E premte, 26/04/2024, 16:08
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mesazhe Islame

Kjo është dita jote…

Kjo është dita jote…

 

-Era që fryn gjërat i merr përpara, e nuk i len pas! Gjithashtu, edhe uji që rrjedh shkon përpara e nuk ecën pas; çdo gjë lëviz në këtë rruzull tokësor- qoftë insekt, kafshë njeri, apo makinë-të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas.

         

-Ndaj, as ti mos shko kundër rregullit të jetës.

Kur të zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen, se ndoshta kjo ditë e jotja është e fundit dhe s'të pret koha të mendosh për të djeshmen që kaloi, e as për të nesërmen që akoma s'ka ardhur. Jeta jote është një ditë e vetme në mëngjes ngjallesh e në mbrëmjë vdes , dhe nuk kthehesh më. Pra, mos e humb këtë ditë që peshon sa jeta, bëhu i kujdesshëm brenda këtyre orëve të kufizuara, dhe vepro me seriozitet, adhuroje Krijuesin dhe fale namazin me kujdes, lexo Kur'anin  e shenjtë dhe me vëmendje të plotë shih ç'kërkohet prej teje. Krijo moral të lartë për vetën tënde dhe pajtohu me atë që Allahu caktoi për ty, përpiqu të bësh mirë për të tjerët , vetëm sot je i gjallë, pra shfrytëzoje rastin e fundit…!

 

-Nga orët e kësaj dite vepro mirë dhe nxjerr dobi për veten tënde, sikur të ishin vite, dhe nga minutat e orëve të saj kërkoji falje Allahut për mëkatet e tua sikur të ishin muaj; përgatitu për herën e fundit sikur do të udhëtosh në mbrëmje.

Jeto dhe sot qëndro i buzëqeshur, i qetë e i butë, kënaqu me atë që erdhi nga Allahu i Madhëruar, kënaqu me familjen tënde, bashkëshorten tënde, me fëmijët e tu, me shtëpinë tënde se edhe sot i keni para syve, mos e hidhëro askënd në momentin e fundit, se nuk kthehesh e as nuk i sheh më në këtë botë.

 

-Kij besim në vetvete e le të jetë e qartë kjo ditë për ty. Kur t'i drejtohesh ndërgjegjes sate e ti flasësh dhembshëm thuaj:

 

-VETËM PËR SOT DO T'I KORIGJOJ FJALËT QË MI NXJERR GOJA, E NUK DO SHQIPTOJ FJALË TË NDYTA, SHARJE, FYERJE, PËRGOJIME. VETËM SOT DO TË JEM I MATUR NË TË ECUR, NË LËVIZJE DHE FJALË, SE NESËR S'DO TË JEM. PËR KËTË DITË JETOJ , SOT DO TI BËJ VEND NË ZEMËR DOBISË, DO TË MBJELL NË TË DASHURINË, SINQERITETIN, DREJTËSINË NDAJ VETES DHE TË TJERËVE, NDËRSA DRURIT TË SË KEQES, ARROGANCËS, XHELOZISË, E KOKËFORTËSISË DO IA KËPUS DEGËT DHE GJEMBAT, E DO TA ÇRRËNJOS.

 

-VETËM PËR SOT DO TË JETOJ DHE DO U OFROJ TË MIRËN TË TJERËVE, DO TA VIZITOJ TË SËMURIN, USHQEJ TË URITURIN, NDIHMOJ TË DOBËTIN, QËNDROJ PRANË TË NGRATIT QË I ËSHTË BËRË PADREJTËSI, MËSHIROJ TË VOGLIN, RESPEKTOJ PLAKUN.

 

PËR DITËN TËNDE O NJERI, REZERVO VEPRA NË FJALORIN E LUMTURISË…

 

 

 

Këtë letër dërgoja të gjithëve që i ke të regjistruar në adresën tënde dhe le të jetë për ty një punë (ndoshta e fundit) në këtë ditë tënden me të cilën do ta fiton mëshirën e Allahut inshallah për të cilën kemi nëvojë më së shumti.

Kategori: Mesazhe Islame | Shtuar nga: Argjendi (27/08/2009)
Klikime: 756 | Komentet: 1 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 Jeta  
0
Hallall ju koftt ishalla Zotii ju run prej qdo t keqe

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024