tashmë, në qoftëse mund të themi, kanë evoluuar nga budallallëku drejt arsyes dhe e kanë kuptuar të vërtetën si të vërtetë dhe janë bërë anëtarë të rregullt të arsyes.

Arsyen më së shumti në trurin dhe qenien e njeriut e thërret Islami. Për këtë shkak që nga viti 1973 kur numri i muslimanëve në nivel botëror ishtë vetëm 500 milion, deri në ditët e sotme që i është afruar numrit 1 miliard e 500 milion. Pra, për më pak se 4 dekada popullsia muslimane rritet për 200 %. Kjo arrihet vetëm duke lexuar, duke e kuptuar të vërtetën të vërtetë, duke iu bërë të arsyeshëm. Vetë arsyeja na shtye në besimin e Qenies Absolute.

Siç edhe po shihet se popujt të cilët lexojnë vetëmse i janë afruar të Vërtetës, dhe jetojnë me të vërtetën.

Nuk guxon të mohohet fakti se edhe fetë tjera kanë thirrur në besimin e All-llahut një dhe të vetëm. Por ama edhe realiteti i mëtejshëm i thirrjes së tyre ndryshoi në interesa të atyre që i futën hundët aty ku nuk e kanë punën. I futën duart në librat qiellorë dhe defakto i ndryshuan rregullat hyjnore në jetat e tyre, pas interesave materiale dhe interesit të famës në sytë e njerëzve.

Fakti i atyre çiliminjve që e kushtëzojnë veten për të qenë afër ateizmit duke mos i besuar fetë se janë të shpallura është krejtësisht çështje e tyre personale. Mirëpo atyre u kemi thënë dhe edhe një herë po i themi se janë në rrugën më të pakuptueshme të mendjes së njeriut. Si mund që një njeri i rritur në një shoqëri islame të mohoj faktin e librave qiellor si të vërteta të paluhatshme? Si mund që një njeri ti nënshtrohet djallit në kohën kur realiteti i pandryshueshëm po ia nxjerr sytë? A mund vallë t'i thuhet se njeri nuk ka probleme të të kuptuarit të arsyes, kur thotë: Unë nuk besoj në fetë, ato janë të njejta dhe i nëntrohem vetëm një qenie absolute? Shihet qartë se janë njerëz të palexueshëm, nuk lexojnë që të kuptojnë.

Unë e pyes se si arriti truri i tij i pagdhendur e i trashë përtej mase, ta kuptojë së ekziston një qenie të cilës ai i beson? Nuk ka rrugë tjetër pos asaj se ne njerëzit jemi të njohtuar për çështjen në fjalë, vetëm përmes feve që na erdhën së bashku me pejgamberët, që na i predikuan rregullat e jetesës. Shfrytëzoj rastin t'i këshilloj ata njerëz të cilët mundohen të dinë diçka, por që në të vërtetë hardisku i tyre nuk pranon informata të vërteta pos viruseve të cilat as që dëshirojnë t'i menjanojnë e ti shkatërrojnë, t'u them se në fillim duhet që të mësohen që të shkruajnë drejtë e të mesohen të jetojnë në rrethin njerëzor. Kush janë ata të poshtër të cilët dëshirojnë ta shkatërrojnë këtë shoqëri shqiptare e t'i fusin në bela me vetveten e tyre? Kush janë ata?! Çka e llogarisin vetën, çka mendojnë se janë duke bërë kur thonë se fenë nuk e besoj, por që besoj vetëm në një fuqi absolute? Ata as që e dinë se çka do të thotë Vendim Absolut i asaj Qenie Absolute. Kjo është e sigurtë. Nuk pajtohen me rrethin në të cilin jetojnë. Jam i sigurt se edhe fëmiu i tij do të rritet në ato linja sikurse prindi i tij. Qelbësira sjell qelbesirë, asgjë më tepër.

Lusim All-llahun e madhërishëm që të na udhëzojë në rrugë të drejtë e jonë të atyre që emërohen më emra të njerëzve pasues të Shejtanit (Zoti e shkatërroftë). Kam të drejtë të kërkoj prej atyre akuzuezve leckaman që kur të shkruajnë ndonjë akuzë apo kritikë të shkruajnë me emra të hapur e jo me nofka Bon Jov-ike, që t'i njeh bota ata dhe ta ruajnë shpindën prej tyre, se janë të pabëse dhe pabesimtarë.



---------------------------------------------------------------------------

[1] Fjalori Elektronik Shpjegues "FESH".
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/08/2009)
Klikime: 879 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024